Një kurorë për Melo Dodbibën

redaktor

Bashkim Koçi

U jam kthyer shpesh kujtimeve të viteve të fëmijërisë për të sjellë e përjetuar ngjarje që kanë lenë gjurmë jete. Ajo çka më bën përshtypje është fakti që në shumicë të rasteve mendja më çon në vitet e shkollimit, të viteve që më diktojnë të më shfaqen shokë e shoqe të dëlirë të asaj moshe, por edhe fytyrat fisnike e të dashura të mësuesve, të atyre që na hapën derën në të cilën duhet të hynim për të bërë ëndrrat realitet.

Kam përshtypjen se mësuesi është si një burim drite që të ndjek pas të gjithë jetën, është si një “aset” që i përket përjetësisë, që shembulli dhe influenca e pazakontë bëhen pjesë e formimit edhe pa prezencën e tij. E kam këtë mendim, sepse po sjell një shembull timin, i cili, edhe pse i përket viteve të shkuara, një gjysmë shekulli më parë, ka vlera përgjithësuese për të gjithë brezat. Mësuesja ime e dashur e ka emrin Melo Dodbiba, bashkëshortja e ministrit që la emër të madh në zhvillimin dhe përparimin e bujqësisë shqiptare, Pirro Dodbibës. Brezi im ka informacionin e duhur rreth asaj çka ngjau me karrierën politike e profesionale të këtij specialisti e administratori të shquar e famëmadh, por në këto radhë kam marrë përsipër të shkruaj për gruan e fortë dhe me plot dinjitet, për simbolin e qëndresës, mësuesen time, Melon.

Çdo sukses i madh është triumf i këmbënguljes. Edhe vajza gjirokastrite, Melo Ҫoçoli, e paska filluar jetën me doza të larta mundimi, por që prapësitë dhe ca gjëra që i zunë rrugën u kapërcyen falë këmbënguljes, falë krenarisë së saj për të ngjitur shkallët e suksesit. I filloi klasat e para si nxënëse në qytetin e gurtë, Gjirokastër, vijoi në një stacion tjetër, Tiranë, dhe e mbylli në qytetin verior, Shkodër. Jo për të pasuruar biografinë e Melo Dodbibës, por do të mbetej e mangët, me “orë e ditë bosh”, nëse nuk do t’i justifikonim ato me veprimtarinë e saj si agjitatore, nxitëse për mbështetje të Luftës Nacionalçlirimtare. Ajo tashmë është në moshë të thyer, por bëhet “vajzë-flutur” kur flet e kujton vitet krejt ndryshe, pa asnjë ngjashmëri me këta që përjeton rinia e sotme.

Kush dëshiron të këndojë, gjithmonë do ta gjejë këngën. Edhe vajza Melo e kishte një ëndërr për të “kënduar”, e cila i kish lindur  në moshën fare-fare të vogël, kur ishte çilimi. Kjo këngë e kishte emrin shkollë. Shkollë, shkollë, shkollë, asnjë emër tjetër. Vetëm ajo kish magjinë që të mund të arsimonte, që të të kulturonte, që të mund të bënte dikushin në jetë.

Melo Dodbiba sot, në moshën që ngjit me plot shëndet shkallën e 90-të të jetës, e kujton si të kish ngjarë dje ditën kur mori avionin për në Bukuresht, kryeqytetin e Rumanisë, aty ku do të vijonte universitetin në fakultetin e Shkencave të Natyrës. Unë, nxënësi i kësaj mësueseje të magjishme, kujtoj sesi ajo kujdesej për ne fshatarët “me opinga”, sesi bënte përpjekje të mundishme për të na mësuar shkencën e Darvinizmit, sesi ajo konsumonte veten si një qiri, që ne të  bëheshim të zotë e të ditur.

Sigurisht nuk mund të mund t’i them dot të gjitha, por mësuesja Melo e meriton qoftë edhe këto dy fjalë: mësuese që dinte t’i bënte të lehta gjërat e vështira.

