Kroacia është një vend i mrekullueshëm ku më shumë se një përshtypje të e parë për bukuritë e këtij vendi: magjia e detit, trashëgimia kulturore dhe njerëzve që tashmë janë pjesë e Europës është diçka përtej që këta njerëz e kanë të kultivuar: kultura e të bërit turizëm. Në fakt, sezoni turistik ka filluar dhe gjithçka është në funksion të kënaqësisë, komoditetit dhe shijimit të gjërave të bukura që thyejnë edhe kapriçiot e motit.
Hotel “Olympia” në Vodice, Sibenik (Kroaci) këtë vit është vendqëndrimi i Miss International Automoto Sporta 2014. Një mrekulli e tillë ku mbizotëron luksi me 5 yje dhe shërbimi optimal është gjithçka për tu shijuar në këto ditë maji që për kroatët do të thotë start i festës që zgjat për më shumë se 5 muaj.
20 vajza, të cilat vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, nga Ballkani duke përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën si dhe nga vendet jashtë kontinentit tonë si Nigeria e Algjeria po japin më të bukurën e tyre për të dalë triumfuese nga kjo garë. Miss International Automoto Sporta nuk është vetëm një konkurs bukurie, por gjithashtu edhe një konkurs i mënyrës së qëndrimit zgjuarsisë pra i kompletimit të një femre të bukur. Kultura dhe kombësi të ndryshme bashkohen në këtë konkurs që do të hapë shumë dyer për të ardhmen e tyre.
Atalanta Kërçyku është vajza që do të përfaqësojë të gjithë shqiptarët në këtë konkurs. 23 vjeçarja Kërçyku është nga Elbasani dhe gjithashtu merr pjesë edhe në konkursin e bukurisë që do të zhvillohet në këtë Elbasan në fund të këtij muaji.
Ajo çfarë të bën përshtypje është mënyra e organizimit të këtij konkursi që ngjason me filmat hollivudianë. Konkurrentët kanë më shumë se një javë që qëndrojnë në hotel, njihen me njëra-tjetrën, mësojnë të pozojnë. Organizimi është perfekt dhe e gjithë kjo i atribuohet një njeriu, ai që është ndër personat që organizojnë Ëorld Beauty Congress si menaxher por edhe drejtor rajonal. Aleksandar Rajkov ka një eksperiencë mbi 35-vjeçare në këtë fushë dhe arrin të koordinojë gjithçka për të qenë në lartësinë e duhur të një kompeticioni ndërkombëtar. Kam fatin të ndjek për një javë këtë ngjarje dhe uroj që bukuria shqiptare të triumfojë duke na bërë më krenarë përballë të gjitha vendeve pjesëmarrëse. Stilistja më e mirë e Ballkanit, Olgica Djikic do të stilojë fustanet madhështore të mbrëmjes finale për vajzat e Miss Autosporta.
Finalja e madhe do të jetë në 16 maj, por fituesja do të vazhdojë me intervistat dhe promocionet duke e shtyrë qëndrimin e saj në Kroaci edhe një javë.




Kroacia është një vend i mrekullueshëm … gjithçka është në funksion të kënaqësisë, komoditetit dhe shijimit të gjërave të bukura
Hotel “Olympia” në Vodice, Sibenik (Kroaci) këtë vit është vendqëndrimi i Miss International Automoto Sporta 2014.
Një mrekulli e tillë ….
… 20 vajza….po japin më të bukurën e tyre për të dalë triumfuese nga kjo garë.
Automoto Sporta nuk është vetëm një konkurs bukurie, por gjithashtu edhe një konkurs i mënyrës së qëndrimit zgjuarsisë pra i kompletimit të një femre të bukur. [sigurisht, s’ka si te jete tjeter/ sh. im]
Kultura dhe kombësi të ndryshme bashkohen në këtë konkurs që do të hapë shumë dyer për të ardhmen e tyre. [dyer e dritare] Ajo çfarë të bën përshtypje është mënyra e organizimit të këtij konkursi që ngjason me filmat hollivudianë. [kjo po!]
Organizimi është perfekt
Stilistja më e mirë e Ballkanit,
Finalja e madhe
—-
Gjej fjale qe kane ngelur [po deshe] per cmimet Oscar.
:):)
Asnje ndjesi si per kroatet si per Kroacine….
shqiptaret duhet ta vizitojen dhe ta krahasojne me shqiperine :::isha per pushime vjet ne pula ne rieka malinska Rovinj :porec :pashe shume shqiptare qe jetojnedhe kane restorante kafe :furra buke ::por ne kroacie nuk ka korrupsion plaget jane te pastra ::nuk ka ndertime si ne shqiperi ::rama berisha e kane bere rremuje shqiperine ::ne kemi vende te bukura por nuk ka njeri japi bukurine qe duhet ::ne kroacie pashe parqe per femijet me peme :fusha basketbolli ::lojra nen pyje ::ajri i paster :rera ishte e lire nuk venin karrige si ne shqiperi ::hajdutet nuk te lejne te beshe plage :::dhe qeveri policia nuk ben gje :::se jane miqte e gjikes rames ::berishes bashes :::ne kemi vend western me male plage keshtjella nuk pashe ne kroacie malet dhe vende te mahnitshme si tek ne :::por katunaret tone i kane bere pise dhe ndertojne gjithandej :::qeverite e kane mendjen per te vjedhur ::::rama meta duhet te beje nje vizite ne kroacie ta shikojne ndryshimin:::te marrin shembull :::rama duhet te kopjoje kroacine dhe jo francen me regionet ::provincat :::
sa e shpifur kjo goca nga elbasani.. ska asnje lidhje x me qen miss. vec se merr pjese sdo te thot qe ti jepni kaq zhurme per asgje! pfffffff