Një largim i domosdoshëm

redaktor

Marrëveshja për koalicion u shpall kundër-kushtetuese, jo vetëm nga politikan, por edhe nga njerëz ekspert të Kushtetutës. Ligjërimi kundërshtues i marrëveshjes tingëllon si përligjjet politike të Komitetit Qendror të Jugosllavisë, kur flisnin dhe definonin kundërrevolucionin. Në një vend demokratik, një marrëveshje në mes partive, nuk mund të klasifikohet kurrë si shkelje e Kushtetutës. Meqenëse marrëveshja u bë pas zgjedhjeve, atëherë herën e parë duhet të provojë krijimin e Qeverisë PDK, të dytën duhet ta bëjë opozita. Mirëpo meqenëse PDK nuk do të ketë shumicën, përpjekja për ta krijuar Qeverinë do të jetë denigruese për Thaçin, prandaj është më mirë të heqë dorë. Vetëm nëse koalicioni i ri nuk mund të krijojë një shumicë të qëndrueshme, atëherë shkohet në zgjedhje të reja.

Ato reagime, ato zhgënjime flasin për traumatizimin e njerëzve me pushtet. Shihet se dëshira e tyre është me mjete demokratike ta instalojnë despotizmin. Edhe telefonata e Thaçit me Ashton, shprehte dezorientimin e tij dhe ofertën që i bënte asaj për krijimin e Qeverisë multietnike: dmth. të një Qeverie vallazërim-bashkim. Ashtu si kupton Ashton demokracinë, nuk mund të kundërshtojë një koalicion demokratik për ta shpëtuar Thaçin. Nëse marrëveshje është solide dhe serioze, atëherë, edhe nëse mbahen zgjedhje të reja, Thaçi do t’ i humbë ato. Madje, madje, ankthi i kacavarjes në pushtet, do ta dëmtojë dhe fitojë më pak vota, se ka tani.

Thaçi është njëri ndër personalitetet më të rëndësishme të historisë së re shqiptare. Ai duhet falënderuar për gjitha të mirat që i fali Kosovës: rrezikoi edhe jetën, por ndërtoi një shtet i cili ekziston vetëm në letër. Praktikisht ky shtet ka toleruar çdo gjë në Kosovë. Nuk është vetëm korrupsioni, shitja e ndërmarrjeve publike edhe me çmime banale, mungesa e transparencës, por edhe izolimi i Kosovës, bisedimi i pakusht me Serbinë duke përjashtuar Luginën dhe një administratë shtetërore, që është në shërbim të vetvetes, por jo të qytetarit. Në kohën e Thaçit u rekrutuan dhejtëra shqiptarë për luftë në Siri. Asnjë motivues i tyre, nuk është arrestuar, por ligji i ri kërcënon kthimin e tyre në shtëpi. Në kohën e Thaçit, historia shqiptare dhe personalitetet e saja kryesore, u shndërruan në poçavër.

 

Në kohën e Thaçit në Kosovë kanosja, ofendimi, racizmi, idetë fashiste, konsideroheshin shprehje e mendimit të lirë, edhe pse ato shprehimisht ndalohen me Kodin Penal. Krejt këto vite Kosova ka treguar vetëm një gjë: shteti është zbukurim iluzionist publik. As shkollat, as Universiteti, as Prokuroria, as Gjykatat nuk kryejnë detyrën për çfarë paguhen. Nepotizmi ka ngulfatur shtetin. Në këtë mënyrë si është nisur, ndërtohet shteti fisnor, por jo një administratë publike. Në kohën e qeverisjes së Thaçit, nuk kuptohej mirë apo përpiqet për ta shndërruar Kosovën në vilajet të Perandorinë Osmane, apo për ta përgatitur për BEE-n.

Thaçi ka kontribuar shumë për Kosovën, ka hyrë në histori, e ka merituar, por tani ka merituar largimin. Ka bërë aq sa ka ditur. Më shumë nuk din. Dhe, duhet të pajtohemi. Nuk kemi të drejtë të kërkojmë prej tij dije universale dhe për çdo kohë. Që kur është bërë publike akuza e Martyt, Thaçi nuk ka bërë politikë të pavarur, por në vendimet e tij, mund të lexohet edhe frika dhe gatishmëria për kompromise për të krijuar përshtypje pozitive tek të huajt. Duke u munduar të shpëtojë veten, dëmtoi Kosovën. Kadare pat takuar Thaçin në Paris gjatë bisedimeve në Rambuje. Tani takoi Haradinajn. Edhe Kadare është tmerruar nga qëndrimi i Thaçit.

Thaçi do të kontribuonte shumë për demokracinë dhe për Kosovën, nëse largohet. Largimi do ta shpëtonte nga demagogjia e krijimit të 200.000 vendeve të punës. Për ta mbajtur premtimin, atij i duhen mbi 4.000 vende të punës në muaj. Nëse dy muaj nuk krijohet asnjë vend, atëherë në të tretin, duhen së paku 12.000. Sikur në Gjermani të bëhej një premtim i tillë, dmth. diku 10 % e popullsisë me vende të reja të punës, atëherë një politikan sipas potencialit mendor të Thaçit, do të premtonte 8.2 milion vende të reja të punës. Po ta bënte këtë premtim një politikan gjerman, do ta kishin dërguar në psikiatri, jo votuar.

Është edhe meritë e Thaçit se zgjedhjet ishin në nivelin e duhur dhe do t’ ishte meritë e tij e madhe, nëse vazhdon këtë proces demokratik, deri në shfronësimin e vet. Kjo është demokracia. Shteti nuk është sipërmarrje private. Kanë humbur zgjedhjet në Perëndim edhe ata, që kanë çliruar vendet e tyre nga nazizmi. Me meritat e djeshme, nuk mund të fitohet sot, ashtu si nuk mund të jetohet me ushqimin e para disa viteve.

Pa marrë parasysh zërat nervozë, halucinacionet, çështja është shumë e qartë: Thaçi ka ardhur në fund të qeverisjes dhe do t’i bënte mirë atij dhe partisë të kalojë në opozitë, para se të jetë trashur zullumi akoma më shumë; do të duhen edhe dhjetëra vite për ta korrigjuar thaçizmin, ashtu si i kushton sot shumë Shqipërisë, për ta korrigjuar shtetin fisnor të Berishës, që bazohej jo në profesionalizëm, por në lidhje gjaku.

Edhe një fakt që nuk duhet harruar. Kryetari gjerman dha dorëheqje për shkak të dyshimeve të bazuara. Gjykata e shpalli të pafajshëm, por ai si i dyshuar, nuk mund të mbante zyrën e Kryetarit. Dihet se Thaçi do të ftohet nga gjykata. Edhe pse ato akuza janë sajesa serbe – për këtë nuk ka dyshim – por për Kosovën më mirë është të ulet si Hashim Thaç kryetar i një partie opozitare, se sa si kryeministër i Kosovës. Nga kjo pozitë, si Kryeministër i vendit, në bankën e të akuzuarve, dëmi për imazhin e Kosovës në botë, do të jetë kolosal…

Share This Article
5 Comments
  • Kam dy pyetje per ket situate aspak te mire ne Kosove.
    1.Perse Haradinaj, Mustafa, Limaj e sidomos inspiruesja VV nuk bene koalicion para zgjedhor dhe te krijonin pasta qeverine pa asnje problem duke siguruar shumicen absolute?
    2. Perse “Koalocionistet” nuk priten radhen sipas logjikes demokratike dhe ligjore qe Subjekti me shumice fituese te bente detyren ne perojekje per te krijuar qeverine, dhe pastaj te behej ky koalicion me qeveri te shartuar?
    Ndersa per figuren e Thacit autori nuk ka bere asnje analize objektive.Pavaresisht eshte apo jo kryeminister ne qeverisjen e ardheshme AI mbetet figura me pozitive e politikes ketej e andej kufirit shtetror ne Kosove.

  • Thaci eshte luftetar dinjitoz.Si politikan i nenshtrohet qendrimeve te Europjaneve,qe edhe sot i vene ne nje peshore agresoret me viktimat.Me kete llogjike ne Hage per krimet e luftes duhej te denoheshin edhe agresoret gjermane,edhe viktimat cifute.Pergjegjesia per serbizimin e Mitrovices pas luftes i takon Trupave te nderhyrjes ushtarake nderkombetare dhe KFOR-it,Thaci u tregua i pafuqishem per ti tundur nderkombetaret,duke u mbeshtetur tek Amerikanet,pasi Europjanet edhe sot thartojne turinjte per nderhyrjen e NATOS ne Kosove dhe bombardimin e Serbise.Evropjanet duan te barazojne viktimat me agresoret.Duhet te tundet bota nga krimet e Serbeve ne Kosove dhe Bosnje!!!!!!!Ketu Serbet e kane fituar luften e propagandes,me dokumentare te RAI-2 mbi gjoja krimet e shqiptareve mbi serbet. Ne ndertimin e Kosoves pas luftes,Thaci gaboi kur ndoqi eksperjencen e rrumpalles Shqiptare,me privatizime dhe shitje badiava

  • nese shkohet ne zgjedhjet e parakohshme aak dhe nismen do ti pret fati i akr s e sa per ldk e vetvendosje te dyja bashk do te kene deputet sa minoritetet populli po e sheh se ketu ka filluar beteja per karrige por ma e keqja esht se ata qe synojne te jene udhheqes nuk jan gje me te mir se keta te sodit bile po tregojne hapur se sa te uritur per hajni e per hakmarrje jane cdo dit e ma teper duke e treguar me takime neper kafene sikur kosoven jau kish pas lane baba e sa per shkije ketyre nuk ju intereson qe srbija i ka forcue pozitat ne kosove dhe ne menyr te qet po futet ne kosove deri sa keta politikan pelahen mes veti per nji asht epo i tregojne cdo kujt se srbise po i del prognoza se shqiptaret e kosoves nuk munden me ba shtet lutem

  • nese shkohet ne zgjedhjet e parakohshme aak dhe nismen do ti pret fati i akr s e sa per ldk e vetvendosje te dyja bashk do te kene deputet sa minoritetet populli po e sheh se ketu ka filluar beteja per karrige por ma e keqja esht se ata qe synojne te jene udhheqes nuk jan gje me te mir se keta te sodit bile po tregojne hapur se sa te uritur per hajni e per hakmarrje jane cdo dit e ma teper duke e treguar me takime neper kafene sikur kosoven jau kish pas lane baba e sa per shkije ketyre nuk ju intereson qe srbija i ka forcue pozitat ne kosove dhe ne menyr te qet po futet ne kosove deri sa keta politikan pelahen mes veti per nji asht epo i tregojne cdo kujt se srbise po i del prognoza se shqiptaret e kosoves nuk munden me ba shtet lutem te jem i gabuer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *