Një libër i veçantë për Shëngjergjin

redaktor

Ditën e dielë 25 shtator 2016 u prezantua libri i Sefedin Rroshit “Tamad(h)ea e Perëndive, Shëngjergji i Shenjtorëve”. Në këtë aktivitet morën pjesë intelektualë nga Shëngjergji dhe nga Rrethi i Tiranës. Për të pranishmit i pari e mori fjalën Qerim Toci, Kryetar i Shoqatës Atdhtare Patriotike të Shëngjergjit “Gavril Dara i Riu” i cili e vlerësoi përshkrimin që i bëhet vlerave historike, etno-kulturore dhe të drejtave zakonore të krahinës së Shëngjergjit.

Pas tij redaktori i librit Avni Alcani, restaurues arkeolog i njohur nga krahina fqinje e Çermenikës vlerësoi gjithashtu përshkrimin që i është bërë gjeografisë së krahinës, peisazheve  të mrekullueshme me lumenjtë, përrenjtë, shpellat, malet, pyjet, luginat që autori i përshkruan me kopetencë dhe profesionalizëm.

Gjurmët e kësaj krahine i gjejmë që nga lashtësia, antikiteti i vonë dhe mesjeta. Ndryshe nga studime të tjera që përfshijnë periudhën nga koha e Skënderbeut, autori në studimet e tij përfshin edhe prehistorinë. Mbështetur në memorjen e shkurtër të Gjon Muzakës aty gjejmë informacione se në mesjetën e vonë krahina e Tamadhesë dhe ajo e Çermenikës kanë qenë nën sundimin e familjes së njohur feudale të Arianitëve. Në vitin 1467 në regjistrimin e dytë osman janë regjistruar banorët e parë të Shëngjergjit.

Vënd i veçantë i kushtohet 60 figurave më të ndritura të Shëngjergjit si 4 rektorë, 9 profesorë, 2 aviatorë, 2 mjeshtra sporti, disa doktorë të shkencave, dhe persona të tjerë qe kane ngritur lart emrin e Shëngjergjit kudo ku jetojnë e punojnë. Diskutantët si Bajram Kaloshi, Sejfulla Shtëpani, Halit Distafa, Ismail Beka vlerësuan punën e autorit dhe ngritën lart vlerat që ky libër ka për gjithë krahinën e Tamadhesë, Shëngjergjit të sotëm. Vlen për t’u theksuar puna e autorit si historian, arkeolog, gjeograf, pedolog, petrograf ku veç Shëngjergjit në libër ceken dhe krahinat fqinje të Benës, Martaneshit e Çermenikës. / Jetmir Hysa

Share This Article
1 Comment
  • ME JU dhe arritiet TUAJA- jetoj .
    Miq e bashkekohes te “TAMADHESE”.

    Me gezojne si gjithnje,njoftimet e arriteieve ne ato zona, si “TAMADHEJA” Shegjergi koheve te rrja),pse jo dhe “BENDA”si binjake,jetuar e punuar ne vite e “havit” cilesor te pas clirimit, sidomos ne Arsim dhe emacipimin e shoqerise, me kulturen paresore,,qe dihet, transformimet ne ate zone lane gjurme.
    Nuk e kam lexuar ate liber po sa lexova shkrimin e me siper e mes tij, emra te njohur,si Dr Halit Ymer Distafa, me imponojne te ju jap pershendetie e suksese,autorit sa kontributoret ne realizimin e atij vellimi,qe eshte nje kontribut per ate zone sa per vendin se nga PJESA behet e TERA.
    Njihet thenia:”NXENESIT ia kalojne MESUESIT se jane e REJA…”
    Suksese e me te tjera botime te atyre zonave paraprirese te zhvillimit shoqeror.mes vteve –60-t punuar aty, ne sektorin e Arsim Kultures, ga kam kujtime mbreselenese, vecanersht nga BREZI qe na la stafeten, Ndiese pacin: nga Zanel Hala, ani se autodidakt.me shoket e atyre viteve,me te ndieret e familieve pararoje Shtepani, Distafa, Roshi,Trimi,Balla, Kamberi e Tusha ne Shengjin apo Koci,Hoxha,Kacerri, Sina,Hysa, Troci etj.se kane kaluar vite,pa shkuar e mare erren e atyre livadheve e Malit me Grapo apo MCEKUT si i thirnin vendasit me ato burime maje mali…
    Keq me vjen braktisur ajo zone si kudo malsia me fsahtrat e shqiperise,qe e di do ta KERKOJNE po NUK do TA GJEJNE.
    Ktheni syte nga vendlindia o njerez te mire,si ka bere ne DERIE ,(pos te tjere,sa degjuar), bashkeshorti i “pionires”se punonjesve te shendetesise nga Selita Malit,,Rabie Nela.).Te me falin ata qe nuk i permend sa per vendin dhe se sot jam 80 vjecar..sidomos Vakumonasit nje muaj punuar si mesues,shkolla prishur nga dimri(1966),dhe i ndieri,(Kerciku mos gaboj) Hoxha i fshatit, dhuruar shtepine e tij sa ndertuar,per shkolle.Ai ndiese paste e pasardhesit shendet e miresi.Miresi pacin Vakomanasit, vendosur ne Katund te Ri (Yrshek), vite te tera me ta,une mesues e drejtor shkolle.). .
    Miresi paste cdo shengjeragjas e me AMANETIN:
    “Bjerini botes ane e mbane po mos e harroni VATANE”!

    Ish mesues sa drejtues i kujltures, mes viteve -60t

    Me falni se jam i mallengjyer, e s’gjej fjale tu, tregoj dhimbiet.(aktualisht tej oqeanit tek nipa e mbaesa,sa gjithe basjkeatdhetare takuar) Drejtorit tim te pare te nderuariT M. kamberi i uroj pleqeri te mbare sty mes Tiranes tek “Kafe EUROPA”pire kafen me shoke e miq qe i pershendes te gjithe.Ma perqafon Xhevahir Spahiun; DOBESIA jo vetem e IMJA..
    Embelsia lihet per ne fund:
    Urime dhe sukses Sefedin Rroshit sa tere atij fisi..
    Me dhimbie e mall emigranti.

    Toronto 27-09-2016 Guri Naimit D.(Dh. Xhoga)

    • Ne kete liber te Sefedin Rroshit, jane takuar dhe bere njesh te gjithe: perendite, shenjtoret, himni per historine, njeriu, natyren, banesat, menyra e te jetuarit dhe arsimuarit.
      Ne liber krahas shtjellimeve gjen edhe mundesi burim informacioni, çelsin per kedo qe kerkon te dije apo te beje gjurmime e studime ne disa fusha.
      Faleminderit Din per kenaqesine dhe informacionin qe me solli libri juaj!
      Urime nga Enver Dorda
      11 Tetor 2016

  • Ne kete liber te Sefedin Rroshit, jane takuar dhe bere njesh te gjithe: perendite, shenjtoret, himni per historine, njeriu, natyren, banesat, menyra e te jetuarit dhe arsimuarit.
    Ne liber krahas shtjellimeve gjen edhe mundesi burim informacioni, çelsin per kedo qe kerkon te dije apo te beje gjurmime e studime ne disa fusha.
    Faleminderit Din per kenaqesine dhe informacionin qe me solli libri juaj!
    Urime nga Enver Dorda
    11 Tetor 2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *