Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Në faqen e internetit të DITA-s, lexova lajmërimin tronditës për Moikom Zeqon. U trondita tmerrësisht. Kur ka një qëndrim i tillë indiferent ndaj një personaliteti të shquar të kulturës dhe të shkencës shqiptare, si Profesor Moikom Zeqo, vajmedet për fatin e qytetarit të thjeshtë në Republikën e Shqipërisë. Spitalet shtetërore dhe gjykatat, janë ajo “fleta e lakmusit” që provon çdo ditë se cili është qëndrimi i shtetit ndaj individit. Ju lutem t’i përcillni Profesor Moikomit urimet e mia tejet të përzemërta për shërimin e tij. Dua të shpresoj që qeveria Rama nuk do të heshtë për kurimin e tij. Me respekt, nga Eshref Ymeri, SHBA
