“Një KURS I GABUAR! Erërat e izolacionizmit, edhe sot si dje, po na vijnë nga veriu historikisht armiqësor i Ballkanit! 

redaktor

Nga Shaban Murati

Botuar në DITA

Një poet nga më të shquarit e Shqipërisë më thoshte në ditët pas plenumit anti-letërsi të Komitetit Qendror të PPSH në qershor 1973: “Beogradi e njeh mirë mendjen e Enver Hoxhës. Sa herë që në Shqipëri nis ndonjë shkëndijë liberalizimi në një fushë të artit Beogradi bërtet: “Po hapet Shqipëria, po liberalizohet, po shkon në Perëndim”. Menjëherë Enveri shtrëngon darën më shumë dhe vendi zhytet më thellë në izolacionizëm. Pra bën atë që do Beogradi: izolimin e Shqipërisë”.

Kjo sintezë mbresëlënëse e njërës prej mendjeve më të ndritura të kombit shqiptar m’u kujtua kur lexova fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në “Forumin e Prespës” në Ohër në 2 korrik 2021, që afishonte divorc me Europën. Në këtë paralele historike shqiptare kemi në të dy rastet hijen e Beogradit mbi Tiranën ose më saktë interesin strategjik të Serbisë që Shqipëria të zgjedhë gjithmonë izolimin nga Europa.

Kryeministri deklaroi tekstualisht: “Nuk jemi të frusrtuar apo në depresion, ne jemi mirë. Ata (BE) janë më të depresionuar se ne. Së bashku ne, (Ballkani Perëndimor), jemi më të mëdhenj. Europa nuk mund të na thotë ne çfarë të bëjmë në këtë rajon”.

Është një deklarim anti-diplomatik apo paraqitje mburravece pikëpamjesh pseudoorigjinale për orientimin drejt një distancimi nga Europa të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë ajo, të cilat nuk mund të mos e shqetësojnë opinionin publik për konturimin e një platforme izolacioniste në kursin e politikës së jashtme të Shqipërisë.

Është një shpërthim rural inati diplomatik, që të shqetëson jo vetëm se i tregon derën Europës si në kohën e qoftëlargut, por për pasiguritë që krijon për strategjinë afatgjatë të politikës së jashtme shqiptare.

Të shprehësh konceptin se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor nuk kanë nevojë t’u tregojë Europa se çfarë të bëjnë në rajonin, që ëndërron të hyjë në Europë, është një proklamim i zhurmshëm i programit të rikthimit apo i nisjes së një izolacionizmi të ri të Shqipërisë. Ka një ndryshim thelbësor konceptual dhe praktik të izolacionizmit të ri nga izolacionizmi i kohës së regjimit komunist.

Izolacionizmi i asaj kohe ishte mbyllja në bunkerin e vetvetes dhe jashtë çdo aleance me shtetet e tjera në rajon dhe në botë. Izolacionizmi i tanishëm vjen erë më të dëmshme, sepse përveç karshillëkut infantil diplomatik ndaj BE dhe Europës, ofron si alternativë aderimin e Shqipërisë në një grupim mikroballkanik.

Dikush në Tiranë apo në Beograd i ka mbushur mendjen kryeministrit aktual se Shqipëria nuk ka nevojë t’ia tregojë BE dhe Europa se çfarë të bëjë në rajon, sepse mikroshtetet e Ballkanit Perëndimor po presin ta bëjnë veten “të mëdhenj”. Fabula e mirënjohur e La Fontenit për bretkosën që desh të bëhej sa një ka, është mirë të lexohet nga ata, që kanë jetuar, pavarësisht si kanë jetuar, në Paris.

Koncepti, që Shqipëria nuk ka nevojë t’ia tregojë BE dhe Europa se çfarë duhet të bëjë, jo vetëm është alogjik, por edhe i dëmshëm për politikën e jashtme dhe për interesat strategjike të Shqipërisë. Historia e Shqipërisë, e Ballkanit Perëndimor dhe e gjithë Ballkanit, dëshmon se të gjithë vendet ballkanike e kanë fituar pavarësinë dhe janë bërë shtete nga Europa, se ato nuk mund të bëjnë dot pa Europën, ndaj të gjitha shtetet dhe popujt ballkanikë kanë shpallur se duan të hyjnë në Europë.

Disa shtete të Ballkanit Perëndimor janë anëtarë të NATO-s, ku shumica dërrmuese e anëtarëve janë nga Europa. Të thuash që nuk mund të na thotë Europa se çfarë mund të bëjmë ne në rajonin tonë, do të thotë të pohosh se nuk mund të na thotë as BE dhe as NATO se çfarë mund të bëjmë në rajonin tonë.

Ka dy momente diplomatike të rëndësishme, që e bëjnë akoma më të dëmshëm konceptin e izolacionizmit të ri të Shqipërisë dhe të distancimit të saj nga Europa.

Momenti i parë lidhet me përpjekjen antihistorike dhe antikombëtare, që ndërsa i hakërrohet Europës se nuk mund të na e thotë se çfarë mund të bëjmë, kryeministri deklaron pëlqimin e tij që të na e thotë Serbia se çfarë duhet të bëjmë dhe jep alternativën e përfshirjes në projektin e mikroaleancës serbe me emrin “mini Shengen”, e krijuar zyrtarisht në 10 tetor 2019 në Serbi nga presidenti Vuçiç, ku vunë firmat dhe dy dishepujt e vegjël të tij, që përfaqësonin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Projekti serb u krijua si përpjekje e Serbisë për t’iu kundërvënë projektit gjerman të “Procesit të Berlinit” dhe për të marrë Serbia një rol hegjemonist në pesë shtete ish-jugosllave plus Shqipërinë. Është një projekt serbo-rus, i cili krijoi qysh në fillim shumë dyshime në Ballkanin Perëndimor, në BE dhe në Europë.

Ndaj siç shkruante në 1 korrik “balkaneu.com”: “Besimi i ka munguar më shumë kësaj nisme rajonale deri tani, me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, që refuzojnë të bashkohen me të”.

BE në asnjë mbledhje të saj dhe në asnjë dokument të saj për Ballkanin Perëndimor gjatë dy viteve nuk ia ka përmendur asnjëherë emrin nismës serbe të “mini Shengenit” si term dhe si fjalë. Dështimi është kaq i bujshëm, sa që tre liderët minishengistë në takimin e tyre të 29 qershorit njoftuan se do t’i ndërrojnë emrin nismës, për të gjetur një emër me kamuflues të strategjisë hegjemoniste ballkanike të Serbisë.

Në planin strategjik Serbisë i duhet një distancim nga BE dhe nga Europa i shteteve minishengiste si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Vetë platforma e ndërtimit të nismës serbe është ngritur qysh në fillim mbi bazën e filozofisë së distancimit dhe të shkëputjes së vendeve të “mini Shengenit” nga BE dhe nga Europa, pra mbi filozofinë e izolacionizmit ballkanik antieuropian.

Kam tërhequr vëmendjen për këtë tendencë në analizën për samitin e parë trepalësh të mbajtur në Novi Sad në 10 tetor 2019 për shpalljen e “mini Shengent”: “Për të kuptuar thelbin e projektit serb të izolacionizmit ballkanik, të miratuar në Novi Sad, mjaftojnë deklaratat e presidentit serb, i cili në konferencën e përbashkët trepalëshe të shtypit theksoi: “Unë jam i lumtur që ne filluam të kemi kujdes për veten tonë dhe që ne nuk kemi nevojë për një tutor”.

Atij i bëri jehonë në këtë linjë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i clli deklaroi po aty se “ky takim është ndër rastet e rralla që liderët e Ballkanit mblidhen pa mentorët e Bashkimit Europian”. (Gazeta “Dita”, 16 tetor 2019).

Faqja e parë DITA, 08 korrik 2021

Izolacionizmi i ri i Shqipërisë po përdoret tani si një justifikim për ndjekjen e rrugës së anëtarësimit në mikroaleancën e drejtuar nga Serbia. Duke i parashtruar diplomacisë rajonale dhe europiane, si dhe opinionit publik, konceptin që nuk kemi nevojë që të na tregojë Europa se çfarë duhet të bëjmë, Shqipëria zgjedh rrugën e mbylljes brenda vetes në rajon në vathën serbe të “mini Shengenit”.

Duke marrë si pretekst se BE në 22 qershor nuk i caktoi Shqipërisë një datë të hapjes së konferencës ndërqeveritare me BE, qeveria e Shqipërisë beson se duhet të na e tregojë Serbia se çfarë duhet të bëjmë, dhe të restaurohet koha e errët e satelitizmit komunist shqiptar ndaj Beogradit. Nuk mund të mos ndjesh keqardhje për katandisjen e minishengistëve qeveritarë dhe klakerëve të tyre mediatikë në Tiranë, që po tamburojnë përrallat e lumturisë, që do të gjejë populli shqiptar te projekti serb i “mini Shengenit”, njëlloj si përrallat e parajsës së dikurshme që na premtonte Beogradi.

Izolacionizmi i ri i Shqipërisë nga Europa, për koincidencë përkon me interesin strategjik rus të forcimit dhe të shtrirjes së pakënaqësisë dhe të distancimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor nga BE dhe nga Europa. Beogradi hapur po e distancon veten nga integrimi europian dhe po shkon te Rusia, madje siç shkruante agjencia serbe “BETA” në 18 qershor “stanjacioni i bisedimeve të Serbisë me BE është shumë i përshtatshëm për Serbinë”.

Në këtë linjë fokusohet interesi i Rusisë që fryma dhe rryma e pakënaqësisë ndaj Europës të rritet në mesin e shteteve ballkanike-perëndimore, dhe ato të zhyten në izolacionizëm, që do t’i çojë në prehrin e Moskës. Këtë objektiv e shprehu hapur në 25 qershor në Beograd profesoresha ruse Ekaterina Entina, zëvendës prorektore e Shkollës së Lartë Ekonomike të Moskës, se Rusia në Ballkan nuk duhe të kufizohet vetëm me Serbinë dhe me “serpska republikën”.

“Nëse do të kufizohemi vetëm tek ata, ne do të bëhemi lojtarë pak të rëndësishëm. Ndaj Rusia duhet të gjejë mënyra të tjera qëndrimi ndaj Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë”, theksoi ajo në konferencën e parë diplomatike-shkencore mbajtur në Beograd në 25 qershor nga Qendra kryesore shtetërore ruse e analitikës ndërkombëtare “Valdai club”, organizuar nga MPJ e Rusisë dhe MPJ e Serbisë me temën “Rusia në Ballkan: Vështrim në të ardhmen”.

Momenti i dytë, me të cilin lidhet dhe ndikon me pasoja të dëmshme izolacionizmi i ri i Shqipërisë, ka të bëjë me rrethanat diplomatike të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve. Duke i bërë karshillëk BE dhe Europës me konceptin që nuk ka nevojë të na thotë Europa se çfarë duhet të bëjmë, Shqipëria fyen arbitrin apo ndërmjetësin e këtij dialogu që është BE, dhe krijon një pozitë të dobët diplomatike për Kosovën në bisedimet.

Ndryshe nga ç’mendojnë neojugosllavët e Tiranës, BE dhe Europa i shikojnë shqiptarët si komb edhe kur na duan të na afrojnë, edhe kur duan të na largojnë. Nëse Tirana sfidon BE dhe Europën me konceptin e pa nevojës për to, Shqipëria dhe Kosova duhet të presin të shohin koston në ecurinë diplomatike të dialogut Kosovë-Serbi me truke dhe qëndrime jo shumë miqësore për të drejtën historike të Kosovës për pavarësi. Kosova ka vuajtur shumë nga qendrimet proserbe të një pjese të diplomacisë së BE në dialogun me Serbinë. Kokorroshllëku i ri diplomatik i Shqipërisë ndaj BE u jep alibi forcave proserbe në diplomacinë e disa shteteve të BE.

Izolacionizmi i ri i Shqipërisë ka karakteristikën e rrezikshme, që po shoqërohet me zbatimin e izolacionizmit brendashqiptar në raportet midis dy shteteve shqiptare. Me qëllim, e nxitur nga jashtë apo për injorancë, Tirana po ndjek një kurs konfrontimi publik diplomatik me Kosovën, kurs i cili mund të ketë pasoja të rënda për interesin mbarëkombëtar dhe për pozitën e faktorit shqiptar në rajon.

Është e paimagjinueshme nga pikëpamja diplomatike që Shqipëria pranon të hyjë në një grupim rajonal të Serbisë për shtetet e Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur Beogradi nuk njeh Kosovën si shtet, dhe Tirana me mendjelehtësinë e narcisit i kërkon Prishtinës të pranojë statusin e provincës në “mini Shengenin” serb.

Nuk ka ndodhur kurrë në historinë moderne të Shqipërisë skandali që shohim sot, kur Tirana lavdërohet për marrëdhënie të shkëlqyera me Serbinë dhe me Greqinë dhe mban marrëdhënie të ftohta, për të mos thënë të ngrira, me Kosovën. Nuk ka informacion se kush ia sugjeron dhe kush ia shkruan kryeministrit të Shqipërisë fjalimet diplomatike plot me koncepte antidiplomatike.

Por erërat e izolacionizmit, që po fryjnë mbi Tiranë dhe që sipas sinoptikës diplomatike vijnë nga veriu historik armiqësor i Ballkanit, mund të ftohin shumë interesat strategjike dhe gjeopolitike të të dy shteteve shqiptare dhe të kombit shqiptar. Sinteza brilante e poetit të shquar shqiptar e thënë para afro pesëdhjetë viteve risjell të vërtetën e hidhur historike se Beogradi ua ka blerë mendjen udhëheqësve të Shqipërisë.

 

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
42 Comments
  • NJË ZË PO GJËMON NGA DETI
    – Forumit të Prespës-

    Na u mblodhën zemërakët,
    Dredharakët, alabakët
    Në Prespë e na bënë kuvendin
    Evropës “t’i tregojnë vendin” .

    – Shtrigë lavire e përdalë
    Mos shpejto, merre ngadalë,
    Se po s’deshe t’na pranosh
    Veten tënde do dëmtosh .

    Ne kemi motër Serbinë,
    Prapa saj mëmë Rusinë,
    Kemi Vuçiç e Edvinë,
    Që Ballkanit sot i prijnë,

    Që të dy burra të gjatë
    Që mendohen ditë e natë
    Që Ballkanin ta bashkojnë
    RFJ të riformojnë.

    “Shengeni” ynë ballkanik
    Nga Europa nuk ka frikë,
    Hapim dyert, këmbët hapim
    Ç’kërkon Serbia ia japim.

    E në ballë do ta kemi.
    Europë, plas nga veremi !
    Serbë uralesh dhe shqiptarë
    Do të jemi të pandarë.

    Albinin, ty s’të pyet njeri,
    Ne s’do të mbajmë mëri.
    U bë , ç’u bë, ta harrojmë
    E si vëllezër të shkojmë.

    Mos ta mbajë hundën përpjetë,
    Dhe pse serbi s’të njeh shtet.
    Dhe po nuk deshe marrëveshje,
    Me Serbinë do kesh përleshje.

    Prapë Vuçiçi me Edvinë
    Nuk e prishin miqësinë.
    Në u prenë dje e u vranë,
    Këto luftërat i kanë…

    Kokë e madhe me vizion
    Këto gjëra s’i shikon.
    Burrë i madh , burrë me taban,
    Tëpkë një Esat Toptan.

    … Po një zë gjëmon nga deti
    Dëgjo , Ramë, se ç’thotë mileti,
    Zëri i shqipeve në botë
    Kudo janë, dëgjo se ç’thotë :

    Boll e drodhe me Serbinë
    Mos na e shit Shqipërinë,
    Mos na shit ti gjakun tonë
    Se nga brenda fort po vlon

    Një revoltë që do pëlcasë,
    Do pëlcasë e do kërcasë
    E me shqelma do të marrë
    E të gjallë do të heqë zvarrë .

    Kosova është Shqipëri
    E nuk duron tradhëti !
    Edi, mos e shkel kufinë !
    Mos u kruaj me serb arinë !

    Evropa është rruga jonë
    E kushdo që saboton
    Me zjarr do ta përvëlojë
    Këdo që do ta pengojë !

    Mblidhe mendjen, hapi sytë,
    Shqipja s’ës
    htë çifligu yt!
    Shqipërinë e kemi ne
    Sa të ketë jetë përmbi dhe !

    Korrik 2021.

    • Cudi !

      Dje berisha , sot rama !

      në momentin më kritik të kombit tonë berisha ndikonte sa mundej që kosovaret të mos nënshkruanin në Rambuje, por ajo Marreveshje i solli lirine Kosoves

      Sot serbet duke parë larg po avancojnë të zhbejnë jo vetëm angazhimin e NATO-s në vitin 1999 pro Kosoves, por po hedhin piketat te rikthejne ish Yugoslavin, te riformatuar kete here me shqiptaret perfshire në të

      Me te drejte autori shprehet
      ”tre liderët minishengistë në takimin e tyre të 29 qershorit njoftuan se do t’i ndërrojnë emrin nismës, për të gjetur një emër ”….tjeter

      Po pas nderrimit te emrit te kesaj hapesire qe sot po titullohet hapesira Mini Shengen cfare vjen??

      Mos po kerkojne qe te perfaqesohemi nga nje Ambasade e perbashket me seli ne Beograd ??

      Me vonë ambasadat shqiptare nëpër bote dalin të panevojshme fare, sepse jemi vend i vogel

  • Kemi tridhjet vjet qe i lutemi Evropes, qe te na pranoje ne gjirin e saje.. Pore ajo nuk e prish terezine e vte se Shqiptarve ua ka ven gurin e Ziziftit ne Qafe qe kure e ka coptuar ne shtat pjes.
    Sote Shaban Murati rrevolten e Edi Rames e quan Izolm si ne kohen e Enverit.!
    E cfare ti themi kesaje Evropes shtrige qe asnjeher shqiptarve nuk ua heq gurin e ziziftit nga qafa,
    \E ne duhet te durojme , e ne duhet sa here rrogullisetgurin nga qafa jon e bjen ne perrua ne duhet te rifillojme nga e para keshtu pambarimishte.
    Edhe rapsodi paska bere nje kenge te “bukur” se Edi Rama qenka duke u prishur me Evrope ne nje kohe qe Evropa po prishte me ne more Rapsot pa koke. me gjithe Shaban Muratin.!
    Po mire more Shaban, kure neve na afroi Evrope dhe ne nuk shkuam.?
    Ne kemi tridhjet vjet qe vazhdojm ti lutemi.
    Berisha e shkatrro nje shqiperi te ter dhe Evrop e ngriti ne qialle, pastaj kure e pa se c`fare e gjeti shqiperin tha:: Ne paskenm hejdhur para ne nje grop te zeze” A thua ti se nuk e dinte Evropa shtrig se parat tek Berisha po shkonin ne grop te Zeze.
    E tani si tja bejemn .! Ti ulemi ne gjunje edhe tridhjet vjet te tjera se mabas nje dite ajo do ti mbushet mendja dhe te na Pranoje.
    Po do te na npranooje kur ajo te shkermoqet ashtu sice edhe po duket prespektiva teper e zymte e kesaj shtrige Evrop.
    Tridhjet vjet shton detyre shtepie vite pas viti e tani perseri ne ne Shtatore do te kemi detyra te tjera, Ja kjo eshte Evropa.
    Sa i peket Minishengenit, Qudi e medha. Evropa pati minishengen, ndersa Ballkani nuk duhet te kete minishengen!
    Po a e kupton se ne shqiptaret jemi te ndare ne shtat pjese te saje.? E kush ka me shume nevoje per bashkim te levizjev me shume se ne shqiptaret.?
    Kjo eshte per tu quditur.
    Ne vende qe te ankohet Serbia per Minishengenin sice edhe u ankua ne fillesat e saj. Ankohemi ne shqiptare se ne pa tjeter duam Kufi ne kmes veti.
    NE JEMI MESUAR ME KUFI NE MES VET DHE NUK MUNDE TE JETOJME PA KUFI. !
    Brravo Shaban Murati vecse dije mira se Evropa nuk te ka pranuar e jo se e refuzoi Edi Rama Pranimin.!
    Tjerre sa te duash pore e verteta eshte kjo.
    Ne se Evropa e prani shqiperin dhe Edi Rama e refuzoi atehere ti Shaban ke shume te drejet ta quajsh Edi Ramen Izolacionizmi i ri
    Ne se Evropa nuk e pranin shqiperin dhe Edi Rama rrevoltohet Edi Rama ka te drejte dhe ti shaban shkruan KOTE.!

    • Fort i dashtun Alii prej serës se Selepicës,

      Me that te drejten, Unë, ti dhe i gjith soji jone Vrromo Militantucash, te PS,PD! LSI dhe cdo llumi tjeter politik,….As qe e kuptojme fare se çfar shkruan Shabani….se aq Tru kemi

      Jo vetem qe ne nuk e kuptojme, por edhe vet liderri yne I madhnishem, Lakuraçi Edvin, nuk e kupton se cfar shkruan Shabani…

      E vetmja gje qe kuptojme, un dhe ti, eshte qe ky Shaboni po flet keq per Liderrin ton Edvin..

      Prandaj o Burra ta shajme Shabanin, qe na e prish dhe na e Pshurros Figuren e ndritur te Liderrit Edvin Salih Lylzim Karaxhiçi….

      Me Da shurri,

      Per ty Mavri Ali,

      Buçja Qirilindase

      • Si nuk e bet njeher nje komente jashte ofezave.! E si munde te komunikohet ne ket menyre.!
        Shaban Murati po me thot Cop.Edim nRama kerkon Izolimin.
        Athere te pyes. Kure Evropa e pranoi Shqiperin dhe Edi Nuk e perfilli kete oferte.!
        Kure fjalet jane pa dorashkje perse ti kerkon tu vesh dorashka atyre.? Shabani Ka fol pa Dorashka.! Faij sipa Shabanit e Paska Rame se Evropa “qemka” Gati.!

  • Kemi tridhjet vjet qe i lutemi Evropes, qe te na pranoje ne gjirin e saje.. Pore ajo nuk e prish terezine e vte se Shqiptarve ua ka ven gurin e Ziziftit ne Qafe qe kure e ka coptuar ne shtat pjes.
    Sote Shaban Murati rrevolten e Edi Rames e quan Izolm si ne kohen e Enverit.!
    E cfare ti themi kesaje Evropes shtrige qe asnjeher shqiptarve nuk ua heq gurin e ziziftit nga qafa,
    \E ne duhet te durojme , e ne duhet sa here rrogullisetgurin Guri i Siziftit nga qafa jon e bjen ne perrua ne duhet te rifillojme nga e para keshtu pambarimishte.
    Edhe rapsodi paska bere nje kenge te “bukur” se Edi Rama qenka duke u prishur me Evrope ne nje kohe qe Evropa po prishte me ne more Rapsot pa koke. me gjithe Shaban Muratin.!
    Po mire more Shaban, kure neve na afroi Evrope dhe ne nuk shkuam.?
    Ne kemi tridhjet vjete qe vazhdojm ti lutemi.
    Berisha e shkatrro nje shqiperi te ter dhe Evrop e ngriti ne qialle, pastaj kure e pa se c`fare e gjeti shqiperin tha:: Ne paskenm hejdhur para ne nje grop te zeze” A thua ti se nuk e dinte Evropa shtrig se parat tek Berisha po shkonin ne grop te Zeze.?
    E tani si tja bejemn .! Ti ulemi ne gjunje edhe tridhjet vjet te tjera se mabas nje dite ajo do ti mbushet mendja dhe te na Pranoje.
    Po do te na npranooje kur ajo te shkermoqet ashtu sice edhe po duket prespektiva teper e zymte e kesaj shtrige Evrop.
    Tridhjet vjet shton detyre shtepie vite pas viti e tani perseri ne ne Shtatore do te kemi detyra te tjera, Ja kjo eshte Evropa.
    Sa i peket Minishengenit, Qudi e medha. Evropa pati minishengen, ndersa Ballkani nuk duhet te kete minishengen!
    Po a e kupton se ne shqiptaret jemi te ndare ne shtate pjese te saje.? E kush ka me shume nevoje per bashkim te levizjev me shume se ne shqiptaret.?
    Kjo eshte per tu quditur!
    Ne vende qe te ankohet Serbia per Minishengenin sice edhe u ankua ne fillesat e saj. Ankohemi ne shqiptare se ne pa tjeter duam Kufi ne kmes veti.
    NE JEMI MESUAR ME KUFI NE MES VET DHE NUK MUNDE TE JETOJME PA KUFI. !
    Brravo Shaban Murati vecse dije mira se Evropa nuk te ka pranuar e jo se e refuzoi Edi Rama Pranimin.!
    Tjerre sa te duash pore e verteta eshte kjo.
    Ne se Evropa e pranoi shqiperin dhe Edi Rama e refuzoi atehere ti Shaban ke shume te drejet ta quajsh Edi Ramen Izolacionizmi i ri
    Ne se Evropa nuk e pranin shqiperin dhe Edi Rama rrevoltohet Edi Rama ka te drejte dhe ti shaban shkruan KOTE.!

  • Historikisht ka qene tirana zyrtare antishqipetare ajo qe gjithmone e ka trathtuar ceshtjen kombetare .
    Mosnjohja e kosoves si shtet nga serbia gjenocidiale duhet ta skualifikonte kete shtet fashist nga cdo nisme rajonale . Ky “strategu” I jone duhet te marre shembullin e kroacise trime e cila dje e shkeli serbine me forcen e armeve ne lufte, ndersa sot ka zgjjedhur si nje mjet te “fqinjesise se mire dhe paqesore ” me serbine fashiste rritjen e kapaciteteve ushtarake sulmuese . Sepse ajo eshte e vetmja gjuhe te cilen serbia primitive e kupton. Lind pyetja se cfare din ky “strateg internacionalist I permasave globale” me shume per serbine dhe serbet se sa kosovaret, kroatet , sllovenet, boshnjaket dhe malazezet ??. Ekspansionizmi gjenocidial sllavo-ruso-serb ne trojet shqipetare ka qene dhe mbetet nje rrezik rreal dhe I vazhdueshem kundrejt kombit shqipetare . Te jesh rrealist dhe praktik ne perballimin e ketije rreziku te nxjerr ne konkluzionin se vetem nismat rajonale te perbashketa me shtetet anetare te NATOs dhe Kosoven jane ato qe tirana zyrtare duhet ti mbeshtese.
    Refuzimi I Ukraines dhe Polonise per mos kalimin e gazit rus ne territoret e tyre duhet te jete nje mesim per keta “strateget” tane.
    Rajoni i balkanit i ka me se te nevojshme dy ushtri shqipetare te cilat ne rast nevoje te kene kapacitete te mjaftueshme ushtarake qe te vetme te jene ne gjendje ta shkelin serbine fashiste me forcen e armeve . Superioriteti ushtarak eshte menyra me
    ” primitive ” dhe e vetme per te arritur nje “paqe afatgjate dhe nje fqinjesi te mire ” me serbine fashiste .Ta trajtosh serbine ne nisma rajonale sikur te jesh duke komunikuar me Italine ,Belgjiken apo vendet skandinave me duket se paku nje idjotizem monumental dhe me se shumti nje akt antikombetare.

    • Jo Z.POLI keto nuk jane sygjerime te Ankarase ,Ankarane Edvin Rama e perdor thjesht alibi per te mbuluar planet ogurzeza te boshtit ortodoks antishqiptar Serbi-Rusi-Janullato.Bashkimi kombetar e pamundeson ardhien ne pushtet te grupimeve antishqiptare.Detyra numur nje e ESAT KRISTAQ RAMES eshte minimi i bashkimit kombetar dhe ai po e ben ne menyre prefekte

      • xhevahiri qe na ka bere zbulimin e madh!!
        Shko futi ndonje luge corbe nga ajo qe ha Shaba dhe shkruaj ndonje carcaf kot se koti ketu, se ka mendje pjerdhur si puna jote qe i marrin per te verteta!
        E ke kapur per qafe “boshtin”…..”rome-berlin-tokio”!!

  • At Gjergj Fishta në “LAHUTA E MALSISȄ” ka thanë:

    …. Per shqiptarë si jemi nà
    Turk e Shkjà të dy janë njà;
    Pse të dy, si Turk si Shkjà,
    Né me sy s’duen me na pà,
    Edhè janë per né të huej ….

  • Mendoj se komentuesi “Aliu nga Selenica ” e trajton drejt problemin . Pse u dashka qe “Shengeni” te vihet ne zbatim vetem ne se futemi ne BE dhe jo me pare , me fqinjet tane ? Ne se ky “minishengen” ndertohet dhe funksionon ashtu si “megashengeni” , me te njejtat rregulla e parime , cfar te keqe do te kishte , ne se vihet ne jete me pare apo me pas hyrjes ne BE ?!
    Tek z. Sh.Murati dicka ka levizur dhe nuk shkon mire si me pare , ne disa shkrime te tjera te tij !
    Qe BE – ja nuk flet fare per kete minishengenin , kjo me kujton nje skec humoristik , qe nuk i le gje mangut BE – se : Ne kohen e mbretit Zog , diku ne nje fshat vrisnin mendjen me vite te tera se si do te mund te sillnin uje te pijshem ne fshat dhe nuk po e gjenin dot zgjidhjen . Nje dite te bukur , nje prej fshatareve qe nuk e vinte kush ne refene , e kishte vrare mendjen dhe shkoi e i thote kryeplakut se si mund te zgjidhet ky problem , bile me kosto shume te ulet . Kryeplaku , si u mendua pak , ia ktheu fshatarit : C`na bere more i prape , e le fshatin pa uje ?! – Jo , z.kryeplak , mua me duket se vetem keshtu do te kete uje fshati ! – Keshtu eshte vertet , vijoi kryeplaku , por kete gje duhej ta kisha thene une i pari , e jo ti , qe je i fundit i fshatit ! ! !

    • Nje korregjim : ” Kolonel Janulla , si i perjetshem , ne fronin e larte te KOASH .”

  • Jane ca gjera qe duhen thene hapur.I pelqen apo jo europes.A duhet ti besojme Europes kur ka 25 vjet qe na sjell verdalle.Cdo fillim shekulli fillon per shqiptaret me nga nje histori europiane.Viti i zi 1913,konference e ambasadoreve ne Londer.A nuk ishin ata qe coptuan shqiptaret ne 5 shtete?Me pakt te fshehte.Shekulli i ri,sh 21.Shqiperia bucet “shqiperine si gjithe europa”.Po,Po- thote europa .prisni pak se franca qe iu ka dashur shume ka ca kerkese.po keshtu dhe hollanda.Sa ti plotesoni dhe do ja u hapim…Ja,sa ti ngrihet bullgarit per “bullgarine e madhe”.por fillimisht shikoni ,pergatituni per shengenin ballkanik,konfederaten e ballkanin se keshtu i behet qejfi edhe anglise ,Rusise.Keshtu mbajme larg dhe turqine -thone europiane.Mjafton qe ju te konfirmoni edukimin me fryme europiane nepermjet konfederates shengen ne ballkan.Pastaj bashke fillojme konference e llogjeve diplomatike per Paketen SHQI-MAV.Pa tjeter si paqete sepse ju do beni si themi ne.Kjo eshte diplomacia. Ndaj nuk duhet te flisni,por vetem me diplomaci.E meqe me diplomaci merren ambasadoret une nuk besoj.Do ta besoj europen kur sot,te pakten pas 108 viteve te prononcohen dhe shpjegoje pse u be fshehtaz nje traktat per coptimin e shqiptareve .Kush me garanton se nuk ka nje traktat tjeter te fshehte?Ndaj ca gjera nuk duhen thene me gjuhe ambasadoresh,por hapur dhe troc.

  • Ne jemi te shkallmuar t’u shkojme prapa ca te diturve si
    shume mire,Shaban Murati. Ky na ben te zgjuarin dhe gazeta Dita ia ka hapur fletet ca si shume. Europa nuk na ka ne kalem fare dhe eshte po ajo qe ka qene ne 100 vitet deri tani. Eshte me vend te behemi dhe ne shqiptaret “o Mete per vete”. Se cfare na duhet neve kur te tjeret tallin menderen me ne, per te tjeret e dime
    se nuk na e varin fare.
    O burra, Shaban, shkruaj dhe ti si analistet e tjere, se dhe Dita e ka marre te tatepjeten.

  • Ju kam lexuar shume here z. Shaban Murati dhe me duket se ruan nje vije standarte te te shprehurit qe nuk para shkon me kohen. Psh ajo thenia nje i ka bere ne 1973 ai personi rendesishem, duket si kotradiktore. Beogradi e njehe mire mendjen e Enver Hoxhes se sa here ka ndonje shenje liberalizmi , bertet qe Shqiperia po shkon ne perendim…ndersa Enveri shterngon daren…. Po Beogradi zoti Shaban ku ishte ne lindje apo ne perendim? Po kredite e pakthyeshme qe lulezoi Jugosllavine Titua , ku i merrte ne lindje apo perendim? Po emigracionin Beogradi ku e bente ne lindje apo perendim? etj etj. Keshtu qe bie gjithe mendim qe ne fillim dhe shkrimi njekohesisht bie. Nuk me vjen mire per qendrimin stoik qe mban se duket sikur ke nje ngerç kunder, pavaresisht njohjes dhe aftesise per te artikuluar ne shkrime. Jam i sigurte qe po ta lexosh komentin tim do flasesh me vete dhe do thuash qe ka te drejte pa nxjerrur ze, por kjo s’ka rendesi. Rendesi ka qe gjith bagazhin tend qe nuk eshte i paket, ta çosh ne sherbim te shoqerise dhe jo ben sikur ndihmon shoqerine dhe nxierr dufin ne kete menyre. Sinqerisht ju theme, behuni me fleksibel , jo si nje Agim Nesho apo nje Andi Bushati (i njohim mire prejardhjen e tyre dhe bemat e prindereve-) qe nuk i beson as dreqi, ama shemtojne diplomacine dhe gazetarine. Nuk u futa ne analizen e gjithe shkrimit, por idene qe kam krijuar duke lexuar dhe kete shkrim. Ju faleminderit ne qoftese do te me kuptoni drejte.

  • Fol o Edver o te lumte goja,
    fol e mbrona te drejtat tona,

    kemi mall shume per izolim,
    po aq sa kemi e per spiunim,

    si ahere ne 1948 nen Jugosllavi,
    ta dergojme Shqiperine ne 2021,

    dhe Europa mos hidhet perpjet kot,
    ne pa Jugosllavi nuk e shtyjme dot,

    nga ajo mitra e saj ne 1941 kemi dal,
    me Dushan, Miladin dhe Enverin djal,

    perderisa Rilindje e quan kete qeveri,
    Edver, na Rilind prap nen Jugosllavi !

    • Ti nuk ke prirje as per coban per te ruajtur derrat e jo me , te kesh talent per poet , or idjot ! Lexo ndonje liber , te kuptosh se sa larg tyre jme dhe sa lart qendronin bejtexhinjte nga antikapate si ti ! Te pakten paske mesuar alfabetin !

      • per Enveristin andikapat

        Te paska djegur bythka,
        – kruaje fort,
        per ca si ty jane keto vargje,
        – or kokerr Idiot

  • Kur ke kesilltar baton Haxhiun qe midis luftes darkojke me numeri 1 te repressionit ne kosove e kur ke keshilltar djalin e ministrit te ´deges’ serbe ne kosove, mos prit tjetergje nga Edi Rama pos te vihet ne sherbim te Serbit!

  • Ju p profesor pse nuk takon vete kryeministrin por shkruan e shkruan dhe perkrah Evropen KURVE plake Edi qellon me gur sot dhe gjeli i eger bie mbi tavoline me von e merr per budalla ti Edi Ramen?Nese Kurva ju thote juve hiq breket ti do ti heqesh …… keshtu eshte mos u nxito i duruari i fituari!

  • BE,qe asnjihere nuk e ka pare Ballkanin si te vetin,eshte penduar qe ka pranuar edhe Bullgarine dhe Rumanine dhe po sajon llojlloj lojrash per te krijuar,lidhje te reja midis vete vendeve te Ballkanit ,apo “ti shtyje” te gjitha keto shtete drejt Rusise si dikur!Ti Shaban ,sikur e tepron me rolin e Serbis; ndoshta ke parasysh kohen kur ne pushtet ishte Josif Broz Tito ; sot secili shtet Ballkanik ka “Titon”e vet dhe nuk ndikohet nga te tjeret!

  • E tepruat shume me keto muhabete o milet !

    Euorpa ju formoi dhe ju pranoi si shtet o mjerane te botes ? Ata ju dhane kulture dhe edukate se si te silleni te civilizuar . Mos e fajsoni Europen o burra . Ata na pranuan edhe shtetin e dyte Shqiptar edhe besa shtetin tjeter me radhe , o burra .,,,,

    • Ata na ben cop cope.! Kete cope shqiperi e le Amerike si per ne ashtu edhe per Kosoven se po te ishte per Evropen sote ne do te ishim me keqr se Kurdet.
      Evrpa e coptoi edhe Kosoven. dhe vazhdon ta coptoje.!
      Shpresat jan tek Amerik se sa per Evropen ajo nuk te ben derm,an. Shqiperia qe hoqi bazat Ruse nga Vlora ku i erdhi ne ndihme Perendimit, sote vetem per kete raste, shqiperia duhet te ishte e para ne lindje ne Evrop, pore mori ne evrop nga lindjas ata qe i qendruan besnik Traktatit te Varshaves dje KNERIT deri sa Rusia u tha: shkoni nga te doni se me nuk kemi nevoj per ju. E sote ato vende nuk e jepin voten ase per pranimin e shqip[erise dhe ase per njohjen e Kosoves. E ti me thua mua se Evropa na beri shtat.Ne ishim shtet para Evrropes pore kjo Evrope na beri ne kete gjendje ku sote jemi te ndare ne shtat pjese.!

  • Si nuk e bet njeher nje komente jashte ofezave.! E si munde te komunikohet ne ket menyre.!
    Shaban Murati po thot Cop.Edim Rama kerkon Izolimin.
    Athere te pyes. Kure Evropa e pranoi Shqiperin dhe Edi Nuk e perfilli kete oferte ?
    Kure fjalet jane pa dorashkje perse ti kerkon tu vesh dorashka atyre.? Shabani Ka fole pa Dorashka.! Faine sipa Shabanit e Paska Rame se Evropa “qemka” Gati.!

  • Poeti ja ka shprehur shoqerise se ngushte se E. Hoxha ka qene vegel injorante e Beogradit
    Nje here bertet beogradi dhe Hoxha menjehere plevitoset dhe mjeron popullin e vet.
    Me 2 korrik 2021 ne Oher mer pjese k/minis Rama ne “Forumin e Prespes” dhe aty i kundervihet Europes, sepse kerkon te zbatoje porosite sllave ortodokse Ruse,sic bente Hoxha per beogradin,po keshtu serviloset Rama per Ruso-Serbet
    Rama deklaron “Nuk jemi te frustruar apo ne depresion,ne jemi mire(d.m.th. ai dhe Vucici apo Serbia. Ata (d.m.th.BE)jane ne depresion ,se ne (d.m.th. Rama dhe Vucici),se bashkujemi me te medhenj. Europa nuk mund te na thote ne se cfare te bejme ne kete rajon (se e ka prone te babes)
    Kjo eshte deklarate e personit qe jeton me prras ne bythe.Eshte shume deklarate idiote nuk te ben as te qeshesh,por te ben te ngerdheshesh,ndersa ndonjerit nga Europa i vjen me pjerdh. Mirepo per shqiptareteshte kurs izolimi,prandaj i gjithe populli duhette ulurise me gishta ne vesh.
    Mirepo kjo nuk eshte lajthitje,por eshte nje detyrim i Rames per sllavewt se me siguri e ka merre shperblimin
    Rama kerkon qe shqiptaret si komb te jetojne ne gardhin me gjemba te Serbise.Te behen skllever , ti hypi deshira per tu ofenduar, per tu qyrranjosur nga qyrrat serbe

  • Ata na ben cop cope.! Kete cope shqiperi e le Amerike si per ne ashtu edhe per Kosoven se po te ishte per Evropen sote ne do te ishim me keqr se Kurdet.
    Evrpa e coptoi edhe Kosoven. dhe vazhdon ta coptoje.!
    Shpresat jan tek Amerik se sa per Evropen ajo nuk te ben derm,an. Shqiperia qe hoqi bazat Ruse nga Vlora ku i erdhi ne ndihme Perendimit, sote vetem per kete raste, shqiperia duhet te ishte e para ne lindje ne Evrop, pore mori ne evrop nga lindjas ata qe i qendruan besnik Traktatit te Varshaves dje KNERIT deri sa Rusia u tha: shkoni nga te doni se me nuk kemi nevoj per ju. E sote ato vende nuk e jepin voten ase per pranimin e shqip[erise dhe ase per njohjen e Kosoves. E ti me thua mua se Evropa na beri shtat.Ne ishim shtet para Evrropes pore kjo Evrope na beri ne kete gjendje ku sote jemi te ndare ne shtat pjese.!

    • Ti or Like SeleniCari je shembulli me i mire i ekzistences se analfabeteve ne Shqiperi. Ne keto komente qe ben ke me teper gabime ortografike se sa fjale duke na gajasur me marrezite e tua.

      • O Edi Mos u merre me gabimet e mija ortografike, pore merru me problemi.Ne je i zoti kundershtoj.Pore nuk ta mban ta kumndershtosh se kjo eshte everteta.!

    • o Ali, ti je nje idiot i dobishem per kurven Ramut.
      Ky po thote qe po shkon ne Serbi, jo ne Amerike, o debil i mbaruar

  • O Shabë, o zagar i rusëve. Përse nuk na e tregon emrin e atij “poetit të famshëm” me të cilin bisedove pas Pleniumit të 1973? Kanë kaluar afro 50 vjet, o Shabë. O ke lepur në bark, o ke supë të prishur. Gojët e mira flasin për këtë të dytën.

    • Hajde moizi, na trego pak per ato intrigat e pleniumeve, he se keshtu hane fara dhe gajasen idiotet si puna jote.

      • Mirel, unë mbase ha fara, por ti ke ngrënë k@ra. Ik o qurrash, mos na çaj k@rin fort. Dërr-dërr, si traktor i prishur në çdo koment.

  • Hahaha Shqbani na paska diskutuar me dike ne vitin 73 duke enakuzuar Enverin per izolimin qe po i bente vendit. Po ku kishe bythe ti more per gjera te tilla, ty keto gjera as te shkonin ne mendje. Si nuk te vjen turp kur genjen kaq pa cipe. Sa per rrezuqet qe u vine Shqiperise ato dihen qe i vijne nga Turqia. Ne jemi vend europian do apo sdo ti dhe shoket e tu anadollake. Ne duhet te bashkepunojme me fqinjet dyke lene menjane historite e vjetra se nuk kemi mundesi ti ndryshojme keta fqinje qe kemi. Por ty kjo nuk te pelqen se fqinjet tane jane kristiane. Do apo sdo ti vlerat e europes ku ne duam te integrohemi jane vlerat kristiane. E more vesh o turkoshak?

  • Shaban Murati i eklipsuar nga “sinteza brilante e poetit të shquar”!
    Z. Murati dekonspiron “poetin e shquar” dhe veten kur zbulon propagandën e poetit kundër figurës së Enver Hoxhës thënë në mirëbesim në qershor 1973. “Sinteza brilante” e poetit deformon historinë për të tjerur “izolacionizmin”. Ishte koha e konspiracionit për të minuar e falimentuar socializmin qoftë edhe në dëm të karakterit e të personalitetit të tyre.
    Historia i vlerëson njerëzit e mëdhenj nga veprat e mëdha që kryejnë, jo nga shpifjet e kundërshtarit. Enver Hoxha kishte parimet e tij socialiste të patundura në dobi të Atdheut. Në atë frymë u rrit partia dhe udhëheqja e saj, u bënë ligjet, u zhvillua vendi dhe gradualisht u përmirësua edhe jeta jonë. Shqiptarët sakrifikuan, shpëtuan kombin, ndërtuan dhe mbrojtën shtetin e tyre të pavarur në kushtet më të egra ku i vuri historia. Prandaj herë pas here shikojmë në mjetet e informacionit fakte nga njerëz të thjeshtë ose intelektualë që tregojnë për arritjet në fushën e aktivitetit të tyre si kompozitorë, artistë, inxhinierë, ndërtues, detarë, oficerë, etj. që natyrisht gëzojnë besimin edhe respektin e popullit.
    Diplomati Murati vazhdon t’i mbajë iso asaj sinteze mjerane madje me shumë prepotencë. Kjo pjesë e artikullit duket si mbështetje e disa lajmeve dhe komenteve të shtypit vendas e të huaj me orientim të paditur që synojnë të godasin kompaktësinë e kombit shqiptar. Sot rruga jonë është pa kthim. Injorimi i përballjes me sukses i pasojave të tërmetit dhe të pandemisë, injorimi i zhvillimit me rezultate të prekshme i reformës në drejtësi, dhe injorimi i forcimit të marredhënieve konkrete me aleatët e mëdhenj SHBA dhe BE e nxjerrin Z. Murati jashtë kohe. Me keqardhje, Kasandra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *