Një letër e Moikomit për Çamërinë

Ornela

Enver Kushi

” Gjatë muajve mars – prill, kur ishim të mbyllur prej pandëmisë në arkivin tim modest gjeta letrat që miku im i shtrenjtë dhe i paharruar, Moikom Zeqo, më ka dërguar nga janari i vitit 1972 e deri ato të fundit gjatë viteve 1996 – 1997, kur ai me Lidën dhe fëmijët ishte në Amerikë për studime. E mora në telefon menjëhërë dhe i thashë për letrat që kisha gjetur. U gëzua shumë dhe meqë unë po zbardhja ditarin, që kam mbajtur vitin e kaluar për Moikomin që ishte i shtruar në spital, më sugjeroi. që letrat të përbënin pjesën e dytë të librit dhe pjesën e tretë ta përbënin shkrimet e mia për të. Për lëxuësit ë gazetës Dita po publikoj për herë të parë këtë letër që ai më ka dërguar më 25 korrik 1989, ku mes të tjerash ndihet dashuria e tij për Çamërinë, antikitetin e krahinës sonë, tragjëditë çame. Gjithashtu edhe këshillat që unë të merrem më shumë në krijimtarinë time me temën e madhe çame. Moikomi si stjudues, është marrë edhe me antikitetin e krahinës së Çamërisë dhe figurave të shquara të saj. Në krijimtarinë e tij poetike ai ka shumë poezi kushtuar Çamërisë. Mbaj mend kur punoja bashkë me studiuesin Bahkim Kuçuku, që ishte kryeredaktor i gazetës “Çamëria – Vatra amtare”, në numrin 3 të saj, të datës 18 prill të vitit 1991, botuam shtatë poezi të Moikom Zeqos: “Qafa e Botës”, “Lisi i Dodonës”, “Bëj të udhëtoj”, “Nëse”, “Në çdo sy të Jugut”, “Thiamis”, “Baladë Çame për të bukurën”. E ndjej vehten fatlumë, që poezinë “Qafa e Botës”, ma ka kushtuar mua. Këto poezi, më pas, në vitin 2004 u përmblodhën në antologjinë poetike “Eni vjen pej Çamërie”, hartuar nga Ali Podrimja dhe me parathënie të shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare.
Le të jetë botimi i kësaj letre, në 30 vjetorin e Shoqërisë “Çamëria”, një homazh për një nga figurat e shquara të letërsisë dhe kulturës shqiptare, të paharruarin, mikun tim, Moikom Zeqo”.

25.07.1989
I dashur Veri,
S’u takuam në Durrës! Po kur do të takohemi? Të prita se mos vije. Tashmë koha është edhe takim, por më shpesh ndarje. Të ngarkuar me punë(apo me rutinën e punës?) e zhvlerësojmë kohën e vërtetë të bisedës së mënçur. E kështu ikin vitet. Është e vërtetë, se ka një ligj fizik, universal të ikjes(apo ardhjes?) të kohës? Ajnshtajni e beson këtë pa dyshim edhe për ne. Takimi nën kupolën e hamamit të shekullit XVIII, në Durrës do të mbetet unikal. Sepse në dyzetetë vjetor njeriu s’ka qejf ta përsërisë. Nuk po filozofoj. Aspak. Po të përgatis një lloj preface të rrjeshtave mëposhtëm.
Veri, më shkruaj si është Liria? Ç’po bën? A po shkruan?
Lexova shkrimin e A.Isakut për librin tënd. Mirë. Pyetja e tij në fund për ritmet e tua të botimit nuk ka absolutisht asnjë rëndësi. Ka të tjerë që kanë botuar 10 libra e njëkohësisht asgjë. Kurse ti e botove një libër, që quhet libër. Mos rri i ngrirë, as i mugët, as vetëm i trishtuar. Sfidoje gjithçka, duke shkruar ankthin e madh të Jugut, tragjedinë që ti e di kaq mirë, temën tënde të jetës. Mos çaj kokën! Ja vlen gjithçka! Shkruaj për krahinën me emrin e lumit Thiamis. Ç’është ky lumë? Akeronti i ferrit? A është vërtet lumë? Rubikoni I Cezarit? Drini i Lasgushit? Ripyes: A është vërtet lumë? Ah, ah, është dhimbje, dhimbje dhe realiteti I një humbje. Poe s’duhet të humbasë kujtesa! Në asnjë mënyrë. Historia është te plagët e Pirros, te paradokset e Ali Tepelenës, te Zosimea, ku mësuan vëllezërit viganë Frashëri, te ulërrima botëtronditëse (deleve?s’janë dele! Janë gjysëm dele gjysëm njerëz! Më të çuditshëm se kentaurët!), te proza jugore e Kutelit, te Qafa e Botës – aty është piramida e jashtzakonshme e historisë së përgjakur çame. Retë s’janë gjë tjetër veçse fustanella e Osman Takës, kurse kënga e Çelo Mezanit, është eposi në miniaturë, gjaku që rrjedh nga Jetët.
Është një univers I tërë? Duhet ç’gurëzuar, duhet kthyer në art të fjalës, në mesazh. Për ta bërë këtë, duhet diçka TITANIKE. Natyrisht ti je një qënie modeste, s’ke asgjë prej titani. Por duhet të reflektosh patjetër këtë botë jugore tragjike. Patjetër…
Veri, jam në shtëpi, duke studiuar ferngjisht: gramatika po më torturon, më duket se më është shkatërruar të mbajturit mënd mekanik.
Ndërkohë gjeta disa çaste për të të shkruar.
A e ke takuar Llazarin?
Është nga njerëzit e vërtetë që kam takuar në jetë. Takoje përherë atë. Është i shkëlqyer si shok.
Të fala Moikomi.
P.S.
Edhe nga Lida e fëmijët.

Share This Article
1 Comment
  • I nderuar Enver Kushi me ju lute sa na sillni kete shkrim te rralle po e quaj per vete se me kujton historine e jetes ime per Camerine, degjur qe ne femijni, sa te paret shoeke e miq bashkekohes nje jete ne Tirane zura nje familie nga Cameria,;familien e Hamit Kondi, nga Shalesi, mes Tiranes pas luftN.Cl ai lufetar me gjithe djali e pare,Asllan,djali vogel Fiqiri, shok klase me muane shkollen *10Korriku*, deri ne Fakultet te Mjekesise,( fatekqesish ky ndare nga jeta, nje jete mjek nga Fieri ne Tirane.)po e pa harruar me ka mbetur vizita ne Qaf Bote,ne Festen e CAMEVE ne prag te vendlindies tyre,organizuar shkelqyeshem …(Kam shkruajtur per Te)Feste ajo, qe i ve vulen ketu ne Toronto tej oqeani, ne Toronto,njohur miqte e pare,po Camet,nga me te Moshuarit,si NUro Nurua familiarist ketu ne Toronto me histori te rrale,me ate vitin 1944045 drejt stamballit shkaar ku qindra velllezer te tijcame erdhen ne Shqiperi..me te po kaloj une vitin prag te 85 ai,87. *QafBoten*. me ate festen e pa harruar, me lotet e Cameve,kur shikonin Trojet e tyre tej kufirit te pa drejte sot e mbi 100 vjetesh… Faleminderit i nderuar PENE arti dhe per shkrimin e ,kujtim Nga i cili rauaj kujtimet si mesues ne Tirane me te pa harruara deri vitin e fundit te jetes Tij, mes Klubit *Dritero Agoli*Kaluar. me ate, mikut tone te ndier e te pashoq Mojkom Zeqo., I perjetshem Kujtimi Tij.
    Une Vizituar Qaf Boten,sa pare Camerine nga atje e, ruaj si vizite,*TRINITRINE* ne prag te pleqesise,sot nga Toronto qe pre te festoj 85 vjetrori,shkuar ne Dangelline Time Naimjane*.
    Ju faleminderi juve i nderuar PENE ATDHETARI Enver Kushi..me ju jetoj ne Toronto, me mendien ne ATDHE me CAMERI_SHQIPERI-KOSAVE,JETA.
    Nga Tononto,nis leximet e dates sotme 22Janar 2021.

    Toronto 22-01-2021
    Dhimiter M.Xhoga,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *