Agjencite e lajmeve njoftojne se prokuroria bullgare ka zbuluar me 10 maj nje shtypshkronje qe ka shtypur 350 000 flete votimi fallco. Kjo shtypshkronje sipas burimeve te agjencise se lajmeve, Novinite, ka pasur nje kontrate me qeverine per shtypjen e flete votimeve qe do te perdoren ne zgjedhjet e parakohshme qe po organizohen ne Gjermani.. Kontrate qe kishte perfunduar. Por duket se marreveshja kishte edhe « anen e pasme ». Pas shtypjes se fletevotimeve te rregullta dhe te ligjshme, ishte kerkuar edhe prodhimi i 350 000 fletevotimeve te tjera « rezerve ».
Duke pasur frike nga nje manipulim i mundshem i procesit zgjedhor partite e opozites kishin ngarkuar institutin e specializuar austriak per nuerimin e votive “SORA” qe te kryente nje numrim paralel dhe te pavaruar nga ai zyrtar. Per me shume pronari i shtypshkronjes ku ishin shtypur buletinet fallco, Jordan Bonçev, ishte i keshilltar i partise ne pushtet.
Agjencite e huaja te lajmeve, si psh Canada Com, theksojne se manipulimet ne zgjedhje, presionet dhe blerja e votave, jane kthyer ne nje praktike te rendomte ne Bullgari qe pas renies se sistemit komunist. Keto praktika kunderligjore moren permasa alarmante sidomos pas zgjedhjeve komunale dhe presidenciale te vitit 2011, shkruajne. Sipas tyre 12 perqind e zgjedhesve, sidomos atyre te zhgenjyer dhe te varfer, jane gati perseri t’ia shesin voten e tyre atij qe ofron me shume.
Email në gazetën: [email protected]
