Një lexues, letër Lu-së

redaktor

E nderuara Dita! Një mesazh për z.Lu, ambasador i vendit adhurues të shqiptarëve për rreth 100 vjet. Amerika është vend i madh dhe botë e lirë, por ju po tregoheni i vogël në shërbimin ndaj saj. Duhet të kuptoni se lëshimet që po i bëni Berishës për reformën në drejtësi zhvlerësojnë angazhimin tuaj si shqipfolës. Lutem, sillni në kujtesë veprimet dhe sjelljet e Berishës me të gjithë paraardhësit tuaj me përjashtim të Rajersonit. Tani Berisha po tallet me ty, po tallet nga lëshimet tuaja me këtë popull që ka mbetur në duart e këtij sharlatani. Këtij njeriu ky vend dhe ky popull i ka parë vetëm sherrin për 25 vjet dhe vazhdon vetëm t’i bëjë keq këtij vendi. Reforma në drejtësi kërkohet nga populli, pasi politikanët i kanë zgjidhur problemet e tyre dhe këtu ju duhet t’i vini kufirin tek thana këtij njeriu që po ju injoron dhe ju si përfaqësues i një vendi të madh. Berisha e di mirë se u ka borxh shqiptarëve dhe nuk jua paguan dot se janë shumë të rënda, por me sa duket ju nuk i keni kuptuar, por këtë e kanë treguar shqiptarët në kutitë e votimit në 2013 e 2015-ën, për të cilat jeni në dijeni. Ndaj si shqipfolës, ju lutem shumë, kuptojeni shqip këtë popull. Mos u trembni nga Berisha, një kundërshtim i juaji dhe ai fut bishtin në shalë dhe struket në koliben e vet se nuk është aq trim sa të kundërshtojë vendin tuaj aq të madh. Ndaj veproni në shërbim të këtij populli shumë amerikandashës. Reforma e shumëpritur në drejtësi të miratohet që ky popull të çlirohet nga padrejtësitë e të radhitet si çdo popull europian.

 

Letër e nënshkruar,

nga Pjetër Bubaj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *