Një natë me Ronaldon i bën mirë karrierës

anazapta

Një natë e zjarrtë me Kristiano Ronaldon dhe karriera e saj merr menjëherë përpjetë. Ai ishte i famshëm ndërkohë, ndërsa ajo ishte një modele e re, në kërkim të publicitetit. E lindur më 1985 në Stoke on Trent, anglezja bukuroshe Alice Goodwin ëndërronte lavdinë një karrierë që duhej ta ngrinte nga hiçi. Historia e saj ngjason me atë të një tjetër modeleje, Lucy Pinder, të dyja të zbuluara rastësisht teksa merrnin rreze djelli pranveror në plazhin e Bournemouthit. Alice më 2008 dhe Lucy më 2003. Dhe për të dyja ishin pozat pa shumë rroba në trup, publikuar në “Daily Mail”, ato që iu hapën dyert e kopertinave të revistave. Që atëherë, një seri fotosh në revistat angleze, si “Zoo Weekly”, “Nuts” e “Maxim” dhe në kalendarët e çdo viti të ri. Sot Goodwin është një nga modelet angleze më të kërkuara në internet dhe mbretëreshë e rrjeteve sociale. Karriera e saj ka ecur përpara, ashtu siç kishte ëndërruar. Edhe preferenca për futbollistët mbetet, ndonëse pas natës së kaluar me Ronaldon e Manchester United, tani shoqërohet me Jermaine Pennant të Stoke City-t. Mund të quhet hap prapa, megjithatë, top është dhe rrotullohet…

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *