Një maune me lesh

anazapta

Nuk është fjala për leshin me dengje që shpërndau spikerja nga foltorja e parlamentit, por për një histori që lidhet pazgjidhshmërisht me përrallat e Saliut për “Rrugën e Arbërit” në çdo prag fushate . Tregojnë  plot lezet e shpoti  për fushatën e një deputeti . Ai shkoi në një zonë të thellë dhe po merrte nevojat e banorëve duke premtuar se do të zgjidhte çdo kërkesë mjafton që votuesit të hapnin gojën dhe “ qatipi” ( sekretari)  i tij të mbante shënime. U ngritën një nga një banorët dhe pak si të turpëruar kërkonin nga kandidati që , kur të merrte mandatin , të interesohej për të dërguar atyre anëve lesh për veshje shajaku. Patjetër,  përgjigjej kandidati , shënoje sekretar: lesh. U bënë shumë që kërkonin lesh , ndaj një tjetër kërkoi që në fshatin e tyre të ndërtohej një urë. Shëno, lesh edhe për këtë , i tha kandidati sekrtetarit. Sekretari guxoi t’i thonte se fshatari kërkoi urë e jo lesh. “Hë mo se dhe këta të tjerët lesh do të marrin, – i tha me zë të ulët kandidati”. Kështu përfundoi “mitingu” elektoral me premtimin për një maune me lesh.

Se pse kjo histori të kujton ecejaket e Sali Berishës dhe premtimet e tij për gjëra që i ka premtuar për 13 vite rresht në tre mandate dhe nuk i ka realizuar. Kujtohet t’i rikujtojë vetëm në prag fushatash me dhe më pas fillon skleroza.

I premtoi këto ditë popullit të Dibrës që do të përfundonte brenda dy vitesh “Rrugën e Arbërit”. Gënjeu “si thiu” duke thënë se ka përfunduar më shumë se gjysma (sikur dibranët e më gjërë janë qorra) .

Po sa herë e ka premtuar të mbaruar këtë rrugë zoti Sali?! Kthehemi pas në histori.  Historia e “Rrugës së Arbërit” është shumë e lashtë, që nga periudha romake. Ajo në shekuj është rrahur nga karvanet. Ka qenë rruga më e shkurtër që lidhte Dibrën  me Tiranën dhe është përdorur deri vonë si  më e levërdisshmja  krahasuar me atë që kalonte nga Qafë  Murra.

Pas Çlirimit u ndërtua rruga Tiranë – Milot- Burrel – Klos – Bulqizë – Peshkopi , e cila shfrytëzohet sot me gjatësi 183 km, e shkatërruar plotësisht nga Miloti në Peshkopi.

Më 04  janar të vitit  1996 një grup intelektualësh dibranë,  të inkuadruar në shoqatën “Nisma Dibrane”, me kryetar Iliaz Kaca, me një letër  me 46 firma iu drejtuan  Presidentit të Republikës , Sali Berisha, Kryeministrit Aleksandër Meksi, Ministrit të Mbrojtjes, Safet  Zhulali, deputetëve të Dibrës, Prefektit , Institutit të Studimeve e Projektimve, forcave politike në rreth. Apelonin domosdoshmërinë dhe avantazhet e gjithanshme të ndërtimit me parametra modern të “Rrugës së Arbërit”. Ishte PD në qeverisje. Kjo letër e parë bëri shumë përshtypje në opinion, shkroi shtypi , u bë objekt i radios e televizionit.

Më 14 tetor 1996 Këshilli i Ministrave vendosi të ngrihet grupi i punës për studimin e rrugës , por një gjë e tillë nuk u realizua për shkak të rrjedhës që morën ngjarjet , të cilat tashmë dihen.

Kërkesat e shoqatës “Nisma Dibrane”, por dhe të organeve të qeverisjes vendore të dy niveleve, të deputetëve , të Institucionit të Prefektit,   vazhduan në vijimësi  deri në vitin 2003,  kur Qeveria u bind për nevojën e ndërtimit të kësaj rruge dhe akordoi fondin prej 11 milionë lekësh për studimin e fizibilitetit. Në nëntor të vitit  2003  ky studim u përfundua  nga studio “ ITP – INFRA  TRANS PROJECT LTD” me drejtor Dr.  Faruk KABA, kryetar i grupit të studimit.

Sipas studimit varianti më i leverdisshëm doli ai sipas aksit të rrugës së vjetër të Arbërit (varianti i dytë nga tre variante të studiuara ) që fillon në Tiranë – Ura e Brarit –  Shupal – Murrizë ( tunel) – Guri i Bardhë ( tunel) – Ura e Vashës – Qafë e Buallit ( tunel) – Bulqizë – Shupenzë – Gjoricë( kufi) e barabartë me 72.6km.

Ndër qindra arsye për domosdoshmërinë e kësaj rruge zë vend fakti që  ndërtimi i kësaj rruge u shërben qyteteve apo rretheve: Bulqizë, Dibër, Mat, Durrës, Elbasan, Kavajë, Krujë, Kukës, Kurbin, Lezhë, Librazhd, Mirditë, Shkodër, Tiranë me një popullsi rreth 1 milion e 750 mijë banorë brenda Republikës së Shqipërisë si dhe popullsisë shqiptare në Kosovë, Maqedoni, Turqi, Bullgari, Rumani etj.

Ecën vitet. Më 2005 për këtë rrugë u dha një fond prej 25 milionë lekësh. Dhe u ngulën kazmat e para në Fushë Bulqizë.

Llogaria e Rrugës së Arbërit është shumë e thjeshtë. Preventivuesit, kush më shumë e kush më pak,  e kanë nxjerrë me vlerë rreth 100 milionë dollarë, ose tre herë më pak se sa është vjedhur në rrugën Durrës – Kukës. Theksojmë tre herë më pak se sa është vjedhur e jo sa ka kushtuar ajo rrugë . Dibrën qeveria e Sali Berishës e ka lënë si “ xhep” në qoshe të Shqipërisë duke menduar se votat i ka në xhep. Se mos është  vetëm ndërtimi i kësaj rruge “ premtim i pambajtur”. Janë me qindra , ndaj dhe popullit i ka vajtur thika në kockë dhe mjerimi migjenian e ka kapur për fyti.

 

*Autori jeton në Dibër

Share This Article
4 Comments
  • Ato dite qe Saliu shkoi ne Gjirokaster, nuk qendroi ne Lazarat por u degdis per ne Dropullin e siperm. Kishte me vehte edhe nje shoqerues nga ato ane, qe ne mos gaboj i thone Spiro. Dropullitet per kete thone se Spirua, eshte i vetmi gomar qe na ka mbetur ne keto ane ,qe pas vitit 1990.
    Kjo zone ka pasur shume gomer, me te cilet grate zbrisnin nga fshatrat e tyre faqe malit ne fushen e gjere te Dropullit per ne pune,dhe hipur mbi ta ngjiteshin ne darke per ne shtepi.
    Tani nuk gjen dot edhe nje gomar te vetem ne te gjitha fshatrat. Mallin e gomereve ua nxjerr ky Spirua qe Berisha e beri minister ne Tirane. ” Mire qe kemi Spiron – thone dropullitet – se na del malli i gomereve qe tani na mungojne
    Ate dite dropullitet thane ” Na i nxorri dy here mallin ki Spirua se na pruri edhe gomarin e madh ketu dhe i digjuam zerin.”
    Po perse shkoi Saliu ne Dropull ?
    Ki Spirua – i konsultuar edhe me deputet Gencin e Libohoves – i kishte thene Saliut qe do te hapim nje tunel per ne Sarande. Ki tuneli shkurton shume rruge. Ajo rruga e Kardhiqit bie shume larg per ne Sarande dhe do te anullojme , nuk e bejem-i thane ata.
    Dakort – u tha Saliu. Po ku do ta hapim ?
    Ne Grapsh-i tha Spirua- dhe del tek Bistrica, na vjen edhe era e detit ne Dropull.
    Ne Grapsh Saliu nuk vente dot se kishte vajtur Enveri ne fundet e karjeres se tij.
    Dhe vajti me Spiron andej nga Koshovica dhe u tha se do tu bente çudira.
    Me vehte kishte vetem ata qe kishte marre nga Tirana dhe disa nga militantet familjar te Spiros dhe nga ata te Gencit se edhe ky i ka te paket se e ka bere me gjize punen dhe nuk e duan ne Gjirokaster.
    Me vone i zgjuari Spiro do t’i thote te beje tunel nga Sotira per te dale ne Gumenic .
    Prandaj Saliu bredh qafe me qafe e breg me breg pa mend ne koke , shoqeruar nga ata te tipit Spiro Ksera.
    Ja ,te gjithve lesh u premton dhe lesht e Jozefines u shpie Berisha kudo qe vete , Keshtu ua beri edhe Dropulliteve.

  • ZEKTHI E KE GJETUR ,NUK I HEQ AS PRESJE POR DO SHTOJ VETEM DICKA TE KISHIN MARE VETEM XHOZIN SE AJO E KA QEF LESHIN ,E TU HIPTE TE DY ATYRE GOMAREVE

  • O Petrit Zili! Nje llogari s’na e ke thene: rruga Durres – Kukes a zgjati 30 vjet (ndertimi) se rruga e ARBERIT deri tashti i ka 8 vjet+2vjet te tjera i premtoi sali b…a po votoi DIBRA per te = 10 vjet. Po ti qendrojme raportit tend preventiv(rruga ARBERIT)/vjedhje rruga Durres – Kukes=1/3 keshtu duhet te dali. ZOT(po qe se ekziston) na ruaj dhe shife pakkete sali belaxhiun tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *