Letër e nënshkruar
Rrok Likaj, Lezhë
Të nderuar drejtues të gazetës Dita! Edhe pse jam i moshuar, rreth 90 vjeç, me kënaqësi e lexoj gazetën Dita, e cila kritikon me shumë të drejtë duke goditur me fakte konkrete shkaktarët që sjellin pasojat.
Kam dëshirë t’i drejtohem zotit Bedri Islamit. I dashur Bedri! Nuk ju kam takuar që në moshën dy vjeçare, por duke lexuar shkrimet tuaja, mësova se jeni djali i shokut tim të luftës dhe të punës, të paharruarit Zenel Islami. Puka e ka dashur Zenelin si djalin e vetë, sepse Zeneli ka kontribut të veçantë për arsimimin e pukjanëve, si dhe përmirësimin e jetës së tyre. Çlirimi i Shqipërisë Pukën e gjeti thuajse tërësisht analfabet, me pak shkollë. Gjendja ekonomike ishte mjaft e vështirë, shtëpitë e fshatarëve ishin thuajse kasolle, edhe qyteti i Pukës ishte mjaft i pazhvilluar, i ndërtuar kryesisht me barake prej dërrase.
Për kontributin që ka dhënë Zenel Islami në zonën e Pukës, për asnjë arsye nuk duhet harruar. Zenel Islami, qe prej shume viteve, me miratim unanim te te gjithe keshilltareve, eshte shpallur qytetar nderi i Pukes, vendlindjes se tij.
I dashur Bedri, theksoj se prindërit tuaj kanë qenë njerëz të nderuar dhe nëna juaj i përket një familjeje të nderuar e të respektuar në mbarë Shkodrën dhe më tej, siç janë familja Gjylbegu, të mirënjohur në Shqipëri. Zoti Bedri, kemi respekt të veçantë për ju, sepse ashtu si edhe babai juaj, po i kontribuoni me patriotizëm, mençuri e vetëmohim çështjes së madhe kombëtare shqiptare. Shkrimet tuaja në gazetën Dita kanë bërë jehonë në mbarë popullin, sepse ju shkruani me realizëm, me vërtetësi. I dashuri Bedri, dëshira ime më e madhe është që të të takoj dhe të njihemi nga afër, të çmallemi me djalin e shokut tim të hershëm. Me shumë respekt, Rrok Likaj, Lezhë.

Pse pukjan qenka.Po nuk thon kot a je i marr e je prej Puket.Apo o pukjan dorzoje lopen ,kurr per te gjalle pasha Zotin.Ti Rrok ne fakt e pate dorzuar se ishe komunist.Hiqu more Rrok politikes se je ne prak vorrit.I perjetshem kujtimi juaj.
Kush kerkon ti beje varrin tjetrit bie vet brenda…!
Prandaj kujdes Mark Ujku !
Oooooo Mark, mbete budallë tanë jetën more qyqar.
Po si nuk u bane njeri; as në Shqipni, as në Angli! More dukagjins i marrë, qi t’ka hedhë salehi trutë e gomarit. Uh, të dektë ora për femën!
Bukur,shume bukur kjo leter. E shkruar me ndjeja !
Bravo Rrok likaj! Një letër e shkruar me shume dashuri dhe mirenjohje! Nderime!
kastriot:Edhe ju pukjan,po me sa duket prej Aprripetet te pa nafak qe hana e dielli te bien bythprap.Shko e ruaj dhit atje ne male se po ti han ujku.
Z.Bedri Islami ,meriton nje respekt te vecante per kontributin e tij ne momentet kritike te popullit shqiptar .Dhe ne Kosove njihet si nje nga personat kryesore ne clirimin e saj.Para disa kohesh ,duke pare hezitimin e qeverisa Rama ne denimin e korupsjonit ,i kam bere nje thirje per te krijuar nje parti politike dhe mendoj qe do kishte shume mbeshtetje,vecanerisht nga shtresa intelektuale ! Te njejtin mendim kam dhe tani !