Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të qëndrojë dy javë në Shqipëri ku do të asistojë administratën tatimore.
Referuar njoftimit zyrtar, misioni i FMN-së i kryesuar nga Allan Jensen si dhe përfaqësues të tjerë të lartë, do të ofrojnë asistencë teknike me synim lehtësimin e përpjekjeve për të forcuar më tej administratën tatimore.
Gjatë qëndrimit të Misionit të FMN në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve do të trajtohen çështje që lidhen me strukturën organizative, konsolidimin e kapaciteteve në komponentët kryesore të administratës, fokusimi tek borxhi tatimor dhe risku si dhe vlerësimi i situatës së përgjithshme të zbatimit të reformave.
Gjatë ditës së sotme, anëtarët e misionit të FMN-së janë pritur nga Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Vasilika Vjero.
