SMS në DITA
Në 0689073730
Të lumtë mendja dhe dora Adrian Thano për “Antinjeriun e vitit” që botove në Dita. Bëre mirë që kështu e fillove. Ti në shkrim na pyet neve nga i vjen antinjeriut kjo urrejtje e ligësi. Ne ta kemi thënë: Nga shpirti i tij i zi. Përcaktim më të saktë nuk ka. Antinjeriu shkatërroi një Shqipëri të tërë, por ai nuk është fare i kënaqur. Si egërsirë kërkon prapë pushtet kur duhej të ishte në burg (!). Është njeriu që tha: Pas meje u bëftë kiameti. Nga ai të mira nuk presim dhe e dimë që për shkatërrimin punon çdo ditë. Mallkuar qoftë ky njeri i vogël. Nexhat Nallbati
