Një murgeshë në The VOI (VIDEO)

anazapta

Pjesëmarrja e një murgeshe në audicionet e fshehura të “The Voice of Italy” i ka habitur të gjithë mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa talent shou transmetohej në Raidue. Motër Cristina, 25 vjeçe, u paraqit në konkurs me këngët “No one” të Alicia Keys.

Juria ka dhënë menjëherë miratimin, duke e kaluar atë në fazën e dytë të konkursit.

Cristina është siciliane dhe jeton në Milano. Ajo thotë se ka ëndërruar që në vegjëli që të bëhet këngëtare. Është pjesë e misionit “Orsolina della Sacra Famiglia” dhe thotë murgeshat e tjera e kanë shtyrë të marrë pjesë në konkurs.

Pyetjes së jurisë se çfarë do të thotë Vatikani për performancën e saj, ajo iu përgjigj me shaka: “Po pres një telefonatë nga Papa”. / G.S. 

VIDEO:

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *