Një ndër vizitat më interesante në historinë politike/ Rama viziton ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në burgun e Hagës

Amelda Amelda

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po viziton ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në burgun e Hagës, më saktësisht Haaglanden.

Vizita e Ramës mund të konsiderohet si një ndër vizitat më interesante që një kryetar qeverie ka zhvilluar në historinë politike.

Në orën 11:30, kryeministri shqiptar ka nisur takimin e tij me Thaçin, i cili pritet të zgjasë tre orë.

Ish-presidenti i Kosovës është paraqitur këtë të martë në seancën e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Historia ka dëshmuar se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është vizituar nga krerë qeveritarë vetëm për takime formale.

Mund të sjellim shembullin e kryeministrit holandez Mark Rutte në vitin 2011 apo ish-kryeministren norvegjeze Erna Solberg në vitin 2015.

Por asnjë agjendë e tyre nuk përmbante një kornizë të tillë politike dhe miqësore.

Kujtojmë që burgu ku po mbahen ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gjendet jashtë Hagës, në periferi të Scheveningen-it.

Haaglanden është një burg unik në Holandë, pasi është i vetmi që ka një qendër kujdesi për të paraburgosurit.

Takimi i fundit mes palëve daton më 29 qershor të vitit 2020 – tre muaj para se Gjykata Speciale në Hagë të konfirmonte aktakuzën ndaj Thaçit.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Prishtinë, Rama do të pritej edhe nga presidenti – asokohe – i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri shqiptar shoqërohej nga ish-ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Qëllimi i vizitës së Ramës ishte pikërisht “për të mësuar më shumë” në lidhje me aktakuzat e Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Më 26 tetor të vitit 2020 në Gjykatën Speciale në Hagë u konfirmua aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Akuza ndaj tyre në kohë shtrihet në kohë midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Aktakuza pretendon se ish krerët e UÇK-së dhe anëtarë të tjerë të “ndërmarrjes kriminale të përbashkët” kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën.

Kjo, përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale hetojnë krimet e supozuara të luftës të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 29 prill të 2022, e njëjta zyrë do të dorëzonte aktakuzën e ndryshuar kundër ish krerëve të UÇK-së.

Në njoftim thuhet se aktakuza e re kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, pritet të rëndohet me akuza të reja.

Këto të fundit, i referohen krimeve që pretendohet të jenë kryer në Gjilan dhe në fshatrat e Suharekës.

a.m/dita

Share This Article
9 Comments
  • U priste. Dihet qe si eunuku i sulltanit qe provonte gjellet mos kishin helm, vizita e Batonit ne burgun e Hages i paraprinte vizites se Rames

  • Sigurove ndonje vend per vete?
    Turp per nje krieminister te shkoje ne burg te vizitoje nje te burgosur, kushdo qofte ky.
    Nuk je i denje per te qeverisur.
    P.S duhet te mblidhet urgjentisht dhe te filloje procedurat per shkarkimin e tij pa u kthyer ne atdhe.

  • Shoku Edi është nga bota e njerëzve që janë besnikë ndaj njeri tjetrit dhe nuk e tradhëtojnë miqsinë e lidhur në punra speciale. A nuk e ka thën haptazi me sinqeritet shoku Edi që

    “Unë e kam mik Gjush Akulloren edhe në qoftë se do të burgoset do ti vete për ta takuar edhe në burg…….”

    Miqësia me Gjushin është kalitur në ndërtime të mëdha ku Gjushi i bënte pallatet shumëkatshe duke bër betonin me ujë deti dhe kollonat e armaturës duke kursyer hekurin dhe nuk e cënoi as tërmeti që i ktheu pallatet në arkivole as shpallja non grata e Gjushit nga SHBA.

    Po kështu shoku Rama si burr me tradita vërtet i besës nuk e prish kurr miqësinë e kalitur në tërmete zgjedhore ala dibrançe edhe me nongratën tjetër, Tomë Doshin. Le ta shpallin amerikanët non grata, shoku Rama nuk pjerdh fare për dava nongratat amerikane. Është më e fortë miqsia e botës së Edi Ramëve, Gjushë Akulloreve, Tom Doshëve dhe

    sikur i burgosuri Thaçi të ishte president, Ballkani i hapur do të kishte mbyllur edhe Kosovën brënda kufijve të tij dhe do të ishte realizuar me kohë bratstvo jedinstvo si në kohëne Titos por me permasa më të mëdhaja për Serbinë midis sllavëve të jugut dhe shqipëtarëve dhe do të ishte realizuar pika e marrveshjes në zyrën e Trump që Serbia të kishte direkt dalje në Durrës, madje do të ishte zgjidhur dhe çështja pezull e Mitrovicës.

    Prandaj takimi i kryeministrit Rama me të burgosurin Thaçi përveç mallit ka dhe ca pengje për marrveshje të pa realizuara dhe sabotuara nga një udhëheqës jashtë modës dhe jashtë kohëve moderne si Albin Kurti që nuk është prer simbas kutit të Ramës dhe miqëve besnikë të tij, nongratat Gjushi, Toma dhe i burgosuri Thaçi.

    Madje edhe ata do ti shkonin në burg shokut Edi që, në qoftë se vërtet SPAK do të arrestoj polikriminelin Sali dhe kusarin me bllok në dorë Ilir Metën, sikurse gjoja po kërkon Edi Rama me ngulm, të jeni të sigurt që mbas tyre do të arrestoj edhe shokun Edi që me bëmat e tij ja kalon Saliut dhe Ilir Metës të mar së bashku por

    SPAK i drejtësisë anglosaksone të avokat Njgjelës që s’ të fal është pjesë integrale e hales së korrupsionit, krimit dhe kusarisë 30 vjeçare kryesuar nga Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama dhe kandidati potencial i kësaj haleje për president Fatos Nano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *