Një Nard Ndoka edhe në Shkodër

Dita

Bashkia e Shkodrës bëri rikonstruksionin e Varrezave të Dëshmorëve, dhe pjesë e tyre ishte dhe një tabelë ku renditeshin emrat e dëshmorëve të Shkodrës që kanë rënë në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Absurdi arrin kulmin kur në krye të listës janë emra të tillë si Pashko Vasa, Migjeni dhe Luigj Gurakuqi, të cilët vërtet janë figura historike për Shqipërinë, por nuk kanë lidhje me LANÇ. Veteranët kërkuan korrigjimin e kësaj gafe, ndërsa prefekti Paulin Radovani tregoi ngatërresën që ishte bërë, por dhe nënvizoi se nuk duhej që figura e Enver Hoxhës të errësonte rolin e dëshmorëve të vërtetë të LANÇ: “Fotografinë e Enver Hoxhës e tundin dy tre vetë, dikush se e ka në zemër e dikush me 30 lekë dhe rrimë e zihemi. Kemi probleme më të rëndësishme.

Nuk duhej të ishin ngatërruar këta të rënët, të cilët gabimisht janë shkruar Lavdi Dëshmorëve të LANC dhe jo Dëshmorëve të Atdheut. Nuk kemi pse ta ngatërrojmë, Enver Hoxha kishte agjendë tjetër këta agjendë tjetër ”. Përqendrohu te ngatërrimi i emrave z. Prefekt, mos u hallakat me Hoxhën, ka kush merret me të. I paskemi rënë në qafë kot Nard Ndokës ai paska shokë plotë…:)

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *