Në këtë klimë mosbesimi të ndërsjellë, kryetari Basha i opozitës, me të drejtë të vet kërkoi që ta merrte ndën kontroll Aluizni-n, se mos e ndihmon të fitojë vota. Nga an’ e tija Kryeministri Rama pa u menduar dy herë ja dha këtë kontroll. E kjo punë, më sjell ndër mënd një histori prej qëmoti.
Barleti mes të tjerash shkruan për një ndodhí që s’di sa është e vërtetë, por edhe pa gjë zor të jetë. Sulltan Mehmetit, pasi u mund e u mund nga Skënderbeu ynë, i shkon një llaf që ish hapur, sipas të cilit Gjergji paskësh një pallë të madhe larë me flori, e cila bënkësh kërdi mbi kokat e turqve.
Atëhere Sulltani çon një dërgatë që ja kërkon pallën Gjergjit me çdo çmim. Gjergji nuk ua bën dy fjalën dhe e dorëzon pallën në dorë të dërgatës, por duke ju thënë: “I thoni zotit tuaj që nuk është palla, por krahu që e mban, ai që ka bërë kërdi mbi kokat tuaja”.
Edhe në këtë punën tonë, nuk ishte palla, ligje a përdorim fushate, që na bëri që të fitojmë zemrat e mbi 100.000 familjeve që përfunduan procesin çerek-shekullor të legalizimit të pronës së tyre. Ishte krahu, puna e përkushtimi i qindra djemve e vajzave që shkuan shtëpi më shtëpi cep më cep të Republikës, që na i dha këtë rezultat.


Jeton ky apo ka vdekur?!
Mire, mire, po edhe krahu pa pallen ben nje vere ne uje. Meqe shpaten ti e quan palle, edhe une vrimen po e quaj vere, se na ndjell keq fjalori i xhepit i Tupes. Jepini Bashes edhe postin e k/ministrit, por dy-metro-pallen mbajeni me shendet per vete.
Kur duhet te ndihet ky nuk ndihet. Kur nuk ia ka ngene askush ky keput kopacet e tij prej narcizi. Ore po te gjithe rilindjoteve e Rames u duket vetja sikur coc jane. Ca lepiresa kockash e asgje me teper. Po te kishte pasur kellqe ky palla te kishte folur per shkaterrimin e Stadiumit “Qemal Stafa” ose per shkaterrimin e Durresit. Ky bertiste bashke me Shkrelin “toke e xanun” ndersa tani legalizon zaptuesit. Te keqen e mendjes thuaj se ky e mban veten per gjitholog pavaresisht kopaceve qe keput.
Prit sa te behet reforma ne drejtesi ,se do ndeshkohesh o Lame .Ti dhe shefi i jot Rama ,nuk e keni idene se deri ku e keni cakun . Ja po ta them ,ti je drejtor i Aluizmit ,qarte .Kurse rama si kryeminister eshte drejtor i pergjithshem i shtetit shqiptar, por mbi te gjitha si drejtor dhe jo si patisha , duhet te zbatoje kushtetuten , ku si ti dhe patishahu i jot, e keni shkelur me te dy kembet kushtetuten . Keni vetem te drejte, o komunist i ndyre e anti zhvillim , te legalizoni vetem tokat qe ju kane lene satemet dhe te tatet e juaj ,e ,jo te te treteve ,gjithashtu o debil toka shteterore nuk eshte e abuzuesve ,por mesoje nga une
, eshte prone e te gjithe popullit shqiptar. Pse budalla ishte Sali larqofti qe si beri legalizimet ,apo te kishte ty frike o Lame ,mos harroj bei te fala edhe vajzes Llambi Gegpriftit, se edhe ajo ne terezi e ka, i keni hypur qe te tre kalit mbrapsht , e do me kujtosh nje dite.,Do pergjigjeni nje dite per letrat higjenike qe keni ndare…….