SHBA-ja dërgoi sot një luftanije patrullimi në territoret në afërsi të një ishulli pas mosmarrëveshjeve për sovranitetin në Detin e Kinës Jugore, duke ngjallur indinjatën e Pekinit, i cili e denoncon si një akt flagrant në shkelje të ujrave të tij territorialë.
Kjo patrullë vijon pas disa të tjerave të të njëjtit lloj, të kryesuara nga SHBA-ja, në emër të lirisë së lundrimit në ujërat e pretenduara nga Kina si edhe nga disa shtete të rajonit.
Anija, një multi-funksionale shkatërruese, raketë-lëshuese Wilbur është afruar në një zonë rreth 12 milje nga ishulli Triton, në arkipelagun e ishujve Paracels, bëri të ditur në një komunikatë një zëdhënës i Pentagonit, kapiteni i anijes Jeff Davis.
Për SHBA-në, ky veprim shërben për të kundërshtuar përpjekjet e tri vendeve të cilët kanë pretendimet e tyre për ishullin nga ana e (Kinës, Tajvanit, Vietnamit) për të shtrënguar aktivitetet e lundrimit duke kërkuar leje paraprake ose një kërkesë të së drejtës së kalimit, theksoi zëdhënësi.
