Një lajm i keq për Kosovën nga SHBA-ja

Dita

Ushtaraku amerikan, H. R. McMaster, i cili u zgjodh vitin e kaluar si këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duket se do të japë dorëheqje dhe do të zëvendësohet nga John R. Bolton, ish-ambasador i Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e kanë bërë të ditur disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, sipas raportimit të ‘The New York Times’, të enjten.

Ky zëvendësim përbën një lajm të keq për Kosovën, pasi John R.Boltin historikisht ka mbajtur qëndrime të forta kundër Kosovës, shkruan gazeta Express.

Në të kaluarën Bolton ka deklaruar se Kosova do të nxisë ekstremizëm islamik në Evropë, dhe për këtë arsye pavarësia e Kosovës përbën rrezik për stabilitetin e Ballkanit.

Sipas zyrtarëve të administratës Trump , gjenerali McMaster ka diskutuar me presidentin Trump për disa javë largimin e tij, por ka vendosur ta përshpejtojë atë, pjesërisht nga dyshimet për statusin e tij që po minimizonin rëndësinë e tij në bisedimet me zyrtarët e huaj.

Ata po ashtu kanë thënë se Trump dëshiron ta plotësojë ekipin e tij të sigurisë kombëtare para një takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Kujtojmë zëvendësimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Rex W. Tillerson, me drejtorin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Mike Pompeo, javën e kaluar.

Zyrtarët kanë theksuar se largimi i gjeneralit McMaster është një vendim dypalësh dhe miqësor, dhe nuk do të shoqërohet nga zërat e dëgjuar pas largimit të Tillersronit.

Sipas tyre, largimi i McMasterit nuk është i lidhur me publikimin e materialeve për thirrjen telefonike të Trumpit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në këto materiale, Trump ishte këshilluar që të mos e uronte Putinin për rizgjedhjen e tij në postin e të parit të Rusisë, gjë që Trump e ka bërë falë një bisede telefonike.

Bolton, i cili do ta marrë detyrën e re më 9 prill, është takuar rregullisht me Trumpin për të diskutuar për politikën e jashtme. Për të diskutuar me Trumpin për punën e tij të re, ai ka shkuar të enjten në Shtëpinë e Bardhë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *