Një i pastrehë në Kalifornia ka marrë qindra oferta pune pasi ndoqi një rrugë të pazakontë për ta kërkuar atë.
I veshur me kostum, 26 vjeçari David Casarez doli në cep të autostradës duke mbajtur në dorë një pankartë që shkruante: I PASTREHË, I URITUR PËR SUKSES. MERRE NJË CV”
I pyetur se pse ndoqi këtë rrugë për të kërkuar punë, ai u shpreh se “Duhej të bëja diçka të çmendur”.
Casarez ishte diplomuar për manaxhim sistemesh informacioni në universitetin e Teksasit dhe kishte punoi si zhvillues webi po në Teksas.
Por kur lëvizi në Kaliforni me shpresë që të krijonte një sipërmarrje të re, ai humbi të gjitha paratë e madje edhe automjetin e tij në të cilin jetonte.
Që atëherë, ai u detyrua të flinte në park.
Fati i tij ndryshoi kur një shofere kaloi dhe i kërkoi nëse mund ta postonte në rrjetet sociale foton e tij që kërkonte punë në cep të autostradës.
“Sot pashë këtë të pastrehë të ri që u kërkonte njerëzve që të merrnin CV e tij në vend që të kërkonte para. Nëse ndokush në Silicon Valley mund të ndihmojë, do të ishte e mrekullueshme”, shkroi ajo në Twitter.

Casarez mori rreth 200 oferta pune, përfshirë nga Google, Neflix and LinkedIn.
a.s/dita
