Një ndër më aktivët në botë, shpërthen vullkani Kilauea

Ornela

Vullkani Kilauea sërish ka shpërthyer në Ishullin e Madh të arkipelagut Havai.

Qendra për hulumtime gjeologjike e SHBA-së (USGS) tha se shpërthimi ndodhi në kraterin Kalemaumau, ndërsa pamjet tregojnë se ai lëshon llavë dhe sasi të mëdha të hirit vullkanik.

Në njoftim theksohet se shpërthimi nuk kërcënon zonat e populluara dhe se llava mbeti brenda kufijve të Parkut kombëtar të vullkaneve të Havait. Autoritetet paralajmëruan popullatën për pasojat e mundshme të përhapjes së hirit vullkanik.

Kilauea është një nga vullkanet më aktive në botë me shpërthime të shpeshta që nga viti 1983.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *