SMS në DITA
Në 0689073730
E dashura gazeta ime DITA! Pas 23 vitesh BE jep OK për Shqipërinë, statusin kandidat. Një lajm i mirë, një ditë gëzimi. Jemi komb i shumëvuajtur në rruzullin tokësor! Si qytetar i këtij vendi dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë krerët e BE-së dhe mazhorancën e majtë, në veçanti kryeministrin Rama për punën e bërë kohët e fundit për lobingun e zhvilluar në disa shtete. Të gjithë kanë punuar për këtë punë, ndoshta edhe opozita, për të mos ja ngarkuar vetëm njërit, se mos dehen nga suksesi.
Por a na u shtuan hallet dhe problemet tani, apo na u lehtësuan? Gjithsesi kambanat bien për politikanët, më tepër për qeverinë. Edhe një herë gëzuar të gjithë shqiptarët. Me respekt për ju DITA! Sinqerisht dhe ju faleminderit shumë. Ali Gjoni, Tiranë.

Ne pjesen ma te madhe ke cfaq servilizem.