Një letër për Albin Kurtin

redaktor

Letër e nënshkruar

Rrok Likaj, Lezhë.

 

Unë kam njohur Albin Kurtin e parë, atë heroin shqiptar (kosovar), që student doli hapur kundra politikës serbe dhe përkrahësve të kësaj politike nga disa kosovarë, përkrahu dhe ndihmoi UÇK-në dhe kontribuoi për çlirimin e Kosovës. Ai që organizoi lëvizjen “Vetëvendosje” dhe në program të saj vuri bashkimin me Shqipërinë në një të ardhme të afërt. Ai që ka kritikuar dhe demaskuar me të drejtë LDK-në dhe Isa Mustafën si udhëheqës i kësaj partie. Ai që është zotuar për shtet demokratik atdhetar kosovar shqiptar, atë që ka kritikuar qeverinë e Thaçit dhe vetë Thaçin për korrupsion dhe politikë që i shkon për shtat Serbisë. Ai që ka kërkuar të udhëheqë bisedimet Kosovë-Serbi, atë Albinin e zgjuar. Jam i habitur, kam pasur besim të plotë se Albini i parë është metal i pastër, si platini që nuk ndryshket dhe nuk ndryshon përmbajtjen, në çfarëdo moti dhe kohe.

Pra ti Albin i dytë, pse e prish punën dhe zotimet e Albinit të parë? I dashur djali jonë Albin! Unë jam i çuditur se pse ti djalë i zgjuar nuk konsultohesh dhe nuk pyet profesor Rexhep Qosen, ai është gur i themelit shqiptar, ai ka dhënë prova të pamohueshme për mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës dhe kombit shqiptar. R.Qosen e kanë anashkaluar dhe nënvlerësuar Rugova, pasardhësi Isa Mustafa dhe Sali Berisha. Sigurisht sipas porosisë së Millosheviçit. Kthehu te Albini i parë!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *