Teksa frika për përdorimin e armëve bërthamore intensifikohet, ekspertët kanë vlerësuar se algat e detit janë çelësi për mbijetesën e racës njerëzore në rast të një fatkeqësie të madhe.
Një ekip ndërkombëtar studiuesish ka krijuar një udhërrëfyes që do të ndihmojë banorët e tokës t’i mbijetojnë një sulmi të tillë.
Sipas tyre, ajo e cila mund të çojë në pasoja fatale për planetin, nuk është vetë shpërthimi, por ndikimi i tij në të mbjellat, raportoi Express.co.uk.
“Ne po përpiqemi të promovojmë gatishmërinë, një kulturë e përgatitjes së institucioneve, qeverisë dhe kompanive për një lloj katastrofe globale që është lënë pas dore”, tha Juan García Martínez, nga Aleanca për të ushqyer Tokën në Fatkeqësi.
Menjëherë pas ndodhjes së katastrofës, akademikët vërejnë se njerëzit do të vareshin shumë nga ushqimet e ruajtura dhe të trashëguara, si mallrat e konservuara.
Ata vlerësojnë se bota ka furnizime të cilat do të shterohen me shpejtësi në rast të një fatkeqësie bërthamore. Peshqit, të cilët ka të ngjarë të zgjasin më shumë se kafshët në tokë, duhet të shfrytëzohen menjëherë.
Për lëndën ushqyese, ekspertët rekomandojnë që të instalohen ferma me alga deti, pasi alga kërkon pak diell dhe është një ushqim që nuk preket nga rrezatimi.
Alga e detit është e pasur me antioksidantë dhe përmban disa vitamina duke përfshirë A, C dhe E, së bashku me pigmente mbrojtëse.
Ajo gjithashtu përmban jod, që është një lëndë ushqyese kryesore që kuron ndikimet më të këqija të rrezatimit bërthamor në organizmin e atyre që do arrinin të mbijetonin.
a.m/dita

Studim krajoz per ata dijetar qe nuk e dine se cfare pasoja shkakton arma atomike
Tani duhet te behemi perseri peshq, boll ishim njerez!
Cfare dreqin predikojne keta autore artikujsh te cofur. Nje lufte berthamore shkakton zhdukjen e jetes ne toke. Mjafton 100 bomba atomike per te shuar jeten njerzore ne toke nderkohe qe ne bote ekzistojne rreth 20.000 bomba nukleare. Ata shume pak qe mund te shpetojne kur te dalin nga bunkeret do te shohin nje planet radioaktiv qe ska burre nene ti rezistoje. Njeriu shuhet njehere e pergjithmone. Prandaj poltikanet e botes duhet ti vene gishtin kokes. Po kujt i thua jane pjerdhur te gjithe nga trute e kokes. “Vetem ne shqiptaret kemi lidera perse mbari si rama berisha meta and conpany” ha ha ha cfare gallate jane keta tanet
Ushqimi me i mire eshte kerpudha e zeze e cila ka formen e shperthimit atomik, mjafton 2 kerpudha te hahen esell ne mengjes dhe nuk ka se cte ben bumja atomike. Duhet stimuluar kjo specie sidomos ne lushnje dhe ne kavaje, pasi eshte toka qe e rrit me shpejtesi kete lloj kerpudhe.
Do hane mut