Një mënyrë e re për të kuruar depresionin. Parimi bazë është ai i elektroshokut, por nuk ka të njëjtat efekte anësore dhe nuk ka nevojë për anestezi. Terapia e re antidepresion quhet stimulimi transkranial me rrymë të vazhdueshme. Kjo mënyrë e re ka të bëjë me stimulimin e trurit me anë të një rryme elektrike me fuqi të moderuar. Sipas studiuesve që kanë arritur në këtë përfundim, një terapi e tillë është më pak e kushtueshme, lehtësisht e përdorshme dhe mund të jetë një alternativë në rastet kur antidepresivët nuk japin efekt. Studimi është publikuar kohët e fundit në revistën “Journal of the American Medical Association-Psychiatry”.