Një moçal mbushur me zhaba, që s’duhet t’ua lemë trashëgim edhe fëmijëve

anazapta

A nuk ngjan si PIRAMIDË struktura e investimeve publike në Shqipëri? Në themel të tyre ka vetëm kredi pa fund, pra gropa të zeza, të pafund e pa limite…. Unë nuk e di se mund të ndërtosh apo të investosh me lekë të marrë borxh, me financime të pafinancuara dhe, në disa raste, edhe me standarde të pamoralshme e kriminale.

 

Skllavërimi i gjatë që po përgatitin qeveritë tona në këtë kantier-varrezë për sytë e botës dhe të syleshëve, duhet të marrë fund më 23 qershor. Kjo marrëzi do zhdukur, që fëmijët tanë të mos lindin skllevër brez pas brezi.

 

Me vite Shqipëria mbeti peng e dy monstrumeve Berisha-Nano. Nano duhet të ikë dhe është momenti i fundit që të ikë edhe Berisha. Na janë bërë si uji i moçalit me gjithë zhaba brenda. Do të doja që shqiptarët të votojnë për të ardhmen dhe jo për të shkuarën.

 

Mendoj, gjithashtu, se media duhet të ketë integritet të fortë dhe të kërkojë në mënyrë konstante largimin e këtyre dy tumoreve me metastaza në gjithë trupin e Shqipërisë së vogël. Duhet të jeni më konsekuentë dhe agresivë me këta dy individë që janë autorë të Shqipërisë së sotme, – një vend nga ku  – të gjithë ata që nuk kanë mundësi të kenë miq dhe para, emigrojnë.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *