Është lajmëruar prej disa ditësh që Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të takonte më datë 27 prill Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në një samit ku do të diskutohej për përfundimin zyrtar të luftës midis dy vendeve si dhe ndaljes së programit për armët bërthamore.
Mediat u tejngopën me informacione paraprake rreth këtij takimi, duke filluar që nga menuja që do t’i servihej lidërve aziatikë, e deri tek marrja me vete e një tualeti nga presidenti i Koresë së Veriut.
Ndërkohë, sot ka qarkulluar një video tejet qesharake, e cila duket se është realizuar fill pas përfundimit të samitit dy palësh.
Teksa makina qeveritare e liderit koreano-verior largohej nga samiti, 12 trupojat që kishin rrethuar makinën shihen duke vrapuar përgjatë kohës që kjo e fundit lëviz.
Mesa duket, bëmat e liderit aziatik Jong nuk paskan të sosur.
s.a/dita
