Një leksion ndihmës për Ristanin

anazapta

Gjatë një interperlance në parlament, deputeti demokrat Arben Ristani denoncoi, sipas tij, një lloj krahinizmi që kishte përfshirë strukturat e larta drejtuese te Rendit, ku, që prej ministrit Sajmir Tahiri, të emëruarit në këto struktura i bashkonte origjina e njëjtë krahinore. Duke përmendur jo emra konkretë por poste, me një stil ligjërimi që afronte më shumë me aliteracionin, ai thoshte se filani është nga Tepelena e fisteku është nga Kurveleshi. Sa për t`i dhënë një dorë ndihmë Ristanit, i cili edhe pse deputet në jug,  duket se ka njohuri të mangëta rreth gjeografisë krahinore të vendit të tij, e sqarojmë se po the Tepelenë ke thënë njëherësh dhe Kurvelesh e anasjelltas. Siç ngjashëm po the myzeqar ke thënë dhe lushnjar; po the lab ke thënë dhe vlonjat; po the lumjan ke thënë dhe kuksian; po the dukagjins ke thënë dhe shkodran. Për të qenë më të saktë: këto treva vërtet indentifikohen me një rreth të caktuar, por nga pikëpamja administrative, duhet theksuar se Lumën vërtet e dominon Kukësi, po ka nga pak dhe Dibra si pjesë; Kurveleshi përfshin dhe ca fshatra të Gjirokastrës; Labëria përfshin dhe ca pak fshatra të Tepelenës e Delvinës duke u shkrirë me identitetin kurveleshas; e Myzeqeja përfshin dhe ca pak hapësira të Fierit. Ja pra, që të qënit “kokë e madhe” në çështje juridike, jo domosdoshmërisht ta jep këtë vlerë dhe në fusha të tjera.

Share This Article
8 Comments
  • ristani eshte ky qe fleet mos i jepni rendesi. ketij kur flet se i duket vetja njeri i rendesishem ketij, me pak fjal kur flasin keta qe ishin ne pushtet varjua se te gjith debila jan o ristan me ka ngordhur gomari i thuaj edehe halimit te vij per qok edhe te japi konferenc shtypi qe fajin e ka veterineri i i ps

  • Te deqJosh e te besosh kete person ,do te thot se je pa tru ne koke! FYTYRA TE TILLA PER NGA VEPRIMET NUK I DUHEN POPULLIT .Mjer populli ke degjon ! Njeri pa karakter e personalitet.Nje njeri qe vetem per sherbetor ja vlen ,pasi ka dhen prova. BURRAVEC E SERVIL.

  • I lini njerezit te shperfaqin te fshehtat qe kane brenda tyre e mandej mileti le t’i vleresoje ‘djemte e tij’ ne kuvend…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *