Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Është më se e qartë, kjo e vërtetë e saktë se Rama është një lider vizionar. Para disa ditësh, në një opinion të gazetës më të mirë kombëtare “Dita”, lexova për krahasimin që i bënte Ramës me një këmbanë dhe Bashës, me një zilkë, krahasim perfekt po të kemi parasysh “jehonën” e një këmbane dhe cicërimën e një zilke. Dhe kështu është, Rama ka bërë një performancë të shkëlqyer në Paris duke bërë prezente harmoninë fetare tek ne. Një veprim i tillë i shkëlqyer nuk do i vinte ndër mend lehtë një tjetri. Dhe performanca e Parisit erdhi kreshendo dhe pas përfaqësimit dinjitoz në Beograd, dhe reformave të mëdha në vend sa të lexueshme dhe të prekshme për çdo shqiptar, duke e shkëputur Ramën ndjeshëm nga kukuvajkat dhe shpifamanët ordinerë, të pa gdhendur dhe të pa turp të bandës PD. Bravo Rama, për nderin që po i bën vendit dhe çdo shqiptari! Përshëndetje Dita! Ilia Berberi, PG.
