Mënyrat e sensibilizimit kundër pirjes së cigares janë nga më të larmishmet, por një ide e re vjen nga një kompani indiane për Shoqatën e të Sëmurëve me Kancer.
Në vend të shenjave “No smoking”, një pikturë në mur të krijon idenë se je… duke u varrosur. Ideja duket ideale për ambientet e punës, në të cilat duhanpirësit “arratisen” për të tymosur një cigare.
Në foton e vendosur në tavan shfaqet një prift, prindër dhe ca miq, të cilët duket sikur janë gati të hedhin mbi ty nga një grusht dhe.
Mesazhi: para se të ndodhë kjo, lër cigaren më mirë.


