Një mbretëreshë plot stil (FOTO)

anazapta

Kur Kate Midleton iu prezantua botës si e dashura e princit Ëilliam, ajo u bë një nga femrat me stilin më të ndjekur. Prej vitesh, çdo veshje e Kate në daljet publike shitet në mënyrë të pabesueshme brenda disa orëve.

Por prej disa javësh, femrat e pasionuara pas të dukurit bukur kanë edhe një tjetër model për të ndjekur. Mbretëresha e re e Spanjës, Letizia, është shquar gjithmonë për elegancën e saj në veshje dhe zgjedhjet e duhura për çdo rast.

Një ish-gazetare në profesion, Letizia është tashmë mbretëreshë, pasi mbreti i Spanjës, Juan Carlos, abdikoi duke i lënë fronin të birit, Felipe, me të cilin Letizia ka sjellë në jetë dy vajza.

Mbretëresha e Spanjës njihet për stilin e thjeshtë, të përmbajtur dhe plot sharm në veshje. Një prej daljeve të saj të fundit në media, fotot e pushimeve në Mallorca, e konfirmojnë më së miri këtë.

1

2

3

4

5

67

8

9

10

Share This Article
1 Comment
  • Stil,por cfare stili?Pse ka pushtet dhe para.Sa gra ka ne bote, qe mund te jene shume me te mira dhe te vishen bukur me mundesite qe kane,por s’jane mbreteresha???
    Po djalin nga martesa e pare ku e ka lene?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *