Një ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi masën e sigurisë ‘’arrest shtëpie’’deputetit të Kosovës Milaim Zeka, ai është parë duke marrë pjesë në një mbledhje në Kuvend.
Deputeti i NISMA, Zeka u ndalua pak ditë më parë nën akuzën për mashtrim dhe shmangie të tatimeve.
Avokati i tij, Gazmend Halilaj, konfirmoi se Milaim Zeka ka leje nga gjykata për të marrë pjesë në mbledhjet në Kuvend.
Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media po shqyrtohet raporti vjetor i Radio Televizionit të Kosovës, raporti vjetor i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin si dhe raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Media.

E cuditshme, me keta deputetet…
Edhe ne Kosove, nje lloj si dhe ne Shqiperi…mafioze…e cte presin popujt prej ketyre?