Nga Arben Duka
Të dashur miq të gazetës “DITA”! Kam marrë me dhjetra mesazhe urimi për krijimtarinë në përgjithësi, po veçanërisht pas botimit të “Vargje për Fanen”, këtij biznesmeni të madh me shpirt të vockël. Këto vargje u shkruan pas urdhrit të tij absurd dhe inatçor për mospublikimin e “DITËS” në “Njuz 24”.
Mesazhet transmetojnë dashuri, mbështetje dhe solidaritet. Kjo punë e Fanes ra në sy, mbasi emisioni i Bashkim Hoxhës është shumë i ndjekur, por realisht, si me një marrëveshje të heshtur, ne nuk na publikojnë as disa ekrane të tjera “serioze”. Fanen dhe e mirëkuptoj, por “Topin” kurrësesi. Unë vetë e kam marrë disa herë në mbrojtje “TOPIN” për përballjet që ka pasur me qeverinë “Berisha” dhe “TOPI” i ka transmetuar gjithmonë këto vargje tek “FIKSI” pa lejen time dhe të “DITËS” në shkelje të së Drejtave të Autorit, por ne nuk jemi ndjerë për hir të qëllimit të përbashkët. Aty s’mungojnë asnjëherë “RD” dhe “55” dhe mirë bëjnë që i publikojnë, por qëndrimi ndaj nesh është provincial dhe mosmirënjohës. Këto pengesa ne na bëjnë më të fortë dhe më të ndërgjegjshëm për misionin që i kemi vënë vetes. Dhe realisht ne po rritemi çdo ditë, pamvarësisht dashakeqëve. Kjo vjen ngaqë ne kemi profil të qartë dhe të spikatur, dhe se gjer më sot nuk kemi botuar asnjë mini gënjeshtër dhe kështu do jemi dhe nesër, pasnesër e gjithmonë. “DITA” dhe drita janë një.

Top Channel ndjek interesa te caktuara, pavaresisht oponences qe i ben Berishes. Te shohim se si do te konfigurohen mediat me ardhjen e se majtes ne pushtet. Uroj suksese per gazeten DITA.