Një letër z.Venizelios që vjen në Tiranë

anazapta

Ministri i jashtëm grek, që është njëkohësisht dhe kryetari i PASOK-ut, është deklaruar nga pala jonë se vjen në Tiranë pas marrjes së pushtetit nga qeveria e re. Mirë se të na urdherojë! Në media u fol se, veç të tjerash, çeshtjet e njohura që ka në axhentën e tij zoti Venizelios janë “pakënaqësitë me mospërfshirjen e minoritarëve në qeverinë e re” si dhe “rishikimi i çështjes së marrëveshjes detare”.

Zoti Venizelios si i ri dhe përparimtar uroj të na urdhërojë më së fundi si një mik i shqiptarëve dhe të ulemi e të flasim për çështjet e përbashkëta ashtu si dikur njëherë e një kohë kur na u desh të mëvetësoheshim që të dyja palët nga Perandoria Osmane dhe popujt tanë u ngritën të bashkuar dhe fituan fillimisht Pamvarësinë e një pjese të vendit që zoti Venizelios është Ministër i Jashtëm. Popujt tanë i ndan e i armiqëson vetëm politka dhe intrigat që lozen nga kjo e fundit. Është koha që zoti Venizelios të mos vijë në Shqipëri më me axhenda që dhe ai vetë e di që nuk qëndrojne në asnjë pikë të shkencës së historisë.

Sigurisht që zoti Venizelios është njëri nga njerëzit më të ditur të Greqisë (flas nga përvoja si emigrant në Greqi) ndaj ai e njeh me detaje dhe “Manifestin e djemve të heronjve, Shehut, Bocarit, Xhaveles”, gjithashtu dokumentet e dhjetra përshkruesve të Greqisë deri ne fund të shek. 19 e në fillim të shek. 20. Nga këto vepra që zoti Venizelios i njeh, është ndërtuar një hartë me fshatrat arvanite në Greqinë e Jugut, pa llogaritur këtu arvanitët nëpër qytete.

Harta është botuar nga Dimosteni Liksothu….. dhe është një punim i mirëfilltë i bazuar në dokumente. Këto fshatra arvanite nuk njohin shkrime e këndime të gjuhës mëmë por ishin aty më 1821 dhe bashkë me Çamët e Sulit e Çamerisë, u ngritën dhe i dhanë pamvarësinë Greqisë.

Duke lënë mënjanë arvanitët në Luginën e Evros dhe Maqedoni e ishujt përballë, po i kujtojmë zotit Venizelio “gjenoncidin çam” dhe njohjen e tij nga pala greke e cila është kaq shumë e interesuar “për të drejtat njerëzore”. Kush më shumë se zoti Venizelios, që është një nga formuluesit e shumë ligjeve në Greqi, mund ta njohë më mirë Kushtetutën e parë Greke, Trizini 1827 e botuar në disa libra grekë në kohë të ndryshme por ne këtu po përdorim vetë linkun e Parlamentit Grek (paligenesia.parliament.gr) me titull “Arqia tis Ellinikis palligjenisias” f 651,652. Pika 6 thotë: Grekët janë: a. Banorët vendas të territorit grek që besojnë në Krisht”. Kreu II, pika 4: “Territori Grek është sa kanë marrë e sa do marrin aremet nga dinastia otomane”

Dhe ju zoti Venizelios e njhni shumë mirë se në territorin grek ka arvanit, çamë ortodoks, sllavë e pontë të cilët flasin gjuhët e tyre dhe ju s’jua njihni të drejtat elementare njerëzore por i quani dhe ata grekë ashtu siç po veproni dhe me shqiptarët ortodoksë të cilët pasi i ushqeni me para e pensione i përdorni si minoritarë për të zhvatur akoma pjesë nga “territoret greke” të ish-Kushtetutës suaj të famshme të 1827. Miqtë nuk vijnë në shtëpi për të rivjedhur atë për të cilën Kushtetuta jonë ua ka dhënë përgjigjen (edhe pse jam i vetëdijshëm që ju si shtet kurrë nuk do hiqni dorë nga vjedhjet me këto mënyra). Dhe kur fukarai të ngrejë kokën e t’ju kërkojë të drejtat e tija, ju do bllokoni “burimin” drejt Evropës. Por për sa kohë do vazhdoni akoma kështu zoti Venizelios?

 

Letër e nënshkruar: Altin Kocaqi

 

Share This Article
5 Comments
  • bravo keshtu flet qytetari i mire pa pasion pa paragjykime ,me ndjenje te larte qytetare me dashuri per vetveten dhe shoqerine ,,gjithecka brenda regullave dhe ligjeve nderkombetareky eshte qyteterimi evropian i cili duam te veme,,,,,,,,,,,faleminderit ,,,,altin

  • Kryeministri i ardhshem,duhet te jete sa me transparent ne takimet e pritshme me perfaqesuesit te Greqise,pra takimi te behet ne prani te mediave e te transmetohet direkt.Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane vdekur,keshtu ai nuk duhet te kete konceptin e Rilindjes por te Rimekembjes ne bisedat me te huajt.Faktet te shumta deshmojne se te tjeret jane borxhli ndaj Nesh.Nga menyra se si do te te mananzhoje marr-dheniet me Greqine,varet shume edhe cilesia dhe jetegjatesia e ekipit te tij qeverises.

  • une nuk kam besim te edi rama se ai do ginjehet me evron na greku , ne fillim kush do qe vjen ne qeveri ata vin shqera dhe pastaj behen dera keshtu do dolle dhe me edin .ai po esht trim dhe e do vendin e tij kur te vijn ministri i jashtem greq qe te bej bizetime duhet qe gazetaret te jen ne prani te bizetimeve dhe te jet drejt per drejt qe te shikohet na populli shfar bizete te behet po bizetojn kok me koke atere edi esht i shitur kem e koke te greqia dhe do filloj urejtja daj tij ,ai e ka ne dor o do mari madhkimin e njezve o do falenderohet na populi

  • Nje leter e drejtuar si politikisht, historikisht, por edhe ne menyre dinjitoze mos te vazhdojne te kerkojne akoma ato qe s’u takojne. Intelektuale te tille i duhen vendit tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *