Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
E nderuar Dita! A nuk ju duket si një marrëveshje matrapazësh rezoluta e nënshkruar midis mazhorancës dhe opozitës në Kuvend, madje dhe me rekomandim të një kadiu? Sipas kësaj, opozita do të hyjë në Kuvend me kusht, që zëri i saj të dëgjohet (se deri tani nuk i është dëgjuar) për “çështje të rëndësishme” dhe “nëse është e mundur”. A nuk janë këto lodra fjalësh që na kujtojnë lodrën e kungulleshkave? Është e rëndësishme – jo, s’është e rëndësishme; është e mundur – jo s’është e mundur. Pas këtyre debateve që ne do na gajasin, dy janë mundësitë e zgjidhjes: ose mazhoranca të tërhiqet dhe t’i lënë vendin opozitës, ose opozita të dali nga Parlamenti, për t’u rikthyer pas 6 muajsh sa për të marrë rrogën për 6 muaj të tjera. Dhe kështu do të zvarritet ky Parlament dhe kjo qeveri e z.Rama deri në zgjedhjet e radhës. Për zgjidhje të tjera e dinë vetëm kadi-kukët. Nga Gaqe
