Nje nga autorët e MAPO-s, Alfred Lela, duke shkruar për koalicionin e të majtëve PS-LSI, i drejtohet Mustafa Nanos. “Muçit iu plotësua dëshira” – thotë, duke cituar shprehjen e Nanos “në kushtet e një regjimi berishian çdo qelbësirë duhet parë si një resurs”. Shkruan autori në fjalë: “Në antiberishizëm e sipër, në një shkrim të paradokohshëm, Muçi formuloi Muçit iu plotësua dëshira. Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë zyrtarisht do të jetë në aleancë parazgjedhore me Partinë Socialiste. Por atij ‘i del detyra’, si mbrojtës dhe përhapës i kësaj teze, t’i bëjë edhe marketingun politik këtij Qelbanix Cocktail”. Dhe ca më tej: “Muçi e ka më në fund aleancën e qelbësirave. Atij tani i mbetet, pasi ka djersitur antiberishizmin si kalë beteje, të kapë armët edhe kundër antiqelbësirizmit…”
Mustafa Nano është përgjigjur sot në të përditshmen Shqip: “Po të ish menduar pak më gjatë, s’do duhej të kish hyrë në këto ujëra. Do të duhej ta dinte pra se nuk është zanati im marketingu. Atë ua kam lënë të tjerëve, që dinë ta bëjnë mirë. E nuk janë të paktë. Zanati im është kritika. S’do mend, edhe kritika ime ndaj berishizmit..” Nano shpjegon më pas berishizmin në opinionin e tij dhe shton “…Cfarë është evidente për mua, nuk është e thënë të jenë evidente për të tjerët. Kaq gjë e kam mësuar mirë në këtë botë, dhe është kjo arsyeja që unë nuk tronditem që Peka, Lela etj., nuk shohin çfarë unë shoh, e nuk shqetësohen për çfarë unë shqetësohem”.
Ai e quan një hendek të madh, dhe të pambushëm (“ky hendek vjen prej formimeve të ndryshme politiko-kulturore”) mënyrën si e sheh ai berishizmin dhe si e shohin të sipërcituarit dhe përmend 21 janarin: “…Është një hendek që unë e kam vënë re në shumë rrethana. Më e para rrethanë që më vjen në mendje, teksa bëj arsyetime të tilla, është 21 janari i vitit 2011, kur në bulevard, ditën me diell e nën vështrimin e kamerave të pabesa televizive, u vranë nga Garda e Republikës katër vetë të pafajshëm, të parrezikshëm, të pambrojtur; u vranë me një logjikë banditeske, në fillim me synimin që vrasjet të shiteshin si vrasje të kryera nga vetë opozita, e më pas të motivuara si mbrojtje ndaj një grushti fantomatik shteti të planifikuar në detaje butaforike, deri te pajisja e protestuesve me thika me helm, me stilolapsa-pistoletë, me çadra-automatikë etj. Tani, disa kritikë që në atë rrethanë nuk thanë qoftë dhe një fjalë qortuese për vrasësit e urdhëruesit e tyre, kanë zënë të shtrojnë pyetjen: Ç’do të bëhet me 21 janarin pas aleancës Rama-Meta?.. 21 janari është për mua momenti që ndan botën më dysh, por duhet thënë se berishizmi ka ekzistuar përpara se të vinte 21 janari; nuk është 21 janari që e bëri berishizmin; është berishizmi që e bëri 21 janarin. Dhe berishizmin mund ta shihje edhe para, edhe pas 21 janarit në përpjekjen e pamaskuar dhe harbute për të marrë nën hyqëm tërë vendin…”
E vertete Muçi 21 janari e ndau boten pergjysem per gjith shqiptaret e ne veçanti per familiaret e viktimave
O Muco,kur te behet ndonje filem me partizan sic beheshin ne kohen e xhaxhit personazhi i ballistit i takon Pekes,eshte ideal per ate rol ballist tamam
Keto jane shkrime bajat.Z.LELA nuk ka rendesi cfare ka thene apo cka deshire M.NANO.
E rendesishme eshte qe ju me shkrimet tuaja te beheni tribun te paqes,te dashurise midis shqipetarve,te lirise dhe fjales es lire.Kurse ju z.LELA duket sikur i keni zene prite M.NANOS per fjalet qe ka shprehur.
Mjafte me shkrime te tilla si ju z.LELA ashtu dhe ju z NANO.C’jane keto krahasime ne llojin qelbesira etj. Duam kulture,duam respekt.
Zoterinj gazetare behuni percues te dinjitetit njerezor,te unitetitte shqipetareve larg percarjes e ndasise.MJAFTE ME NA KENI LODHUR SHUME.
Historikisht skrapalinjte jane treguar te pa moralshem me aleancat e tyre per interes.
Enveri i zbriti ne Tirane dhe ne fusha, i dha buke dhe nje uniforme ushtarake apo kostum gri sigurimsi per te shtypur popullesine vendase. A ju kujtohet ? Ata e kishin mire me regjimin dhe e perkrahnin ate. Normal, sepse ne malet e tyre nuk kishin cte hanin.Shkurt MERCENARE.
Tani eshte Meta ai qe po kujdeset per cudirat e Skrapalinjve te diteve te sotme.
TURP por ky qenka mentaliteti i tyre, interesi.
Historikisht ajo krahine nuk eshte njohur per kulture si Shkodra apo Elbasani ku popullesia ishte e shkolluar dhe studionin edhe jashte qe atehere. Por keto mund te presesh nga mentaliteti i varfanjakut, i varfer ne bark, i varfer ne shpirt. Dhe ka ardhur dita qe qeverisemi nga Skrapalinjte apo jane dhe opinionista. Po pyetini nje here cpune ka bere gjyshi i tyre, a ka qene i shkolluar ? A vijne nga familie qe e kane tradite punen intelektuale ? Po keshtu katandiset vendi po ishin ne krye bijte e varfanjakeve te pa shkolluar apo barinjve.Ata nuk kane patur gjithe jezen prandaj DO TE VJEDHIN se kane uri.
Pse berati nuk eshte qender e Skraparit DHE NUK KA KULTURE SI QYTETI ME I LASHTE NE SHQIPERI?
E keni kthyer edhe Dita-n si Respublica-n:ne te Mucit, prej Mucit, per Mucin, e Mucit, e keshtu. Pak me serioze e me me integritet, te nderuar zoterinj. Oponenca e zbehte ose e holluar nuk eshte oponence per tu shqetesuar kaq shume, apo po e perdorni per te zbutur efektin e oponences se vertete te artikuluar aq kthjelltazi nga Sh. Rama dhe M. Baze, dhe poetikisht nga i juaji A. Duka?
Lere Cimin e& company te bejne analistin-lapanjoz! Ata do te behen analiste me kembe ne toke, kur t’u vritet si me 21 janar ndonje i aferm i tyre, vecanerisht ndonje bir a bije e tyre (Zoti mos dhente!). Ata jane letyra qe leshon pushteti, pasi ka shqyer disa qengja.
21janarin e beri blloku i ilir metes,dhe ata qe jane mesuar te hane …..le ta hane,skane pse ja rekomandojne te tjereve.e keqja nuk ka emra te pervecem,e keqja eshte nje fenomen qe duhet te zhduket dhe jo ta hashe.e mira eshte qe ne kutute e votimit te shkojne vetem hajdutet me familjet e tyre dhe populli ti shohe nga larg,targ,atehere te gjithe do e kuptojne sa ju vlen lekura