Dërguar me sms
Në numrin e redaksisë
E nderuara DITA! Paketa ligjore e ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi më në fund u kalua. Të shpresojmë që të jetë një fillim i mbarë! Kam dëshirë që t’u kujtoj lexuesve të nderuar të DITËS, një llogari të thjeshtë për të ardhurat e gjyqtarëve. Sikur për 25 vjet të kenë patur rrogë mesatare mujore prej 1 milion lekësh të vjetra dhe të mos kenë konsumuar asgjë për të jetuar, nuk mund të kenë më shumë se 200.000 euro. Nga i gjetën vilat, pallatet dhe milionat? Kjo vlen për të gjithë ata që paguhen nga buxheti. Llogaritë janë të thjeshta dhe populli që ata e konsiderojnë si bagëti di t’i bëjë mirë. Përsëri Gjin Gjonët do të na japin drejtësi? Prsh. Nga Durrësi.
