Një nga katër të arrestuarit për Rrugën e Kombit lirohet, arsyeja infarkti

Dita

Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur më 20 prill të 2018-s të lirojë 7 personat të cilët ishin arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit, ndërkohë që, 4 persona të tjerë u lanë në burg.

Ndër këto 4 persona gjendej edhe shtetasi Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë të Kukësit, i cili është liruar në javët e para të majit, raporton Dritare. net.

35-vjeçari ka pësuar një infarkt dhe kjo ka qenë arsyeja për të cilën është liruar nga burgu.

Burime të Dritare.net pohojnë se Onuzi pas lirimit dhe pas daljes nga spitali i Tiranës ka kaluar edhe disa ditë në spitalin e Kukësit.

Lirimi i tij në javët e para të majit është pranuar edhe nga familjarët e Onuzit, por pa dhënë shumë informacione rreth gjendjes së tij shëndetësore.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *