“Ai mban një maskë dhe përpiqet që fytyrën e vet t’ia përshtasë kësaj maske “.
George Orwell
Që PD-ja ndodhet në ditë të vështira, këtë nuk e vë askush në dyshim. Kohët e vështira për të kanë ardhur jo thjesht se ka pësuar humbje në zgjedhjet e vjetshme, por sepse humbja ka qenë katastrofike, historike, e merituar dhe domethënëse. Ka qenë katastrofike sepse ka marrë gati 200 mijë vota më pak nga sa mori në zgjedhjet e vitit 1997, kur i ndodhi “rebelimi komunist”. Ka qenë historike sepse largimi i saj nga pushteti ishte imperativ i kohës dhe kërkesë e progresit dhe moralit. Ka qenë e merituar sepse ishte zhytur aq thellë në batakun e imoralitetit dhe paligjshmërisë saqë votimi i mëtejshëm për të donte të thoshte pajtim i shumicës popullore me të keqen kombëtare. Ka qenë domethënëse sepse dëshmoi se PD dhe Sali Berisha, vetëm një herë në histori, kanë ardhur në pushtet me votë popullore, në vitin 1992. Madje, edhe atëherë, jo për ndonjë meritë, por për shkaqe historike, politike dhe gjeostrategjike që s’vareshin prej tyre. Dhe, jo më vonë se pas katër muajve, e humbi shumicën e përkrahjes popullore dhe, rrjedhimisht, edhe të drejtën morale të sundojë Shqipërinë, pasi PD as ka ditur, as di dhe as ka për ta mësuar se ç’është qeverisja, në qoftë se do vazhdojë të jetë pronë private e Sali Berishës.
Domethënia më e madhe e zgjedhjeve të fundit ishte fakti se ato dëshmuan që Sali Berisha, në kushtet e një zhvillimi normal të proceseve elektorale as do të kishte mundur dhe as do të mundet të fitojë ndonjëherë të drejtën e drejtimit të punëve të Shqipërisë. Pse e ka ditur mirëfilli një gjë të tillë, ky “lider historik” ka përdorur çdo mjet të mundshëm, më shpesh të paligjshëm sesa ligjor, për ta marrë, dhe, sidomos, për ta mbajtur pushtetin.
Në vitin 2005, duke e ditur se ishte figurë tashmë e diskredituar politike për shumicën e shqiptarëve, vendosi të bëjë një truk politik. Ashtu si tregtarët e veshjeve përdorin manekinët për të ekspozuar qoftë dhe mallra të vjetër nëpër vitrinat e dyqaneve e për t’i shitur si “modë e re”, edhe Sali Berisha mblodhi nja tridhjetë të rinj e të reja, shumica miq të fëmijëve të tij, të shkolluar brenda e jashtë Shqipërisë, por pa kurrfarë meritash të dëshmuara në ndonjë sektor të jetës politike apo shoqërore, dhe ia paraqiti popullit si “gjak i ri” që do të sillte ndryshime rrënjësore, jo vetëm në sjelljen e PD-së por, sidomos, në drejtimin e punëve shtetërore.
Por, çfarë ndodhi në fakt? Duke përjashtuar 5-6 individë me dinjitet që e kuptuan hilenë dhe u vetëlarguan ose u mënjanuan, të tjerët u bënë përçuesit dhe demonstruesit e moralit të vjetër, të atij morali që e kishte çuar vendin një herë në buzë të greminës. Ata qenë dhe vazhdojnë të jenë dakord me sjelljet, moralin, stilin, paligjshmërinë, arrogancën dhe harbutërinë e demonstruar në qeverisje nga garda e vjetër dhe, sidomos, nga “Komandanti i Gardës”.
Ndër individët më të spikatur të këtij grupimi ishte dhe mbetet Lulëzim Basha. Një qenie shoqërore fare mesatare, një figurë politike tërësisht artificiale dhe një personalitet i deformuar dhe pa vlerë, ai ishte më “i mençur” se të tjerët pasi e kuptoi qysh herët se qenia mik i fëmijëve të “Komandantit të Gardës së Vjetër” dhe qëndrimi lepe-peqe përpara tij kishte shumë të ngjarë që ta bënte pasuesin e tij të ardhshëm. Ai u zgjodh, në të vërtetë u emërua, si drejtues i PD-së pa pasur kurrfarë treguesish që e dallonin nga të tjerët për zotësi apo mençuri. Askush nuk mban mend një ide të vlefshme të shprehur prej tij dhe, në çdo dikaster që është vënë si drejtues ka kryer vepra antipopullore e antikombëtare, me pasoja të rënda. Mirëpo, ka mundur që të dalë pa u lagur për shkak të pushtetit të Mentorit Politik dhe për shkak të varfërisë morale që karakterizon shoqërinë e sotme shqiptare.
Qysh kur është vënë në atë post nuk ka pasur as mençurinë dhe as guximin të drejtojë analizën e humbjes së partisë së tij në zgjedhje dhe as të përmendë shkaqet apo fajtorët e keqdrejtimit të vendit gjatë tetë viteve të kaluar. Në vend të asaj çfarë duhej dhe pritej të bënte një kryetar normal partie, ka bërë çfarë nuk duhej, por që pritej prej tij ta bënte. Është përpjekur të imitojë shkaktarin kryesor të disfatës në sjellje, veprime, mendime, fjalor dhe madje edhe në veshje. Duke mos pasur as aftësi dhe as leje të shfaqë ide apo përqafojë kauza të së ardhmes e ka katandisur opozitën në përkrahëse, në të vërtetë në nxitëse, të protestave kundër demontimit të Lëndëve Kimike siriane në Shqipëri, të zemërimit të ligjshkelësve si në rastin e ndërtuesve pa leje, apo të shoferëve të furgonëve që shkelnin ligjet e hartuar nga qeveria e tij, deri edhe në përkrahëse të gjyqtarëve që haptas, në kundërshtim me ligjet dhe provat, lirojnë nga burgjet kriminelë të rrezikshëm, të kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe nga ajo evropiane. Madje, pak ditë pasi politikanja më e fuqishme e BE, kancelarja gjermane Anxhela Merkel, tha se integrimi i Shqipërisë në Evropë nuk mund të bëhet me këtë sistem gjyqësor, partia e tij doli haptas kundër kërkesës që qeveria i bënte Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të vënë dorë mbi gjyqtarët e korruptuar. Në një formë apo tjetër, opozita e sotme po shndërrohet në Krahun Politik të Bashkësisë së Ligjshkelësve Shqiptarë.
Lulëzim Basha është vënë në atë post për të luajtur rolin e manekinit. Shkalla e lartë e korruptimit në veprimtari të kundërligjshme dhe antikombëtare nuk po e lejojnë dhe nuk kanë për ta lejuar të veprojë kundër vullnetit të Berishës dhe familjarëve të tij. Ai, thjesht, po përpiqet që maskës berishiste t’i përshtat fytyrën e tij. Lulzim Basha shpreson se mund ta çojë PD në fitore, duke ruajtur mentalitetin, strategjinë, taktikat dhe mjetet e së shkuarës. Duket që e ka të vështirë të kuptojë se lider i PD nuk bëhesh dot duke ndjekur ato rrugë e mjete që asaj i kanë shkaktuar vetëm humbje. Ai është i ri në moshë, por një thes i ri nuk ia heq hidhërimin dhe nuk e bën të ri miellin e vjetër që mban brenda vetes. Buka që mund të gatuhet prej tij nuk varet nga thesi por nga mielli. Dhe kjo bukë e ka të sigurt refuzimin.
Berishizmi, megjithë maskën në fytyrën e Bashës, spikati para pak ditësh. Basha u shfaq në Shkodër, në përkujtimin që partia e tij i bën ngjarjes së 2 prillit 1991. Duke ecur në gjurmët e mentorit të tij politik, ai u përpoq të tallet me historinë, ta shtrembërojë atë si tërësi faktesh dhe ta keqinterpretojë atë me qëllim manipulimin e popullit. Përveç gafave të paraqitjes së viktimave sikur të gjithë ishin njëzet vjeçarë dhe studentë, ai deklaroi: “Përtej verdiktit që ka dhënë drejtësia vrasjet dhe plagosjet e 2 prillit rëndojnë për jetë në koshiencën dhe kujtimin e atyre që urdhëruan të qëllohet me armë zjarri”. Kur ka ndodhur ajo ngjarje, Basha ka qenë një adoleshent i zakonshëm dhe trajtimi e interpretimi që i bën ai sot ngjarjes është një mësim i marrë nga pjesa më pa moral e partisë së tij, që janë edhe sajues të ngjarjes edhe keqpërdorues të saj.
Edhe po të ishte se ngjarja e 2 prillit ishte ashtu siç e ka paraqitur dhe e paraqet PD-ja, i emëruari Lulëzim Basha dhe emëruesi i tij janë njerëzit që s’kanë kurrfarë të drejte morale, politike, juridike dhe as qytetare që ta përmendin dhe kujtojnë atë. Nuk i kanë këto të drejta sepse ai konfrontim erdhi pas një proteste ndaj zgjedhjeve të pranuara nga opozita dhe të cilësuara të lira e të drejta nga vëzhguesit ndërkombëtarë, ndërsa konfrontimi tragjik i 21 janarit 2011, ku Basha dhe mentori i tij politik ishin përkatësisht Ministër i Brendshëm dhe Kryeministër, erdhi pas zgjedhjeve politike të kontestuara e manipuluara, kur pushteti refuzonte hapjen e kutive të votimit për të verifikuar vërtetësinë e rezultatit zyrtar dhe ambasada amerikane në Tiranë njoftonte Departamentin e Shtetit se “…Kreu i trukimit të zgjedhjeve është kryeministri i Shqipërisë”.
Të kesh vrarë njerëz të pafajshëm njëzet vjet pas 2 prillit, të kesh shpërblyer vartësit që i kryen ato dhe të kesh kërcënuar se do të vrasësh shumë më tepër protestues që i afrohen zyrave të tua dhe, nga ana tjetër të anatemosh kundërshtarët për një ngjarje për të cilën s’ke asnjë provë të vetme, do të thotë se detyrën e politikanit do që ta ushtrosh si bandit.
Të sillesh në këtë mënyrë dhe ta trajtosh historinë dhe të vërtetën me një paturpësi të tillë, kjo kërkon mungesë tërësore skrupujsh moralë, gjë që e ka ofruar dhe e ofron me bollëk berishizmi. Manipulimi dhe keqpërdorimi i historisë për nevoja politike është si përdorimi i parave false për qëllime biznesi. Mund të sjellë fitime përkohësisht por do të të diskreditojë në perspektivë, do të kthehet në bumerang.
Ne do të jemi këtu dhe do të shohim e dëgjojmë kur manekini Basha me zë të çjerrë do të kërkojë protesta kundër korrupsionit megjithëse personalisht i ka shkaktuar 230 milion euro dëm buxhetit të shtetit (xhepit të përbashkët të shqiptarëve) dhe ka shpëtuar pa u ndëshkuar “me procedura”. Do të shohim se personi që i ka shpëtuar drejtësisë nëpërmjet pushtetit partiak dhe ka mundur të bëhet kryetar i bashkisë së kryeqytetit nëpërmjet manipulimeve zgjedhore të luajtura haptas, do të mbajë leksione dhe kërkojë llogari për shtetin ligjor. Ne do të jemi dëshmitarë kur firmosësi i Marrëveshjes Antikombëtare të Detit me Greqinë do të na bëjë moral mbi atdhetarizmin dhe kombëtarizimin. Ne do të dëgjojmë me qindra herë se si milioneri pa asnjë lloj biznesi do iu qajë hallin të papunëve dhe të varfërve të Shqipërisë.
Ne do t’i shohim dhe dëgjojmë të gjitha këto sepse ky është morali i vjetër me të cilin është pajisur manekini dhe sepse ai dhe mentori i tij janë në hall. Ata janë mësuar me pushtet, madje me pushtet të paligjshëm dhe fitimprurës dhe nuk rrinë dot pa të. Duke e ditur se nuk kanë kurrfarë kredencialesh morale dhe se, edhe zgjedhjet e ardhshme lokale i kanë të humbura, kanë shpallur si shpëtimtare protestat “që s’janë parë asnjëherë në Evropën Lindore”. Të vetmet “protesta” që s’janë parë kurrë në Evropën Lindore janë ato të tipit “14 shtator 1998” që PD e bëri “me sukses”. Ata janë të gatshëm ta bëjnë sërish, mirëpo iu duhen disa gjëra “të vockla” që të dalin “faqebardhë”. Iu duhet një vrasje si e Hajdarit, por, këtë radhë, jo nga bodigardët e Saliut; iu duhet një kryeministër si fatos Nano që të ikë me vrap sapo të ulërijë Berisha; iu duhet që populli shqiptar, në shumicë, t’ua besojë sërish gënjeshtrat dhe trillimet; iu duhet, më e rëndësishmja, përkrahja ndërkombëtare, që s’e patën para 16 vitesh. Asnjëra prej këtyre “vogëlsirave” nuk ekziston dhe as ka gjasa të ekzistojë. Nëse do të synojnë ta improvizojnë do të jetë një bumerang fatal për ta dhe s’do të vonojnë ta shohin veten pas hekurave. Këtë herë ia dhanë altoparlantin një ish-ministri torollak për të shprehur publikisht synimet e tyre antikushtetuese, por, në të ardhmen do të dëgjojmë shumë anëtarë të Bandës së të Dëshpëruarve të mos përmbahen pa e nxjerrë jashtë marrëzinë donkishoteske.
Protestat janë mjete demokratike që shërbejnë për të demonstruar mospajtimin me një veprim apo politikë të caktuar dhe kanë si synim, jo rrëzimin e qeverisë, por presionin ndaj saj për të ndryshuar politikat. Edhe sikur në protesta të mbledhësh gjithë elektoratin tënd, në këtë rast mbi 400 mijë votuesit e saj, opozita nuk mund të rrëzojë një qeveri që ka marrë mbi dyfishin e votave të saj. Në të kundërt, nuk do të kishte nevojë për zgjedhje politike çdo katër vjet. Nuk jemi më në vitin 1992.
Kupolës së PD-së i duhen protestat për të justifikuar humbjen, për të shmangur përgjegjësitë e fajtorëve, për t’iu shmangur ndëshkimeve ligjore për krimet e kryera, për të bërë me vepra atë që s’guxon ta shpreh me gojë, të pengojë anëtarësimin në BE. Protestat i duhen për shumë qëllime.
Fatkeqësisht, Lulëzim Basha po na jep prova se edhe në të ardhmen PD do të shfaqë moralin e së shkuarës. Mirëpo koha nuk i ofron kurrfarë shansesh. Koha ka ndryshuar aq shumë sa edhe një miku im shkodran, që edhe para një viti më shkruante: “Vazhdoj të votoj për PD-në sepse kam interesat ekonomike të lidhura me të se, po të ishte për moralin e saj, po ta kisha nënë, do më vinte turp të dilja në pazar”, nuk voton më për të.
Gënjeshtrat e Saliut nuk rrëzëllejnë më. Basha edhe mund ta kuptojë realitetin e ri, por nuk ka fuqi të veprojë ndryshe. Është aq i kapur sa nuk i mbetet gjë tjetër veçse fytyrën e tij t’ia përshtat maskës berishiste.

Si gjithmone brilant Viktori. Bravo! Nje analize per ta lexuar i pari Kryeministri qe po mban ne kembe nje sistem drejtesie jo vetem kryekeput ne sherbim te Familjes Mafioze Berisha, por dhe te kalbur deri ne palce. Duhet pastruar drejtesia dhe pastaj ta degjojme Lulezime Bashen si do kendoj. Por qe Kryeministri te ndermarr nje reforme ne drejtesi me duket gjeja me e pamundur qe ai mund te bej. Do kellqe kjo pune qe populli e kerkon dhe pret me padurim, kellqe qe Rama nuk i ka pasur ndonjehere. Ndoshta do ta bej Meta kur te marr pushtetin pas tre vitesh. Te shohim.
“Ai është i ri në moshë, por një thes i ri nuk ia heq hidhërimin dhe nuk e bën të ri miellin e vjetër që mban brenda vetes. Buka që mund të gatuhet prej tij nuk varet nga thesi por nga mielli. Dhe kjo bukë e ka të sigurt refuzimin” !!!!!!
I ke then te tera zotri, vetem me dy rreshta.
E c’far te shtosh me teper??!!!!
Dakort me z V.M, vec nje replike per hir te pedantizmit:
Ata janë mësuar me pushtet, madje me pushtet të paligjshëm dhe fitimprurës dhe nuk rrinë dot pa të. [artikulli]
Jo ata. Ne “i mesuam me pushtet” Te pakten ta cojme fajin te i zoti. Tek vetja. Ato – e kushdo – ben aq sa u lejohet.
Zoti Malaj eshte padyshim nje vezhgues shume i vemendshem i dukurive politike ne Shqiperi.
Kjo dhe zotesia per ti artiuluar mire mendimet na ndihmon ne lexuesve ta shohim realitetin ashtu sic eshte, pavaresisht ngjyrave qe variojne nga nje dite ne tjetren.
Analiza te tilla na ndihmojme te shmangim edhe dobesine tone si shoqeri, qe me te drejte e ve ne dukje P.A.B pak me lart.
Zotri Viktori thot, “Kupolës së PD-së i duhen protestat për të justifikuar humbjen, për të shmangur përgjegjësitë e fajtorëve, për t’iu shmangur ndëshkimeve ligjore për krimet e kryera, për të bërë me vepra atë që s’guxon ta shpreh me gojë, të pengojë anëtarësimin në BE. Protestat i duhen për shumë qëllime”.
Une jam plotesish dakort me te. Po pse nuk merren masa qe hajdutat dhe kriminelat qe duan ti bejn keto protesta te shkojne ne gjykate dhe te pergjigjen per vjedhjet dhe krimet qe kane kryer per 8 vjet rresht?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Mua me duket se Rama dhe Meta ose jane duke vjedh vete dhe nuk duan tja din se ca ka ndodhur me pare ose keta te gjithe hane ne nje canak. Duket qart se Shum gjera nuk shkojne.
O zoti leku! Po ne cilen gjykat?! Si thua ti,Salen ta gjykoj gjykata qe vuri me dore te tije,pikerishte,per kete dite zeze,per koke te tij, ?!….. Te pastrosh keto institucione o lum Leku,duhet kohe,shume kohe,duhet reforme me kazem qylyke… duhet vene “Tritoli” edhe vet godines se drejtesise… vetem keshtu fshihet dhe era e qelbur atje,sot’ e nje 23 vjete me pare.
Viktor,
Te lutem shkruaj edhe per Ilir Meten. Ai ka te njejten histori me Bashen. Eshte miliarder pa asnje lloj bisnesi. U vrane kater demostrues per shkak te korrupsionit te tij. Jo vetem qe nuk u denua por mori pozicionin me te larte ne parlamentin shqiptar. Si do dali Shqiperia nga ai batak ku ka rene pa u denuar krye Mafiosi Meta?
” Me vjen keq per artikullshkruesin.pasi te gjitha ato qe shkruan jane te sakta per ate,”por jo per ne qe qe jemi demokrat te thekur.qe vetem nje here na ben nena . Si mor thua qe PD FITOI vetem nje here me vote popullore ,ate te 1992-shit.Pd. i ka fituar zgjedhjet ,sa here qe jane bere zgjedhje. Ja me kujtohet 1996-ta. Ne oren 7.oo te sabahut do hapeshin votimet,po nje pjese e votueseve,ata me demokrtet,nga deshira e madhe,i mbushen kutite qe ne oren 5.oo te mengjezit. VUNE NE JETE PARRULLEN E PARTISE ,TE REALIZOJME DETYREN PARA AFATIT .Madje thone se edhe Ilir META ne rrethin e tij nuk fitoi ,por ja dhane mandatin ata te PD-SE SI DJALE I RI QE ISHTE. Edhe ato zgjedhjet ne 1994 i fitoi PD.po si demokrat qe ishin nuk i pranuan se beheshin 2 here radhaz fitues, Edhe per Lulzim bashen e ke gabim ,or mik” Eshte i vetmi njeri qe nuk korruptohet.ATO 232 MILION EUROT ,e rruges se kombit ja dhane si shperblim me VKM. Madje edhe kur ja komunikuan kete shperblim.i mbushi syt me lot ,e nuk donte t’i pranonte ,pasi ishte e mira qe keto para t’i merrte populli ,pavarsishte se nuk i nevoiteshin se nuk kishin ku ti prishnin…..por jo vendimi i qeverise ishte vendim e nuk kundershtohej……. Niveli i tij eshte shume i larte,pasi zbaton thenien e nje poeti te rilindjes ,Naim FRASHERIT,VELLAI i madh i ISMAIL QEMALIT. SE: “KALLIRI PLOT E MBAN KOKEN ULUR E NUK QESH” E KE PARE ZOTROTE QE TE QESH NDONJEHERE? Nuk i qesht se do qe vetem populli te qesh,c;ka se populli nuk do te qesh,pasi po qeshi kryetri i bashkise qesh e tere TIRANA. Pse nuk e ke pare zotrote kur i shpirroset zeri nga gezimi ,se shikon popullin qe nuk i mungon asnje gje? Jo vetem populli,por edhe patat kane gjetur rehat,se zbresin nga FARKA APO DAJTI e notojne per bukuri ne rruget e TIRANES,E JU thoni se nuk ka vizion,se komandon ish kryetari………” Ne fund po te them ” t’u thefte lapsi” qe ke bere kete analize!
VR!!! Duke qeshur me humorin e lezetshem te “vezhguesi” për pak harrova emrin e autorit V. Malaj dhe bera frazen e pare “vezhgues je i shkelqyer”! Nejse! Te dy jane ne mendjen time sejcili me nuancat e veta. Sigurisht V. Malaj ashtu si zakonisht duhet ta quaj “maestro malaj”. Nje analize apo opera grandioze qe te mberthen ta lexosh apo kendosh me nje fryme. Te duket sikur pd-ja dhe manekinet e saj kane dale krejt lakuriq. Te tille t’i jep analiza e viktorit. Por pasi mbaron leximin nuk di çte thuash? Te thuash e te flasesh per mjeshterine e viktorit apo si duket pd-ja lakuriq. Po i pergjigjem te dytes,- uf sa e shemtuar!!? Por jo pa meriten e se pares. Te analizes nudiste te z. Viktor malaj. Pershendetje autorit! Po presim artikullin tjeter tuajin. Nxito se nuk durojme gjate!?
Vezhgues, te lumte!Jo me kot “vezhgues”,do te thote te shohesh ate qe zbraz dhe mbush,qe nuk e ben dot gjithekush. Meritat e PD jane te shumta, por me e madhja eshte se ben malin fushe, e gerryen me dy gishtat duke bertitur si arushe,me flete votimi te falsifikuara te gjitha kutite i mbush sepse keshtu shprehet vullneti i popullit per lartmadherine e tij, sulltan-shpellarin Salush dhe trashegimtarin e tij besnik,Lulush. Dhe keto kuti nuk mundet t’i hape e t’i shohe askush perveçse kur duam te gjejme ndonje flete te pavlefshme,por qe eshte “e vlefshme”per z.Lulush. Kur nuk i vjedh ato te shkreta flete-votimi dhe nuk i falsifikon me shumice, fiton kundershtari, por tani PD thote se populli eshte gabuar nga premtimet me teprice dhe padrejtesisht ka votuar per “autobuz mavine” me socialiste.PD-se i duhet edhe me shume nga ç’thote z.Malaj, qe te rivije ne pushtet, fitoren prej Lulush Salushit ta prese, duhet te shohe zhulin e pozites ,ta shohe si eshte lakuriq,si i heq e i mbath breket dhe prej gomarit ta zbrese,ta kape per zhelesh dhe ta çoje per lesh.Kjo eshte politike e Salariut qe qane duke qesh,vrenjtet duke u ngerdhesh.
Eshte i bardhe ne fytyre,sikur i mungon vitaliteti.Aman o Viktor,mos bej sikur s’e kupton qe Basha ka mbeshtetje nga qarqe potente jashte interesave te shqiptareve,njesoj si PD,biles americanet i duan shume kukullat.E ku ka fituar ndonjehere PD,ajo nuk ngjiti ne popull sic nuk ngjitin pushtuesit.PD eshte Bathore,kap truall pa leje,ngri pa leje,legalizo pa leje,Basha eshte kendezi i ri i qymezit qe s’beri kurre veze.
Zoti Viktor, nje gje me duket se nuk ke kuptuar, si ka qene qeverisja nga vit 1925 – 1938 kur qeveriste Ahmet Zogu,me qeverijen 1944-1990 kur qeveriste Enver Hoxha dhe pasuesit e tij. Sa pune publike beri Sali Berisha , 4 milion prona jane ne shqiperi sot. Shiko punet qe ben te majtet 1997-2005 .Te duhet te kuptosh se baza e se majtes eshte Jugu, dhe baza e se djethtes eshet veriu.Nga emri dukesh verior por nga mendesite jo i tille,mos po kerkon ndonje lemoshe se vetem me tipa si ti kane arrite te drejtojne Shqiperine enver Hoxha dhe pasuesit e tij sot ne pushtet,ke interesa shperfyturohu nuk je i pari as i fundit, por ne se keto qe shkuan i ke me bindje, keqardhje e madhe per intelektin tend.
Sali Berishizmi vetem nje gje te mire ka bere ne jeten e tij 70 vjeçare dhe 23 vite ne politi:I detyruar nga dikush..nuk dihet nga kush..qe dha dorheqjen nga drejtimi i pd-se.Por zevendesi qe ai zgjodhi eshte po si ai dhe me keq se ai,pra njera dore lan tjetren dhe te dyja njollosin fytyren.Keshtu si ka filluar,Basha do e katandisi PD-ne keq e me keq,Sokol Olldashi do qe me i pranueshem se qe me pak i perfolur,Por Basha e di mire si perfundoi i ndjeri Olladsh,si dhe deputeti Xhindi,Trebicka,Hajdari,Remzi Hoxha,4 te renet e 21 janarit,26-tet e Gerdecit,rruga e kombit,etj.
Pseudonim me duket shkruesi.Pjeserisht I vertete.tendencioz majtas,megjithate eshte shkrim I nje pende te njohur…….