I pasigurtë, vendosa ta bej atë cikël takimesh. Figura elitare të mendimit kontrovers nuk mungojnë në këtë Shqipërinë tonë, sado e zënë që është ajo me halle. Vendosa pra, të organizoj një cikël takimesh të disa intelektualëve të spikatur me studentë e nxënës të Universitetit e gjimnazeve në Vlorë. Emrat e spikatur të kohës ishin tashmë brenda mendimit tim dhe, ashtu siç pritet nga kjo sërë origjinaliteti e modestie, telefonatat që bëra gjetën një mikpritje edhe më të ngrohtë se e kisha menduar.
Kuptova menjëherë se mendimi elitar, ai që nuk shkon paralel me rrymën, ka nevojë të derdhet në oqeanin e vet, në atë të gjerin me brigje që nuk duken në horizont. Mendimi elitar në Shqipërinë tonë është në kërkim të këtij oqeani, duke qenë se përreth gëlojnë më së shumti laguna apo oaze mendimi. Por elitat nuk kërkojnë oazin të derdhin mendimin e vet, sepse janë lumenj, vrullin e rrjedhjes së të cilit nuk e kontrollojnë dot as ata vetë. Ata janë thjesht enët që përkohësisht e bujtin këtë rrjedhë, derisa të gjejnë atë, oqeanin dallgëshumë, oqeanin që buçet e gjëmon. Telefonata ime që u prit aq çiltërsisht me gëzim prej tyre, mesa duket u ngjalli shpresën për të takuar pak oqean.
Porsa kuptova këtë, një barrë akoma më e madhe se ajo që kisha perceptuar filloi të më rendojë mbi supe. A do të bëheshin dot të rinjtë një oqean për këta lumenj? Apo, do të ishin thjesht një turmë vanitoze të rinjsh që, pasi kishin parë “50 hijet e Greit”, do kalonin një orë të përgjumshme në sallën tonë?
Kisha menduar pra që të sillja përpara studentëve dhe gjimnazistëve vlonjatë një nga një në një cikël disa figura të mendimit intelektual, të cilët, me veprat e tyre kishin ngjallur debat, kundërshti, ndoshta edhe sulme të përmasave të dukshme e të padukshme. Sepse, si vallë mund të nxisësh dashurinë për poezinë, për publicistikën, për letërsinë, për debatin social, nëse ti nuk e provokon këtë nerv të fjetur të të rinjve, nëse ti nuk e sfidon filozofinë e tyre me një tezë bizarre, nëse ti nuk i përfshin, qoftë për disa minuta, në botën magjike të poezisë që hulumton përtej materiales e rutinores? Si mundet pra, të rinjtë e qyteteve, që nuk e kanë shansin e kontaktit me këta mendimtarë e poetë sikurse e kanë, të paktën fizikisht, të mundur të rinjtë kryeqytetas, të zbulojnë thesaret e shpirtit nëse i kanë? Si mundet ndryshe të rinjtë, nxënës e studentë vlonjatë, që mbartin në dejet e tyre talentin e pakontrastuar të realizojnë dëshirën për të takuar një publicist si Mustafa Nano, pena e të cilit ndryshoi standardin e editorialeve në shtypin e shkruar, e që vazhdon të ftojë në arenë pa u tutur mendimtarët “ndryshe” përmes titujve provokativë me gegë e toskë ? Apo të dëgjojnë live një poete brilante si Mimoza Ahmeti, që me poezitë e saj ndërtonte e rrëzonte dhjetëra botë virtuale, secila më e bukur se e jona, e që mbante zgjuar sa e sa të rinj të viteve ’90 që përpinin çuditshëm ato vargje si ujë i bekuar? Si mundet ndryshe një i ri vlonjat, që provon të shkruajë, të ketë kurajon ta publikoje mendimin e tij, nëse nuk ka shansin të këmbejë një opinion me një publicist “rock” si Koloreto Cukali, apo me një gazetare të kalibrit të Rudina Xhungës, që hapi ndoshta të parën “dritare” të studiove hermetike, të mykura e klishe të TVSH-së ?
Kisha këto shpresa e bindje pra, dhe mendimin fiks që duhet të bëj të gjitha përpjekjet për t’u shtrydhur çdo pikë nga lëngu i mendimit njerëzve të shquar, të atyre që kanë mundur të dalin mbi hirin e kësaj kohe e që jetojnë ende sot, të Kadaresë, Naxhi Bakallit, Visar Zhitit, Ermonela Jahos, por edhe emrave të tjerë, të cilët, fakti që jetojnë mes nesh, na bën të kujtojmë se janë si ne, të zakonshëm. Por në fakt, të zakonshëm nuk janë ! E ne duhet të kemi mjaftueshëm forcën ta pranojmë që janë me të vlefshëm se ne e t’i shohim si të tillë. Sikurse, duhet të kujtojmë se nuk do të jenë përgjithmonë mes nesh, sado jetëgjatë të jenë.
Ndaj, mendova se t’i sjell disa emra të tillë në kontakt me të rinjtë studentë e nxënës vlonjatë, do ngjallja interesa të reja mes tyre, me të larta, e do ndizja drita të reja në rrugën e tyre.
Por, a do të ndodhte vërtet kështu? A do të gjente ky aktivitet, që jo më kot u emërtua “Uncensored”, vëmendjen dhe interesin e pritur nga ana e të rinjve? A do të ishin ata pra “oqeani” i munguar, apo ata janë ashtu si shpesh pranojmë me mendjelehtësi dhe pa dhimbje “sipërfaqësorë e tallavaxhinj”? A pulson brenda tyre shpirti i vërtetë rebel ?
Këto ishin dilemat e forta të fillimit. Por, pas telefonatave, duke ndjerë nevojën e të ftuarve për oqean, u shtua edhe përgjegjësia tjetër: A do të mund të rinjtë vlonjatë të shuanin etjen e tyre për derdhje në oqean, sado modest të ishin përmasat e tij? Ama, të ishte oqean, i gatshëm të përthithë e të mbulohet nga shkuma e dallgëve që provokojnë këta lumenj mendimesh pa fre.
Konkluzioni?
Kishte një emërues të përbashkët pas çdo takimi: ngazëllim në sytë e etur të studentëve dhe nxënësve dhe befasi e bukur në sytë e të ftuarve. Befasia e tyre buronte nga zhgënjimi fatlum që ky vend paska ende oqeane për elitën tonë. Janë këto oqeane mes brezit të ri që do të përfshijnë me etje në gjirin e tyre produktin e elitave. Ndaj ka shpresë se elitat shqiptare nuk do të shuhen. Ato do të mbeten përrenj të rrëmbyer në kërkim të oqeanit, në djepin e të cilit do të prehen përfundimisht. Sepse të rinjtë, sado jashtë vëmendjes sonë, të rinjtë pra, ajo pjesa e madhe e tyre që nuk futet në rreshtat e partive, e kanë kuptuar më shumë se kushdo se një vend nuk mund të progresojë pa elitat, të të gjitha formave që të shfaqen ato. Ata e kanë kuptuar se është elaborimi i mendimit, i filozofisë, i poezisë, i artit, i debatit intelektual, ai që do të vendosë më në fund çdo gjë në vend të vet.
Të rinjtë tanë preferojnë një “njeri të bukur” kundrejt një “politikani race”. Në të gjithë konotacionin e këtyre fjalëve në kontekstet e sotme. Është koha kur sërish dritat duhet të rijnë ndezur mbi libra në netët e vona. Mimozat i kemi ende mes nesh për të na lënë pa gjumë. Mjaft humbëm kaq vite-netë me drita ndezur vetëm për “vlera” të humbëtirës virtuale nëpër boshllëqet e jetës reale. Sepse, sado provokues dhe i ekzagjeruar të duket për ne, e ardhmja fitohet nga ata që kanë ide dhe interpretojnë të kaluarën.
E kush më mirë se elitat e kryejnë këtë mision?
Të parët tanë na lanë kombin, por me të ardhme të pazgjidhur ende. Fati na e ka lënë stafetë neve këtë mision. A do ta përmbushim, apo, siç bënë të parët tanë, do ia kalojmë këtë stafetë fëmijëve tanë, duke ia u lënë atyre po të njëjtin trashëgimi që gjetëm: një atdhe të varfër e shpresëshuar? Pas këtyre takimeve me të rinjtë vlonjatë, unë jam shpresëplotë se atdheu që do lëmë trashëgim për fëmijët tanë do të jetë ai i përndrituri, në rrugën e çelur prej elitave.

Shkrim qe te le nje fryme pozitiviste si gjithe shkrimet e Ilirit. Ben mire.
Jemi ne udhekryq te historise sone ?
Dakord me shkrime por ato mbeten si nje uturime ne shkretetire se s’del dot ende’ nga rraca jone nje njeri qe te thote « O prapesi, o djall o dreq qe une paskam lindur te te ndreq, »-dhe si pasoje Shqiperia mbetet me krye n’hi, ne dore te dallkaukeve e sharlataneve…dhe ne jemi në udhekryq të historisë sonë.Shqipëria jone sot ndoshta më shumë se kurre ka nevoje per intelektual te vertete dhe te virtytshem dhe per njerez dinjitoze.Por jo te gjithe ne, që e quajme apo sé quajme vehten intelektuale mund te kemi keto vlera, se:´´jo te gjitha mizat bejne mjalte´´.Por sidoqofte nuk duhet lene vendi ne meshire te fatit. Se veretet nuk e kuptoje as bashkemallakastriotin tim Adrian Klosi, apo Edi Ramen e te tjere syresh qe megjithe mirenjohjen qe kam per erudicionin e tyre dhe vlerat qytetare , ç´duan te thone me ate qe s´jan intelektuale ?! Nese keshtu ja sheshi i mejdanit, politika, ndryshe mendoje se kjo i ngjan melodise se kanarines se kapur rob nga mbreteria e bufave.
Alegori fati apo rrace ?!
Nuk e di per alegori fati apo rrace ne vazhdojme te ironizojme njeri tjeterin dhe si pasoje e rezultante vetvehten dhe kjo Shqiperi mbetet pergjithmone me krye ne hi ?! Nese i referohemi historise sone ndoshta ajo nuk na ka ndeshkuar kot. Une mendoj se ky vend s´ka te drejte morale ende te thote as qe ka intelektual as politikane bile as njerez normale perderisa eshte ne kete gjendje dhe po shkon teposhte .
Se kur e do puna dhe i kerkon sheshi i mejdanit intelektualet rrine e presin ose mbeten autoqefale, nuk prononcohen dhe me sa duket “preferojne “ ose te “bashkejetojne” me kongresmen ose te rrine koke me vehte ?!
Albanus Adversus albanus !:
Latinet thoshin ´´albanus adversus albanus´´(shqiptari kunder shqiptarit) dhe kete ves te sojit tone qysh ne shekuj e kane shfrytezuar te tjeret per interesat e tyre, sidomos fqinjet ballkanas duke na ´´mesuar´´ ´´te behemi´´ ose kaçak ose skllav.Vetem per hunden e bukur te Kleopatres Mark Antoni desh i vuri flaken Romes (qe ma pas e dogji Neroni). Po ne si reagojme ndaj padrejtesive ? Prej kohesh jemi mesuar te degjojme e “pelqejme me shume zerin e kendezit se sa zerin e bilbilit se kendezi na zgjuan mengjez” (siç thoshte L.Poradeci.)
Jemi ne ata qe ndonese meritonte lapidar F. S. Noli;qe kur pasi e munden dhe e ndoqen pashallaret e bajraktaret ne 25-en e percollen vetem nje grusht njerzish, saqe ai i merzitur dhe i indinjuar me shume se nga humbja duke iu drejtuar tokes shqiptare, tha ´´Skllever, bij sklleverish ju kurre s´keni per ta merituar lirine´´!
Aty ku i dituri nuk gjen kurre prehje !:
Ne jemi ai vend e ai popull ku i dituri s´ka gjetur kurre preh, atij ose i eshte ´´prere koka apo gjuha, ose eshte debuar e detyruar te syrgjynoset´´. Edhe sot e gjithe diten gjoja jemi ne demokraci dhe aspirojme te bashkohemi me Evropen mendja intelektuale nuk degjohet paguhet kaq pak dhe vendos paganizmi yne mesjetar qe sundon ne çdo qelize dhe kjo eshte shume domethenese. Nje popull me kulture baritore. Tek ne ende lulezojne pese anarkite e Nolit: anarkia fetare, anarkia shoqerore, anarkia morale, anarkia patriotike dhe anarkia e idealeve. Asnji vend ne bote nuk eshte zhvilluar dot pa ven ne balle intelektualet.
Ky vend megjithe arsimimin masiv qe beri sustemi i kaluar ka ende shume syresh nga ata qe u perkasin kategorise se njerezve qe kan lexuar vetem nje liber, kan pare nji teater dhe nje film dhe cicerojne si gjeli ne pleh apo flasin brockulla te “kripura” dhe te tjeret i degjojne me servilizem “ala balcanasi”, te prirur me teper nga rrumpalla se sa nga rregulli e puna dhe keshisoj dinjiteti mbetet vendnumero?!!
Njerez dinjitoz-komb dinjitoz !:
Solla ketu disa momente e nenvizime historike , as per te treguar erudicion as per te bere retorike , por per te kerkuar nga vetja e nga te tjeret, me shume dinjitet, se me njerez dinjitoz behet pastaj kombi dinjitoz, dhe per ata qe i thone vetes intelektual, me shume mendime e pjesmarrje ne jeten publike, se perndryshe do te na sundoje perjetesisht mbreteria e bufave, prevalenca e mediokerve.
Te mos e pesojme si heret e tjera qe durojme kur duhet ngutur e ngutemi kur duhet duruar, luftojme dhe bejme zhurme kur duhet ndenjur urte dhe rrime suqut kur duhet thene acik fjala per ta kuptuar mire dhe populli se ç´po ndodh ne kete vend perpara se te jete vone dhe jo post-mortum dhe le te dallohen pastaj ato qe duhet te ´´ikin´´ ose te rrine ´´urte´´; se ´´pas me elin varvarios (kush nuk eshte helen eshte barbar).
Eshte teme komplekse kjo e elitave. Thuhet qe cdo popull ka elitat qe meriton. Nese ne jemi nje popull kaq shpresehumbur sic shprehet Iliri me te drejte, I bie qe elitat nuk kane bere punen e duhur, ose qe elitat nuk jane ne lartesine e duhur. Sidoqofte une mendoj qe pozicioni I brishte ku ndodhemi nuk eshte vetem per shkak te mosmarrjes se pergjegjesise se duhur nga elitat, por edhe per shkak te boshllekut te brendshem qe kemi si popull, gje qe na ben te jemi pre e lehte e te ndihemi komod ne parazitizem e te trembemi nga ndryshimet e forta.
Pergezoj autorin e shkrimit per temen e shtjelluar me klas.
Limoz! Elitat alla enveri,pa asnje le de te kalluar kur ne universitet,apo nga njerezet ‘elitare’ vetem se ishin by..pires te Partise prisni ju dicka?Duhet te shkoje krejt kjo generate e deformuar nga komunizmi,duhet te shkoje edhe gjenerata e bijte e tyre e pastaj do fillojme nga zéro dicka!
‘lol’ je thjesht nje ‘LOLO’ qe jo vetem nga komunizmi nuk di nga pjerdh gomari por as binomin e Njutonit qe behej dikur ne 8 vjeçare nuk di ta zberthesh ne faktore.Parlamenti ka 25 vjet i pushtuar nga ISIS fashiste e fondamentaliste!
Epo kur flet dhe ky hajduti i bashkise Vlore per elitat atehere gjendja ne kete shtetin tone te degjeneruar qenka shume rende.
Bravo Ilir djali. Ka nevoj Vlora per njerez si ty.
TE LUMTE PER PENEN DHE MENDIMET QE KE ILIR METAJ. HALLALL.
Po ju ky futeni tek ajo elita qe ka hedhur rrenje ne bashkine e vlores dhe ndriconi kulturen e te rinjeve vlonjat, student , nxenes, mesues, qe pranojne te degjojne kedo, vetem dhe vetem per te bere disa ore pushim nga aktiviteti i perditshem shkollor.
Patetike…