Një manastir ka përsosmëri,
ka dashuri të plotë vllazërore,
në manastir s’ka makutëri,
dhe kurthe të racës njerëzore.
Një manastir ka përsosmëri,
paqe të pafundme qiellore,
në manastir nuk ka djallëzi,
po bota jashtë është djallëzore.
Një manastir ka përsosmëri,
jeta lëviz si orë e magjishme,
aty s’lufton askush për pasuri,
por bekohet buka e përditshme!
Një manastir ka përsosmëri,
aty kokulur ecën dituria,
po jashtë ka kob e babëzi,
sa bota vetë lëviz nga babëzia.
Kam një adhurim të pakufishëm
për murgjërit me dituritë shekullore,
askush nuk do të bëhet i lavdishëm,
mallkim i madh i racës njerëzore.
Janë shumë që duan lavdinë,
para e pushtet medoemos,
për këtë e shtypin vegjëlinë,
dhe e bëjnë jetën një kaos.
Në manastir ka paqe sublime,
aty asnjë vlerë s’ka paraja,
po në qeverira bëhen krime,
krime dhe hatara të mëdhaja.
Në manastire s’ka vlerë pasuria,
tjetër pasuri veç Zotit ata s’kanë,
porse jashtë copëtohet njerëzia,
mbasi Zot të vetëm ka paranë.
Pasanikët Zotin vetë e tallin,
dhe nuk dinë aspak se qeshte pendimi,
dhe paraja-një shpikje e djallit,
është në themelin e çdo krimi.
Se paraja krejt të transformon,
dhe pse kur e ke ndihesh më burrë,
por paraja krejt të robëron,
dhe nga kthetrat s’të lëshon më kurrë!
Ësht’ si vrimë e zezë babëzia,
sa dhe miliardi duket kot,
për ta shtuar vritet njerëzia,
para asnjë krimi s’ndalet dot!
Babëzia s’do t’ia dijë për ligjet,
ligjet dot nuk i bëhen frerë,
dhe ta dijë se në ferr do digjet,
babëzia s’ndalet asnjëherë!
Babëzia në të gjithë planetin,
ka në fakt parametra fiks,
po në çastin që merr dhe pushtetin,
nuk ësht’ tmerr-po apokalips!
Në manastire ka shume barazi,
edhe kushte krejt të barabarta,
por jashtë bota ka shumë barbari,
barbari nga qarqet më të larta.
Asgjë mos besoni verbërisht,
Se s’shikon asgjë kur je verbuar,
Por kjo botë ku lindëm rastësisht,
është pa zemër dhe e deformuar.
Ajo është aseti i hajdutëve,
ky ka qenë trendi i përjetshëm,
ajo është parajsa e makutëve,
dhe e qelbanikëve të pushtetshëm.
Para syve e kemi matricën,
që nuk ka ndryshuar mijëra vjet,
Ku pakica rrjep e rrjep shumicën,
dhe e mban të shtypur me çdo mjet!
Se makutët bëjnë aleanca,
ushtarake edhe politike,
por unë them-jo nga injoranca,
për të mbrojtur pasuritë biblike.
Manastirin si pikë referimi,
nuk e mora kot në këtë rast,
se ai dhe rendi-njerëzimi,
qind për qind janë në kontrast.
Manastirin si pikë referimi këtu
nuk e mora kot së kotit,
se pret bota edhe njerëzimi
që të vijë Mbretëri e Zotit!
Dje dhe sot edhe kurdoherë,
atë mbretëri e kemi pritur,
duke shpresuar se drapri do bjerë,
dhe do shembet çdo i babëzitur.
Po nëse vonohet Perëndia,
s’mund ta lëmë botën siç e gjetëm,
mund të ngrihet vetë vegjëlia,
të ndryshojë fatin edhe jetën.
Realisht po flas për rebelimin,
mbi makutët dhe mbi babëzinë,
që mund ta ndryshonte njerëzimin,
dhe njeri do bënte njerinë!
Ju kuptimin tim të poezisë
si të doni e interpretoni,
po dhe Mbretërim i Perëndisë
është njëlloj si revolucioni!
Arben Duka

Si perhere mendja brilante e Arben Dukes shpreh ne vargje problemet uleritese qe po perjetoon njerezimi.E ashtuquajtura bote moderne ka vec makuteri.Zoti i mallkofte !
Përgjithësisht jeta në një manastir funksionon kështu: Murgjit mblidhen nëntë herë në ditë për të lexuar detyrën hyjnore (orët kanonike) dhe për të kremtuar meshën. Orët kanonike janë tetë, dhe korrespondojnë me ndarjet e lashta të ditës të vendosura nga grekët dhe romakët. Dita e murgut fillon shumë herët në mëngjes, midis orës një dhe tre të mëngjesit, varet sipas stinëve. Sapo ngrihet, murgu shkon në kishë për lutjen e natës; ai pastaj i përkushtohet leximit të Biblës dhe veprave të tjera hyjnore, derisa vjen koha për të recituar lavdërimet.
Anëtari i një urdhri fetar që rri në një manastir, bën një jetë prej asketi. Njerëzit në jetën e përditshme, në ndryshim nga murgjit, nuk bëjnë këtë lloj jete të mbyllur, por punojnë, krijojnë shoqëri me njerëz të ndryshëm me bindje jo medoemos të njëta fetare apo politike, martohen, krijojnë familje, pra marrin përgjegjësi përsipër, përgjegjësi sociale apo ekonomike e ligjore. Janë pikërisht këta njerëz që çdo ditë orvanten e mundohen të mbijetojmë në këtë botë të egër të pamëshirshme, përpiqen të plotësojnë nevojat e tyre duke përdorur burimet e pamjaftueshme për të gjithë. E për këtë duhet të derdhin djersë jo vetëm fizikisht por edhe të arsyetojnë mendërisht. Përballen me lloj lloj vështirësish, problemesh dhe sakrificash. Po sikur një ditë e gjithë bota të vendosë të bëjë të njëjtën jetë si murgjit, a do ishte e mundur ekzistenca e të gjithëve pa punuar e pa prodhuar asgjë? JO. Si do e siguronim bukën e përditshme? Me frymën e shenjtë?! Me këtë logjikë kthehemi te përralla e Edenit, kur Zoti na lë ca pemë me fruta atje në kopshtin e izoluar si manastir, dhe bëjmë një jetë pa kuptim, duke diskutuar çfarë? Sa e bekuar ishte molla, apo sa e madhe ishte gjethja e fikut? Njeriu është qënie me nevoja, të cilat janë: 1-Nevoja fiziologjike për ushqim dhe veshje, 2- nevoja për strehim dhe siguri, 3- nevoja për shoqëri, 4-nevoja për realizim, 4-Nevoja për vetëaktualizim. Jeta e njeriut nuk është thjesht ha një copë bukë përditë dhe lutu tërë ditën për ta bekuar. Zoti Duka, nuk e ka provuar ndonjëhetë të jetë murg, madje mbron akoma sistemin kriminal komunist që persekutoi e vrau edhe klerikë, e tani bën si fetar i madh. Mallëngjimi i tij nga kjo “mrekulli” manastirore është tamam si të qash me lotë krokodili. Krimet dhe persekutimet e komunizmit nuk i kanë vuajtur poetët servila të diktaturës, ata kanë qënë rehat në “kolltuqet” e tyre. Të mbrosh komunizmin dhe të të bësh njëkohësisht si fetar i mrekulluar me manastirin, është të bësh lojë të dyfishtë, përgjithësisht është karakteristikë e njerëzve të dobët që e mbajnë mirë me të gjithë llojet e pushteteve, qoftë ky pushtet fetar, politik apo ekonomik, këta janë njerëz që nuk kanë bindje, por i binden pushtetit, e nëse pushteti politik heq fenë atëherë janë dakord. Mqs liria fetare ekziston dhe është burim votash e shpeshherë parash, atëherë bëhen lepe peqet e radhës. Një poet i vërtet merret me problematikat, dhe jo me propagandën e komunizmit, propagandën e rilindjes apo të fesë!
Shënim: O poet Arben Duka! Di gjë ti ku i gjen paratë Elvis Naçi që është milioner? Po Baba Mondi bektashiu që ble spitalin e Naçit? Këta fetarë, për çfarë luftojnë, për bukën e përditshme apo për të grumbulluar pasuri? A është kjo babëzi? A ke folur ti zoti poet për këta lloj klerikësh dhe allishverishet e tyre? S’besoj! Atëherë këto vargjet e tua për murgjit janë thjesht furça propagande sepse ti nuk ke asnjë lloj boshti idiologjik, fetar apo politik.
arben; nuk guxon te besh vrejtje publike sepse…oportunisti prane edhe kur do t’a mbyse vete keqbersin, ose kondravajtesin
cuditerisht me qe fole ti ipari,
te hidhet ne fyt;
e, po c’te duhet ty, shih ore punen tate !!!!…
nuk behen dy veta bashke dhe t’a shqepin ne dru “robert cam cakezin”. dhe per fat te keq, kjo e ka zanafillen dhe nga ai i
djeshmi, qe te thoshte mos prish harmonine e kolektivit .
por sot bene muuuu;
individe sot, qe quhen “biznesmen te suksesshem”, perfituar nga ligji idiot i rendit “demokratik” i tatimit “fiks” dhe jo progresiv,
behen pa pritur miliarder dhe ne vend te shahen a denohen ..mburren .
une do kisha dash psh, te kisha nje “shok” t’ja beja bythen laker, psh zamir manes si “biznesmen” dhe mese laikut “fetar” elvis nacit, qe shiten si te nderueshem .
jo thjesht si individ, por si veprim civil ndaj kurvllekut moral e babezise per bollek ekonomik e financiar, pa menduar se dhe te tjeret, jetojme ne nje hapesire natyre, qe eshte prone e te gjitheve .
por te behet njeri “shoke” ne kete rast ?
e…veshtire .
ndersa “analisti” (ky siper), i perligj “bisnesmenet” se duhet me punu thote .
po dakord, kush tha qe s’duhet punuar ? por ti punon ne nje vend, bashke me te
tjeret dhe per kete ligjet e mbrojtjes dhe fitimit, jane edhe per te tjeret .
nese fiton TI, duhet te fitojne dhe te ..TJERET .