S’është vështirë të bësh një kurorë, por është vështirë të gjesh kokë të mirë për ta vendosur atë. Kur kam lexuar këtë thënie brilante të Gëtes më kaloi përpara syve karriera dhe punët e mëdha si mësimdhënëse e edukatore  të Melo Dodbibës. Ajo mësimdhënien nuk e kishte punë për të marrë një pagë, nuk e kishte as kohë për t’u çeplendisur apo për kënaqësi të të qenit me shokë e shoqe të shumtë. Jo. Mësuesja Melo ishte e gatuar me pasionin për t’u bërë e dobishme, për të ndikuar e shumuar  lumturinë e të tjerëve. Ajo, në të gjitha pozicionet që mbuloi në fushën e arsimit, kur nuk kishte atë që donte, përpiqej e sakrifikonte të donte e respektonte atë që kishte. Për disa kohë asaj “i ndriti fati” për të qenë në pozicionin e drejtoreshës në shkollën e mesme të përgjithshme “Ismail Qemali” në Tiranë e, më pas, po për shkak se atë e kërkonte puna e jo ajo punën, do të transferohej në gjimnazin ku caktoheshin ajka e mësuesisë të kryeqytetit, “ të lakmuarin nga të gjithë”, tek “Qemal Stafa”.  Nëse do të më jepej mundësia të vendosja një kurorë, të më besohej   përzgjedhja i mësuesit që guxoi të japë mësim, por që nuk pushoi kurrë së lexuari, këtë kurorë do t’ia vendoja mësueses time, Melo Dodbibës.

Por jeta nuk na paskësh qenë fushë me lule për mësuesen Melo. 1 Maji i vitit 1976 e gjeti familjarisht në një fermë të rrethit të Fierit, në Haxharë. Bashkëshorti i saj, Piro Dodbiba, deri në atë kohë ministër i Bujqësisë, për arsye që mësuesja ime Melo nuk di dhe nuk i mori vesh kurrë arsyet e transferimit dhe të denigrimit deri në atë farë feje, u caktua të punonte si ekonomist. Aty në fermë. Po mësuesja “e zgjedhur si me dorë” në të gjithë Tiranën ku do të punonte? E kam marrë vesh shumë vonë çka paskësh ngjarë me këtë grua fisnike, por  tani që e kam “defterin” e jetës së saj të plotë, më duhet të them se marrëzia nuk paskësh patur as anë e as fund. Zemërbardha Melo kujton se në Hoxharë u vendosën në një apartament-magazinë me shumë lagështi, por kujton edhe tjetrën që njerëzit, banorët e fermës kur i shikonin ashtu të ligështuar, u vinte keq për fatin e tyre.

Vetëm 20 ditë paskëshin qëndruar si banorë të Hoxharës. I kishin transferuar urgjentisht në NB-në e Llakatundit, në Vlorë. Ish-ministri, nga më të suksesshmit që ka patur vendi ynë në vite, u caktua po ashtu si në Hoxharë, llogaritar. Mësuesja ime Melo u komandua në klasat e dyta të ciklit të ulët, në fillore! Çudi e madhe, do të thoshte poeti ynë, Xhevahir Spahiu! Por mësuesja Melo, ajo që ish diplomuar në Bukuresht për Shkencat e Natyrës, do të fuste “mik” veten e saj për t’u ngjitur shkallë më lart, aty ku e meritonte të ish. Duke punuar e sjellë si rrallëkush, ajo kujton se u sistemua shumë shpejt në shkollën e mesme bujqësore të Llakatundit, aty ku do të shpaloste aftësinë e mësueses së kompletuar e të ditur, të mësueses që nuk i shkonte mendja të bënte diferencim në trajtimin e nxënësve, të bënte shpjegimin e mësimit si “për fshatarë”.

Nga të gjitha plagët, të pashërueshme janë ato që burojnë nga gjuha, shikimi me përbuzje dhe tallja. Melo Dodbiba ka shumë plagë, të cilat nuk i janë shëruar ende. Janë plagë që po t’i gërvishtës vetëm fare pak, ato të shfaqen të gjakosura. Ne punonim, silleshim mirë, nuk guxonim të bënim muhabete “me zarar”, por përsëri njerëzit na shikonin si të dyshimtë, druheshin nga prezenca jonë. Përse kështu, ç’kishin bërë ne?- thotë me shumë dëshpërim mësuesja ime, Melo. Por, siç tregon ajo, ne si familje, pra edhe fëmijët, nuk i trembeshim përbuzjes. Thjesht, sepse nuk e meritonim një gjë të tillë. Ajo sjell edhe copëza jete kur shumica nga banorët e Llakatundit i trajtonin njerëzisht, silleshin me dashamirësi.  Dhe herë-herë edhe u vinte keq për atë ndëshkim tonin të pamerituar – thotë mësuesja Melo dhe i qeshin sytë.
Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë. Është konstatim absolut, nga më të vërtetët, që ia mbush shpirtin plot çdo nxënësi, studenti, çdo njeriu që i është dashur të përulet përpara mësuesit për të nxënë. E kam edhe unë këtë mendim për mësuesen Melo Dodbiba, portreti i të cilës nuk mu nda asnjëherë edhe pas më shumë se një gjysmë shekulli. Dhe më çudit ende qëndresa dhe forca e logjikës të kësaj gruaje të kaluar në moshë, e cila në mendimet e këshillat që jep, të sjell filozofinë e njerëzve të mëdhenj, të më të diturve të botës. Dhe kjo çudi e ka folezën tek fakti që ajo është dhe mbetet aktive, i ndjek me pasion të veçantë zhvillimin marramendës të shoqërisë, të progresit që bën bota në tërësi.

“Çdokush duhet të krijojë rrugën e vet dhe nëpër të të ecë vetëm, filozofon kjo grua e mençme, përfundim që e ka nxjerrë nga të përpjetat e të tatëpjetat e jetës së saj”.

Dhe ti ke ecur në rrugën që krijove vetë, mësuesja ime Melo.

Share This Article
15 Comments
  • Melo dh Piro , nje cift i perkryer qe perballoi nje perbuzje te madhe nga regjimi ! keta njerez qe diten e pare qe u trasferuan ne llakatund e treguan veten se ishin njerez te kulturuar dhe i perballuan me shume guxim e sakrifice sfidat e kohes ! i kam njohur nga afer dhe i kujtoj me shume respekt Piron dh Melon

  • Ikam njohur nga afer ne LLakatund,çifte i mrekullushem te dashur dhe te sjellshem me te gjithe pavarsisht nga disnevelet kuturore.I uroje shendet e lumturi

  • Me vjen mjafte mire qe artikull shkruesi ka mare inisiativen per te portretizuar figuren vertet shembullore te mesueses Melo Dodbiba. Edhe une kam qene nxenes ne gjimnazin I.Qemali ne periudhen ku drejtoreshe ishte z.Melo. ruaj kujtimet me te mira, s’me harohet komunikimi goje embel i saje. Ajo gjithnje ndjente shqetesim e preokupum per mbarvajtjen e edukimit si tek mesuesit po ashtu dhe tek nxenesit. Me kujtohet nje rast kur kame qene ne vitin e tret te gjimnazit, benim punen prodhuese ne Kombinatin e Autotraktoreve (simbas sistemit arsimor te kohes), nje nate kur ne po punonim ne turnin e trete u befasuam kur nga ora 2 e nates shohim drejtoreshe Melon qe vjen ne kombinat dhe na takon ne duke na pyetur per problemet dhe shqetesimet qe kishim. Gjithmon respekte e urta Drejtoresh Meli

  • Edhe une e kam pasur mesuse ne gjimnasin “Janaq Kilica”te qytetetit te Fierit. E kujtoj me shume Respekt,e dashur,kerkuse,autoritare,por model i nje mesuseje cilesore jo vetem ne oren e mesimit por ne gjithe formimin Intelektual te Saj. Te uroj nga zemra mesuse e dashur Zj.Melo jete me shendet e dashuri ne rrethin Tuaj familjar.

  • kjo melo mund te jete ashtu si thoni ju.Por komandantit lab Shefqet Pecit,ju kane lare te gjitha mekatet,pse ju dha shuplaken e merituar dy ftyrave me te poshtra te regjimit diktatorjal:Pirro Dodbibes dhe Kadri Hasbiut.Per ju qe e njohet ne Llakatund mund te kete qene i mire,se nuk kishte si te ishte ndryshe,por Pirro Dodbiba ka qene nje flamurtar i pameshirshem i luftes se klasave,nje hartues i listave te kulakeve ne Gramsh,nje torturues i fshatareve te fisem,i intelektualeve borgjeze,i mesuesve te varfer.kur ka qene ne krye te digastereve te rendesishme.Megallomania,fryrja si teoricjen i marxiz-len e cuan aq larg sa te nderroje disa nga emrat me te lashte te fshatrave te Gramshit.PSh.Shemberdhenj e beri Skenderbegas;.Shenepremten e beri Lenije

    • Komenti juaj, i nderuar Demo, nuk qendron. Ju i keni vleresuar nga nje distance e larget. Komenti juaj ka shume nderprerje llogjike, njohje e personave dhe vleresim siperfaqesor. Edhe une e kam pasur mesuese ne gjimnazin e Fierit. Shkurt,Melo (Meliha Dodbiba), ishte shume me shume se nje mesuese apo profesoreshe. Meritat e Pirros per bujqesine Shqiptare, jo une dhe ju, por edhe mustaqe te tjera nje pellembshe nuk mund t’i vleresojne pa germuar arkivin e Ministrise se bujqesise te kohes kur ai punoi. VASILI
      I uroj jete dhe shendet mesueses time gojemjalte.

  • Mw trwmbi titulli shkrimit, i miri Bashkim Koci: – Njw kurorw pwr Melo Dodbibwn”, mwsuar qw kurorat shpien nw lamtumirwn e fundit.
    Njw cast mw ngeli fryma, si nuk u ndodha ti jepia lamtumirwn, MWSUESES sw MWSUESEVE, njw jetw njohur atw dhe si koleg, kur ajo drejtonte shkollwn e mesme me emwr “Ismail Qemali” apo “Qemal Stafa”, unw anallog, nw shkollwn e Zall-Dajtit tw rrethit Tiranws.
    Melua, jo se ishte bashkwshorte e njw Ministri tw suksesshwm si ishte i ndjeri Piro Dodbiba,unw njohur nga afwr dhe me tw, qw s’rrinte dot pa kontaktuar me jetwn e fshatit, sa shkollat bujqwsore nw to.
    Melo ishte si e pershkruan pena mjeshtwrore e Bashkim Kocit, qw e falenderoj, vecanwrisht pwr kapjen e kwtij personazhi tw rallw, lwnw mbresa.
    Sa takohemi me miq e shokw kolegw tw atyre viteve, qw zakonisht, fund javwt i kalonin nw aksion nw ndihmw tw fshatit, me nw krye drejtorwt dhe drejtoreshat e kohws si Melo Dodbiba e tw mirwt e atyre viteve, qw janw shumw, pwr mua qw nga Drejtoresha ime e parw nw shkollwn “10 Korriku”
    1950-53, Antoneta Koci:sa Loro Kiri me Zene Hatibin e Myzejen Llagamin qw e kemi akoma midis nesh si e mira Melo,sa Merushen e muzikws e gjithsa punuar sa bwrw koleg mwsues njw jetw.
    Melo ka pasur nw krah nw atw shkollw mwsues tw nderuar tw tw gjitha profileve, qw do mw falin tw mos pwrmwnd emra sw janw shumw. Po Bashkim Shjakun,
    qw do tw shkonte vullnetar drejtor, deri tej Bakdushkut nw Vrap tw Tiranws, nuk mund ta lw pa pwrmwndur,
    I uroj prag 90 vjetorit Zonjws nderuar Melo, sa tw gjithsa i kemi midis nesh, shwndet e mirwsi nw familiet e tyre.Pwr Melon nw vecanti po i them “tw shkuara tw paharuarra”po ajo diti ti kalojw vwshtirwsitw e dala padrejtwsisht,qw nw fund tw fundit; natyra i ka dhwnw jetwgjatwsinw, qw ia urojmw ta kalojw tej qindwshit.
    Faleminderit Besnikut sa redaktorwve tw gazetws gjetur kwtw fotogrfi tw Melos, me buzwqeshie se ajo vetwm ashtu paraqitej mes miqve e bashkwpuntorwve njw jetw.
    Pleqwri tw mbarw zonja Dodbiba. Ndiesw tw ndierit Piro tw pashoq nw kolegwt e tij,sa;
    Bashkimit,autor i kwtyre radhwve brilante, si gjithnje PENW tw saktw,realizoftw c’i do zwmra.

    Me rrespekt e konsideratw,80 vjecari ish mwsues e Drejtues shkollash nw Tiranw e rrethin e saj, me kujtime tw pashlyeshme,mes tw tilla kolegeve e tillw kolegw, qw na bwjnw tw ndihemi krenarw pwr atw brez.
    Mw kwnaqwt i nderuari Bashkim Koci, gjetur atw fjali si kurorw tw artw pwr mwsuesit cituar:
    -VLERA E MWSUESIT dhe PESHA e QIELIT nuk MATEN KURRW”
    Faleminderit dhe njw herw.penws sw Bashkim Kocit.

    Nga Torontua vizitor tek fwmijwt emigrantw, kremtuar 80 vjetorin tim tw lindies.
    Dhimitwr M. Xhoga.

  • Mortja pse nuk te ha o demo.Po a ke fytyre ti te njollosesh figuren e nderuar te akademikut te bujqesise te asaj kohe?Je Gramshiot dhe kam respekt per popullin e asaj zone,po ke mbetur aq mbrapa sa nuk ka Gramshiot qe te te ngjaje.Po si o lumemadh e ditezi ja vesh te gjitha menxyrat Piros?Po cfare ishte Pirua qe te ndalonte luften e klasave ne Gramsh,kur ate,luften eklasave e vendoste Partia ne qender?Po perse thua se beri Pirua listen e kulakeve,kur ajo liste eshte bere mbi bazen e ligjeve te kohes dhe prej cdo fshati?Duket driteshkurtesia jote dhe kerkon te matesh me Piro Dodbiben,nje familje intelektualesh sejcili i shquar ne profesionin e tij.Artikullshkruesi merret me bashkeshorten e tij,se po te merreshe me Piron duhen Romane per te treguar madheshtine e tij…Piro Dodbiba nuk ishte politikan,Piro Dodbiba ishte shkencetar o tru thare,Deshtimet e asaj kohe ishin per shkak te politikes dhe jo prej bujqesise qe kish per arkitekt Piron dhe e ktheu ne nje bujqesi te modernizuar…

    • Mendoj se “Demo” e ka fjalen per nje tjeter Dodbibe qe ka qene sekretar i Pare ne Gramsh. Sa di une ai ishte kusheri i z. Pirro Dodbiba.

  • Nderim dhe respekte nje brezi mesuesish te paharuar si Melo Dobiba, Antoneta Koci, Mira Kokona, Zene Hatibi, Zeqirja Cana, Kristaq Papapavli etj etj. Investimi qe na dhuruan ne edukim, eshte mbreslenes.

  • Ishte koha kur per dhurate per ditelindjet e njeri tjetrit, dhuronim nga nje liber dhe bibloteka ime e librave te femijerise, ka shume te tille, dhe te nenshkruar nga cdo pjestar i klases, deri ne te teten klase ne shkollen 8 vjecare 11 Janari, sot shkolla 9 vjecare’ EDITH DURHAM”.
    Sa here qe i mar dhe i lexoj ,shikoj edhe ne kapakun e berendshem……dhurate nga ARTAN FUGA, dhurate nga PERPARIM KABO,dhurate nga ERMIRA DODBIBA, e nga te gjithe shoqet e shoket me rradhe te klasessime.
    ky shans i te organizuarit te ditelindjeve, ne shtepite e njeri tjerit, me njohu edhe me familjen Dodbiba, ku prinderit e Mires, xhaxhi PIRO dhe teta MELO,keshtu i quanim aso kohe, na priten me aq dashamiresi me rastin e ditelindjes se vajzes se tyre.
    Nene Meloja, na qerasi me shume embelsira,dhe na buzeqeshte e dukej shume e lumtur, sic do prind ne te tilla gezime festash ditelindjeje, por ja qe fati i kohes se erret te regjimit qe kaluam ja u hoqi buzeqeshjen kesaj familje fisnike, intelektuale e me nje thjeshtesi te admirueshme, fati desh qe tju largonte nga jeta parakohe edhe djalin e tyre Gencin,nje djale shembellor nga nje familje te edukuar, e mesonjetoresh.
    Nuk desha te kujtoja keto fatkeqesi qe kaloji kjo familje dhe qe e pesuan edhe mjaft nga shoqeria e klases sime te fillores, dhunimin e jetes se lire, per shkak te fjalesse lire me konpetence ndaj detyres me perkushtim,ne lufte me paaftesine dhe servilizmin e atyre qe nuk ju pelqente harritja e punes se shokut, e qe bene te tmerreshme hakmarrjen me luften e klasave, dhe nje nga keta qe e vuajti ishte dhe Piro Dodbiba me familjen e tij,ishte dhe nene Melo.
    Desha te kujtoja qe ne ate ditelindje te viteve 66,nene Meloja si gjirokastrite na qerasi edhe me gliko, te bere nga duart e saja……Dhe dikush tha sa i mire ky receli?
    une thash eshte gliko ,dhe ajo me perafoji dhe me tha ju jeni nga gjirokastra,po ju pergjigja.
    Ne i bejme shume te mirat te gjitha llojet e glikove,
    kur te vesh ne shtepi tju besh shume te fala prinderve, dhe prinderit respektosh gjithe jeten.
    Une si dhe per amanet edhe te mesueses Melo, pleqerova prinderit deri sa ata nderuan jetedhe si amanet i shpreh mirenjohjen mesesses Melo.
    Tek shikoj kete fotografi, aq te bukur, te qeshur te nene Melos,i uroj me gjithe dashuri, e mirenjohje Shendet e lumturi ne familjen me vajzen Miren dhe nipat e mbesat e gjith te dashurit esaj..Pleqeri te mbare e kujtime te paharruara per djalin Gencin e shokun e jetes Piron.
    Jeta sado vuajtje mund te kete ka dhe buzeqeshje dhe gezime..
    Vitet rrjedhin,ne po moshohemi, por asnjehere te mos na mungoje dashuria per njerezit fisnike, mesuesit dhe edukatoret e brezave, dhe kete mirenjohje tja u leme amanet brezave te ardhshem…….respekt per prinderit
    sa bukur e ndjehesh krenar me shkrime portretesh njerezish fisnike.
    te kujtosh vlerat e te shkruash per ato eshte vetem mirenjohje
    urime gazetes dhe Besnikut
    nga NIKOLIN PAPA

  • O Tolabi dhe ju qe s`e keni njohur Pirro Dodbiben,kur i priste shpata e tiranise.Pirro Dodbiba ka qene nje aparatcik megalloman dhe i pameshirshem ndaj puntoreve,arsimtareve dhe fshatareve te deklasuar.Sa per Melon,ate e njihni ju! Prandaj komandantit lab Shefqet Pecit i falen gjynafet,se gjeti sebepin qe e rrezoi nga kali megallomanin dhe e dergoi ne malet e Laberise te provoje shijen e hidhur te luftes se klasave.

    • Kam pershetypjen se ju z. “Demo” e ngaterroni z. Pirro me ish-sekretarin e Pare te Partise ne Gramsh. Ne Gramsh ka qene Sekretar i Pare nje tjeter Dodbibe dhe ai i ndeshkuar nga sistemi socialist.

  • E kam pasur mesuse Znj. Melo ne Fier. Nuk mund te harroj mbeshtetjen, ngrohtesine e saj kur mua me vdiq babai… gjithmone me pyeste per nenen e vellezerit, por asnjehere nuk tolerove per mbrvajtjen time ne mesimet. Falemnderit qe me qendrojve afer ne ate kohe te veshtiresi e me dhe kurajo, qe hidherimi per vdekjen e babait te mos me thyente vullnetin per shkollen. Gjithmone ju kujtoj se keni qene factor I rendesishem ne formimin tim. Me respekt Roland Hoxha

  • Ke te drejte @Dhori,personi negativ qe mbaj mend une ka qene Mihal Dodbiba,sekretar i pare i Gramshit.Kerkoj falje per ngaterresen….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *