Letër e nënshkruar
M.Kollozi
Me të drejtë kritikohet Kuvendi ynë, që me 140 deputetë, se si punojnë, jeta e tregon. Por rrogat në muaj, i futin në kuletë. Raporti: 50-1, me pensionin e një pensionisti të shkretë. Pse kështu? U vjen mirë kur i marrin qelepir?! Por është keq për popullin fukara e vendin që u bëheni vampirë. Kjo është padrejtësi. Ndaj me çdo çmim e pa asnjë lëshim, duhet bërë reforma në drejtësi. I duhet thënë jo, Kuvendit për të zhvatur e shitur mend. Populli këtë e sheh dhe e kupton, por askush s’e dëgjon, se interesin e tyre cenon. Kuvend…! Mos luaj me popullin tënd, që të ka dhënë të nderuarin vend. Dhe ti ia shpërblen duke bërë veprime pa vend e pa mend. Kush ka sy, le të shikojë. Kush ka veshë, le të dëgjojë. Kush ka mend, le të reflektojë, mos ta lërë popullin të vuajë dhe vendin ku nuk e meriton të shkojë. Se popullit kur i shkon thika në kockë, bëhet një ortek, që kur merr tatëpjetë, s’ka forcë që e pret dhe për asnjë nuk pyet.
Bëni shtet, jo diktatorial, por situatave të vështira, në krye t’u dalë.
Faleminderit ty gazeta “Dita”, që fjalën tonë e çon të pastër tek cilido qytetar e pushtetar, pavarësisht se u vjen apo s’u vjen mbarë. M. Kollozi e një grup pensionistësh vlonjatë
