Një libër me lëkurë njeriu

anazapta

Në bibliotekën e Harvardit është gjetur një libër i mbështjellë me lëkurë njeriu. Libri mban titullin “Des destinées de l’ame” (Fatet e shpirtit), i poetit francez Arsène Houssayeè, i botuar në vitin 1880.

Vetë universiteti ka kryer të gjitha analizat, të cilat kanë vërtetuar atë çka vetë autori ka lënë si shënim në një faqe te librit. “Nëse e sheh me vëmendje, dallon poret e lëkurës. Një libër për shpirtin meriton një mbështjellje njerëzore”, thuhet në shënimin që autori i ka bërë një mikut të tij, që i ka dhuruar librin.

Lëkura mendohet se është marrë nga pjesa e shpinës së një gruaje të sëmurë mendërisht, e cila ka vdekur si pasojë e një iktusi. Praktika e kapakëve të librave me lëkurë, e cila sot tingëllon makabre, kohë më parë konsiderohej si diçka normale. / La Repubblica /Përgatiti: Gazmira Sokoli

1

2


lekure

Share This Article
4 Comments
  • Sa do të më pelqente dhe mua të kisha një liber te tillë me lekurën e saliut ose te jozit? Jo, hoqa dorë! Po sikur te kuterbojë “erë shpellë” kush e duron? Do te dyndeshin per ta pare ate liber gjithe shpellaret e botes e do te detyrohesha te arratisesha!?

  • Ky liber i takon Turkofagotit , eshte bere me lekuren e stergjyshes se tij , mongoli Osman Sulltani e perdorte per qejf ne harem kete fatkeqe si dhe stergjyshet tona ballkanike por keta te Oksidentit paskan qene me te pa ngopur , mire qe benin qejfin por si shperblim i ripnin dhe lekuren per kapak librash , e tmerrshme sa vandale keta qe predikojne udhen e zotit me keto krime , se fundi ndjehem i qete nga kthetrat e religjoneve si ateist .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *