Nga Asqeri Llanaj
Ka filluar këto kohët e fundit të flitet e shkruhet për Kadri Cakranin, ish-komandant i forcave të Ballit Kombëtar, si për një patriot të madh. Po botohen edhe kujtimet e tij. Është një nga paudhësitë më të mëdha që po bëhet për të kthyer përmbys historinë.
Unë që po shkruaj këto radhë, jam bashkëfshatar i Kadri Cakranit. Ai është një nga kriminelët më të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore dhe një nga figurat më të zeza të historisë së Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
Dëshmoj sot në DITA një nga krimet më të përbinshme të tij; ai urdhëroi arrestimin dhe dërgimin në kampin e shfarosjes në Zemun të Beogradit të 30 djemve dhe burrave mallakastriotë, shumica e të cilëve ishin nga Cakrani, pra bashkëfshatarë të tij.
Ja si ka ndodhur historia e dhimbshme e rrëfyer nga dëshmitarë okularë, pasardhës të atyre që vdiqën dhe u zhdukën në Zemun të Beogradit:
Ushtria hitleriane kishte informacion të plotë veçanërisht për Mallakastrën, kjo falë komandantit të Ballit për jugun, Kadri Cakrani.
Kur ndodhi lufta frontale e Drashovicës (zgjati 23 ditë) në Mallakastër ata duhej të merrnin me çdo kusht Qafën e Rrerësit dhe Kalanë e Margëlliçit. Këto ishin pozitë e ushtrisë italiane të cilët më 9 shtator ua dorëzuan gjermanëve pozicionet e armatimin që dispononte ky repart.
Më 23 tetor u krijua formacioni i organizuar partizan Grupi III i Mallakastrës në Fratar, i përbërë nga batalionet: “Semani”, “Ismail Klosi” dhe batalioni “Petro Sota”, me komandant Grupit III Ferik Hodo, i cili pas një kohe të shkurtër ia dorëzoi Qamil Hamzos. Komisar u caktua Gjon Banushi, zv.komandant Drervish Hekali, zv.komisar Veis Pipa.
Nuredin Aliu ishte Kryetar i Këshillit Antifashist NAÇL të Mallakastrës dhe anëtar i Shtabit për Zonën Operative Vlorë – Gjirokastër. Ai merrej me organizimin e forcës së rregullt të armatosur mallakastriote e fierake.
Ajo që do tregoj më pas provon se forcat naziste në saj të bashkëpunimit me krerët e Ballit dhe kryesisht të komandantit Kadri Cakrani, kishin informacion për nisjen e 20 djemve cakranjotë në formacionet e Grupit III të Mallakastrës.
Nazistët erdhën në mënyrë konspirative, të pajisur me harta të sakta të shtëpive të këtyre 20 djemve. Me vete kishin spiunë shqiptarë, por këta ishin maskuar me uniformë. Zbarkuan rrufeshëm në Cakran, ku rrëmbyen grupin e djemve dhe burrave, i çuan në kampin provizor, i krijuar nga ushtria fashiste për të cilin fola më lart.
Tre vetë u arratisën në rrethana të ndryshme. Pas 10 ditëve, robërit, 19 cakranjotë dhe 11 të zonës Dukas dhe Patos u transportuan në kampin e Zemunit në Beograd. Nuk u kthyen më kurrë.
Vigjilja e ngjarjes së rëndë
Në fundin e tetorit 1943, një grup me njëzetë djem të Cakranit ishin përgatitur për të shkuar në Fratar për t’u bashkuar me forcat partizane. Konkretisht me Grupin III të Mallakastrës.
Nuredin Aliu kishte dërguar mesazh përgëzimi dhe kishte dhënë udhëzimet për organizimin e përcjelljes dhe shkuarjen e tyre në destinacion. Ata kishin bërë gati një palë ndërresa, kishin blerë opinga, tre ditë bukë me vete, dhe kush kishte pushkë, ta merrte.
Ata rridhnin nga familje atdhetare dhe deri në atë kohë merrnin pjesë në formacionet territoriale të fshatit. Vetë ata dhe familjet e tyre ishin përgatitur me shpirt për të luftuar pushtuesin e egër nazist. Punë të madhe kishin bërë anëtarët e këshillit NÇ të fshatit Rrapo Demo Tafaj e Haxhi Qerim Saliaj.
Djemtë e lagjes Tafaj e të lagjeve të tjera, ishin optimistë. Natën përpara nisjes ata tregonin historitë e të parëve të tyre në luftën e vitit 1911, dhe në atë të vitit 1920.
Grumbullimi dhe nisja
Takimi ishte lënë në orën 15.30 – 16.00, tek xhamia e fshatit. Djemtë e Tafajve ishin të një fisi, të një gjaku: Haxhi Ismail Tafaj, Faslli Ismail Tafaj, Kamber Ismail Tafaj, tre vëllezër, në darkë (19 tetor) u betuan për flamurin e Atdheun bashkë me kushërinjtë e tyre, para prindërve Shefit Dano Tafaj, Refat Dano Tafaj.
Vëllai më i vogël beqar, Sherif Dano Tafaj, me dinamizëm fliste se unë do të vras shumë të mallkuar, të cilët dogjën shtëpinë time, Cakranin dhe Mallakastrën e vendin. S’ka pse të mos e bëjë këtë, sepse dhe babanë snajper e kam, rracë luftëtarësh jemi. Gëzimi ishte i madh. I riu priste me padurim orën e nisjes.
Gjysho Isa Tafaj, në moshën njëzetë vjeçare, kishte marrë pjesë në Luftën e Vlorës dhe u dallua për trimëri e guxim, duke qenë i pari në aksione. Gjyshua u betua, bashkë me nipërit, duke pasur besim në fitoren kundër nazistëve e bashkëpuntorëve të tyre.
Rrapo Demo Tafaj, bashkë me Gjyshon, bënë organizimin e betimit para prindërve e shokëve që në darkë. Atë natë i kishte ardhur për darkë edhe i kunati i tij Barjam Muhamet Hazizaj, në kordinim të veprimeve, i cili do të nisej për në Fratar bashkë me luftëtarët e Tafajve. Edhe Barjami bëri betimin bashkë me shokët e tij tafanjakë. Darka kaloi kënaqshëm me hallet dhe preokupacionet e Cakranit e të Mallakastrës.
Rrapua do t’i përcillte deri sa të bashkoheshin të gjithë tek xhamija, që ishte në qendër të fshatit, e pastaj do të merrej me problemet që kishin këshillat ANÇ me organizimin e forcave vullnetare, ruajtjen e popullatës nga kriminelët.
Tek xhamija do të takoheshin me Faslli Brahush Faskaj, Ferro Halim Hajdari, Ismail Mustafa Hajdari, Gjysho Myrto Hajdari, të lagjes Gropas. Të katër këta ishin gati për të dalë nga dera, kur menjëherë u arrestuan nga forcat gjermane që i prisnin. Edhe ata vetë u habitën.
Në lagjen Sulaj, ishin përgatitur nga antari i këshillit ANÇ Haxhi Qerimi, Shaban Abedin Saliaj, Seit e Sadush Xhelo Taraj; në Ruçaj e Bregas, ishin përgatitur Xhafo Dano Ruçaj, Tofik Hekuran Bregasi, Muharrem Feçorr Bregasi etj.
Isa Shefit Sadikaj, dëshmitar okular. Ja si e tregon ai ngjarjen:
Nën udhëheqjen e Nuredin Aliut, fshati Cakran ishte i lidhur kryesisht me Lëvizjen Antifashiste NÇ. Operacionet fashiste italiane, bashkë me bandën e Isa Toskës, në qershor – korrik 1943, e dogjën dhe e shkatërruan Cakranin.
Populli i kësaj zone dhe i gjithë Mallakastrës, jo vetëm që nuk u frikësua, por iu shtua urrejtja më e madhe dhe një vendosmëri, se me çdo kusht duhej luftuar armiku pushtues.
Kjo vihej re sidomos kur shikoje shtëpitë e djegura dhe fshatarët mundoheshin t’u bënin ndonjë meremetim dhe të futeshin në to, sepse dimri do të vinte shumë shpejt. Ishe në hallin tënd, në shtëpinë tënde dhe vjen i huaji e të djeg shtëpinë, por edhe të vret.
Rreth orës 11.00, në xhaminë e Cakranit u dëgjuan tre të shtëna pushke e një bombë, por edhe të bërtitura nga të gjitha anët: vëllezër, merrni armët e zini pozicione, po vijnë gjermanët! Njeriu që i kishte parë i pari me sy gjermanët në xhaden e Cakranit, ishte nipi i Nuredin Aliut, Hysen Shahin Rrapaj.
Unë, – tregon Isai, – bashkë me vëllanë më të madh, Gjyshon, morëm pushkët dhe hymë në korijen e Skënderajve, u pozicionuam mirë, u maskuam dhe ishim gati për të hapur zjarr.
Pas pak minutash vjen babai aty afër e na thotë: lini pushkët të fshehura dhe hajdeni në shtëpi. Dikush kishtenhapur fjalë se gjermanët do kontrollojnë vetëm për armë dhe s’të ngacmojnë. Ne ashtu bëmë. Shkuam në shtëpi dhe pas pak minutash ushtarët gjermanë hynë në oborr, pastaj në shtëpi, kontrolluan cep më cep të saj dhe na morën neve, babanë, Shefitin, mua e Gjyshon. Kur dolëm në oborr, unë pashë të izoluar Islam Fejzo Ruçaj dhe Xhafo Dano Ruçaj.
Si vepruan ushtarët gjermanë?
Ata erdhën nga Fieri, me tre makina, me drejtim Kreshpan – Cakran dhe mendoj se ishin 30-40 ushtarë. Ishin informuar mirë e saktë për vendodhjen e atyre që ishin përgatitur për të dalë partizanë.
Makina e parë qendroi tek ura (ku kanë qenë stallat e lopëve) dhe ushtarët u nisën me shpejtësi drejt lagjes Tafaj. Si më kanë treguar tafanjakët atje në kamp, ushtarët gjermanë filluan kontrollin në shtëpitë e para dhe rrëmbyen vëllezërit Shefit Dano Tafaj, Refat Dano Tafaj dhe Sherif Dano Tafaj, duke bërtitur: partizan, partizan, komunist!
Mbi shtëpitë e Dano Tafaj, hynë në shtëpinë e Rrapo Demo Tafaj, rrëmbejnë të zotin e shtëpisë dhe kunatin e tij Barjam Muhamet Hazizaj, pastaj me shpejtësi 2-3 ushtarë gjermanë ngjiten lart tek shtëpitë e Ismailit, rrëmbejnë tre djemtë e vëllanë e tij, Kamber Ismail Tafaj, Faslli Ismail Tafaj, Haxhi Ismail Tafaj dhe xhaxhanë e tyre Gjysho Isa Tafaj e, ngjitur me ta, marrin djalin e vogël Agur Dervish Tafaj.
Për 10 minuta morën 10 djem të lagjes Tafaj, i vunë përpara drejt lagjes Llanaj, që ishte 200 metra më në jug. Kontrolluan edhe në shtëpitë e djegura. Në një shtëpi të djegur, që ishte e veçuar, në strofkën (kasolle) e qenit u fut Gani Hazisi. Gjermanët hodhën sytë nga ajo shtëpi, panë qenin e lidhur që lehte dhe u larguan. Më pas hynë në shtëpinë e Jonus Llanaj, prapa mëngrës (mullirit të vajit), gjetën Jonuzin, që ishte fshehur, e morën.
– U, ngjitën lartë e kontrolluan lagjen Zadrima e Festaj drejt e në Qafën e Varrit në drejtim të Patosit, vend nga ku shikoheshin shtëpitë e Tafajve. Aty ishin ulur, komunikuan me radio e prisnin. Pas gjysëm ore erdhi aty grupi tjetër.
Makina e dytë kishte ndaluar tek Ura e Serasit. Zbritën ushtarët gjermanë e me shpejtësi u ngjitën në lagjen Gropas, e përbërë nga disa fise. Aty zunë Faslli Brahush Faskaj, më në veri Ismail Mustafa Hajdarin, Gjysho Myrto Hajdariin, Ferro Halim Hajdarin.
Të katër këta ishin bërë gati dhe prisnin thirrjen e shokëve për t’u takuar tek xhamija e për t’u nisur për në Fratar. Gjermanët ngjiten lart në Kodhelaj, ku zunë të moshuarin Velo Abedin Kodhelaj. Kontrolluan lagjet Mehmetaj, Hazizaj e Haxhaj e vazhdojnë në drejtim të lagjes Sulaj. Poshtë shtëpive të Asllan Smailit, në bahçen që quhet “Ullinjtë e Nazërit” grupi ulet për të pritur të tjerët.“
Grupi i tretë zbret nga makinë tek ura e Gurzes dhe me shpejtësi nisen lart fshatit. Lënë në të djathtë lagjet Veizaj, Mihaj etj, pothuajse 1/3 e fshatit Cakran pa u kontrolluar.
Kontrollin ky grup e filloi në lagjen Ruçaj, ku morën Islam Fejzo Ruçaj dhe Xhafo Dano Ruçaj. Në Shahaj nuk morën njeri, por dhe kontrolli qe i përciptë, sepse iu sulën lagjes Bregas, ku zunë Arif Mehmet Bregasi dhe Muharrem Feçorr Bregasi.
Ky, siç tregonte vetë, duke qendruar në oborr ku e ruante një ushtar gjerman, shfrytëzoi momentin kur ai u përqendrua tek të bërtiturat e plakave brenda shtëpisë, dhe iku duke u futur në korien që ishte shumë e dëndur dhe as 2-3 m larg. Gjermani shtiu me automatik, por plumbat nuk mundën ta kapin.
Kështu ata erdhën pranë shtëpive tona dhe, duke kontrolluar në shtëpinë e Tofik Hekuran Bregasit, e gjejnë atë dhe e marrin. Hynë në shtëpinë tonë dhe na muarën: babanë, Shefitin, mua dhe Gjyshon, vëllanë e madh timin. Vazhduan rrugën për në lagjen Sulaj, ku morën dy vëllezërit Seit Xhelo Taraj dhe Sadush Xhelo Taraj, e më pas Shaban Abedin Saliaj i bashkohet të arrestuarëve.
Kthehemi në të majtë, – vazhdon tregimin Isai, – nën shtëpitë e Asllan Smahilit, gjejmë grupin me robërit e Gropasit. Aty kapua i grupit që drejtonte bëri seleksionimin e të moshuarëve, duke nxjerr babain tim, Shefitin, dhe Velo Abedinin, të cilët i liruan.
Ne, të dy grupet, së bashku muarëm rrugën mbi Kodhelaj në drejtim të Qafës së Varrit. Atje gjejmë grupin e robërve të Tafajve të ulur. Nazistët bënë organizimin, duke na ndarë në dy grupe. Ishim afro 25 vetë. Na ngarkuan me arkat me municion që kishin me vete.
U nisëm, ushtarët gjermanë përpara e disa mbrapa, por na porositën me shënja: po vrapuat anash do ju vrasim! Vazhduam kreshtës së malit dhe mbritëm në Shesh-Shpirt mbi Gurëzezë, që është dhe pika më e lartë e Malit të Cakranit. Për herë të fundit pamë fshatin tonë. Zbritëm në rrugën e ngushtë që është e veshur nga të dyja anët me shkozë si garth në Qafë të Shkallzës dhe arritëm në lagjen Djellas të fshatit Patos, që ishte djegur e shkatërruar. Aty pimë ujë dhe pushojmë pak. Një gjerman hipi në një lis me hardhi dhe këputi veriga me rrush e ua dha shokëve të tij, të cilët filluan të hanin, pastaj pinë ujë.
Unë – thotë Isai – tentova të largohem dhe gjoja ula pantallonat, por kur gjermani më bërtiti, u çova me pantallona në duar. Tentativa për t’u ikur dështoi.
Fshati Cakran, si u krye goditja sipas shigjetave:
Vazhduam rrugën, u hodhëm tek ura mbi lumin Gjanicë dhe u ngjitëm në një të përpjetë. Diku bëmë dhe një pushim dhe përsëri drejt Qafës së Rrerësit. Herë pas here ndërronim arkat me fishekë të tyre dhe, në të errur, mbritëm në kampin afër Kalasë së Margëlliçit.
Atje ishte një kapanon italian me një oborr të madh dhe nga mbrapa kishte shkurre, ku kryenim nevojat personale. Ky objekt i rrethuar me tela me gjemba dhe me kulla vrojtimi në disa pika, në kohën e italianëve ishte kamp përqendrimi, ku ishin internuar 130 malazezë, të cilët u çliruan kur ra fashizmi.
Në kamp na lanë 24 orë pa ushqim. Më vonë na prunë nga 100 gr. bukë, duke na e hedhur si qenit.
Më kujtohen këto çaste: në kamp neve gjetëm shumë italianë, por gjetëm dhe 11 vetë të çetës së Dukas – Rrerës e drejtuar nga një burrë i nderuar, Late Bregu, burrë i mençur, i cili ruante që në pamje vlera fisnikërie, anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Mallakastrës, komandant i çetës vullnetare luftarake të Dukasit, si në Luftën e Vlorës 1920 dhe tani në LANÇ. I prishi mbledhjen për rekrutim të ballistëve Kadri Cakranit në fshatin Dukas.
E dyta, dy ushtarë gjermanë ishin zenë tek Ura e Mifolit rob nga partizanët dhe ishin liruar po nga ata. Ata na rreshtuan e na thanë: kush është komunist të dalë dy hapa përpara. Asnjë nuk doli nga rreshti. Ata po shikonin me vërejtje fytyrat tona, pastaj më nxorën mua dhe një tjetër, duke thënë: komunist, partizan! Jo – i them unë e shoku tjetër. Të gjithë të rreshtuarit bërtitën: nacionalist!
Askush nuk dinte se ç’do të bëhej me neve, ku do të na çonin, apo do të kish ndonjë bisedë nga pala nacionaliste, sepse ata ishin në koalicion me gjermanët. Por i madhi Late Bregu (neve i thoshim Late Dukasi) tha: “neve këta do të na çfarosin, sepse ata që kanë dhënë informacion se kush jemi neve, janë të Ballit Kombëtar. Veçanërisht mua ma ka vëth në vesh Kadriu, e di që jam komandant çete dhe anëtar i Këshillit Mallakastër. Si bën vaki që në Cakran gjysma e lagjes kontrollohet e gjysma jo?! Për mua, kjo është punë e Ballit”.
Po të tjerët si u larguan?
– Po! Arif Mehmeti e disa të tjerë si unë me vëllanë, Gjyshon, u larguan kur një aeroplan anglez bombardoi afër. Në këtë kohë ky mori guxim e u largua.
A ke dijeni për cakranjotët e tjerë që mbetën në kamp?
– Jo, nuk dija asgjë! Unë kam shprehur keqardhjen shpirtërore për këta njerëz të mrekullueshëm, atdhetarë, për familjarët e tyre. Në të njëjtin akt dramatik mund të përfundoja edhe unë. Fati im, i vëllait tim e disa të tjerëve qe ky!
Por më vonë, mbas shkurtit 1944, unë jam rreshtuar në Grupin III të Mallakastrës, – përfundon Isai, – ku atje gjeta dhe Muharrem Bregasin, i cili iku qysh atë natë për në Fratar e shumë cakranjotë. Reprezaljet e tafajve e të gropasakëve unë i kam dëgjuar nga ata në rrugë e në kamp, vetë pashë raprezaljet e lagjes time e të Sulajve.
REAGIMI PËR TË RRËMBYERIT
Prindërit, bashkëshortet dhe fëmijët e të rrëmbyerve, atë ditë e në vazhdim, e kishin ditë zije. Ata i shikoje me lotë në sy, me një vrarje shpirtërore, me ndjenjën e frikës e të mosbesimit për të ardhmen e terrorit të pushtuesve dhe të bashkëpunëtorëve të tyre.
Por ata kishin shpresë se të rrëmbyerit do të ktheheshin tek familjet apo fëmijët e tyre. Menjëherë filluan të mendonin e të arsyetonin se kush ishte spiuni që nazistët të bënin arrestime në mënyrë selektive në lagje e në fshat.
Kush mund ta kishte dhënë këtë informacion të saktë që nazistët vepruan në mënyrë të rrufeshme dhe, për disa minuta, bënë raprezaljet dhe rrëmbimin e djemve e të burrave të Cakranit. Këta ishin ballistët e veshur si gjerman, ishte Kujtim Cakrani që dinte të fliste gjermanish
Balli Kombëtar u kundërvihej dhe quante shkaktarë forcat partizane, të cilat hahen me një fuqi të madhe. Dhe merrnin si shembull luftën që u zhvillua në Patos e deri sulmin në Ballsh më 7 – 8 tetor 1943.
Reagime pati dhe nga kryesia e Këshillit Antifashist NÇ të Mallakastrës, e drejtuar nga Nuredin Aliu, që ishte njëkohësisht dhe anëtar i Shtabit të Zonës së Parë Operative Vlorë – Gjirokastër – Mallakastër. Ai fajësonte direkt krerët e Ballit Kombëtar, komandantin e saj, Kadri Cakrani.
Të rrëmbyer dhe të çuar në Kampin e Zemunit nga fshati Cakran (asnjë i kthyer)
1.- Rrapo Demo Tafaj
2.- Gjysho Isa Tafaj
3.- Haxhi Ismail Tafaj
4.- Faslli Ismail Tafaj
5.- Kamber Ismail Tafaj
6.- Shefit Dano Tafaj
7.- Refat Dano Tafaj
8.- Sherif Dano Tafaj
9.- Agur Dervish Tafaj
10.- Barjam Muhamet Hazizi
11.- Gjysho Myrto Hajdëraj
12.- Ferro Halim Hajdëraj
13.- Ismahil Mustafa Hajdëraj
14.- Faslli Brahush Faskaj
15.- Sadush Xhelo Taraj
16.- Seit Xhelo Taraj
17.- Tofik Hekuran Bregasi
18.- Shaban Abedin Saliaj
19.- Xhafo Dano Ruçaj
Të rrëmbyer dhe të çuar në Kampin e Zemunit nga fshati Dukas-Patos (asnjë i kthyer)
- Late Hasan Bregu
- Ymer Haxhi Shpërdheja
- Gani File Banaj
- Murat Abaz Bregu
- Nehim Lamçe Isufi
- Mehmet Qazim Isufi
- Rexhep Qazim Isufi
- Qazim Ago Agaj
- Rushit Jonuz Qallia
- Dervish Muço Banaj
- Ismail Banaj
——–
Botuar sot si kopertinë e DITA. Vijon nesër. Ndalohet ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

He mor Kaloç, e lexove apo jo. Se plehra tradhtare keni qene e mbeteni historikisht. Mos ju trette dheu .
Ankohu ne ambasaden ruse dhe serbe.
Per kete problem e sa e sa te tjera po kaq te felliqura , pyesni kastravecin psikopat qe kemi k/minister , ai na del ekspert per gjithecka dhe nuk ka nevoje te mbaje rreth vetes njeres te ditur , e te konsultohet me keshilltare kompetente !
Dhe , tashe e dy mandate ky monster na i shet te gjitha keto palacolleqe per “Qeverisje demokratike ” , duke abuzuar hapur me rrezikun e demonit mesjetar , kanibalit serb te Vicidolit , prej te cilit keti populli i dridhet trupi !
Po prandaj i mbron ballisto-zogistet Rama,ky armik i Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare,se eshte ARMIK I POPULLIT SHQIPTAR!
Por fajin e ka antaresia e PS-se,qe deri tani po vepron njelloj sic bene ballisto-zogistet qe bashkepunuan me pushtuesit si KUINSLINGE!
Rama eshte armiku me i eger i kombit shqiptar sot!
Ne se i jepen votat akoma Rames ne zgjedhjet e 25 prillit,atehere Shqiperia do shitet tek serbet dhe greket!
Dakort. Kadriu ka qene kriminel, por une dua te di dicka per Hajredin Bej Cakranin qe eshte edhe firmetar i aktit te pavarsise se kombit. Mos valle per shkak te Kadriut i hodhen ne ere varrin edhe te atit?
He Kole mos bej nga keto pyetje se i fut ne krize pioneret e Enverit. Ata jane rehat me historine e Kinostudjos Shqiperia e Re ti i fut ne mendime. Keta kane bere namin ti se ca thua. Ja 30 gjermane erdhen me maqina te medha dhe si trima qe ishin i fshene dyfeket ne pyll dhe pastaj betoheshin se ishin nacionaliste(baliste dmth). Keta bene lufte te madhe me gjermanin por vrisnin vetem shqiptaret se me ata ekishin inatin. Gjermani i arrestoi por fajin e kishte Kadriu. Pse kot thote kumanari sot Kadrinjte? Keta jane ne lufte akoma me Kadrinjte dhe sidomos me Salinjte te cilin e godasin brinje me brinje si komunist i poshter qe eshte. Leri Kole mos u bjer me qafe he te keqen.
O Berat ce pate fat
Hengre m.. me lopate…
O Grepi,ma kap pak kallamin.
Bertrand !
Ti thua se, nëse i jepen votat Ramës në 25 prill Shqipëria do shitet tek serbët dhe grekët .
E ke gabim Bertrand !
Në luftën e ll Botërore serbët dhe grekët kanë qënë më antifashistët në Ballkan dhe Shqipëria , falë Partisë Komuniste Shqipëtare , u bë antifashistja e tretë . Bullgaria dhe veçanërisht Rumania ishin këmbë e kokë me Hitlerin .
Serbia dhe Greqia edhe sot janë antifashiste , kurse ne kemi në krye një qelbësirë fashiste – Edvin Kristaq Ramën .
Të mos ngatërrojmë grindjet me komshijtë ( me gjitonët ) me formimin ideologjik . Ky yni është një fatkeqësi kombëtare , një palaço , një bastard që na turpëron të gjithëve si popull .
Socialistët tanë , socialistët e tu dhe të mitë , paskan qënë debilë .
Të të marrë pushtetin Sali banditi , tregon se ja ke prurë popullit në majë të hundës , një herë , në 2005 e mori banditi me pordhacin Nano dhe tani kemi po atë skenë me qelbësirën Rama .
More , janë në rregull nga trutë këta socialistët tanë , si e durojnë këta në krye , të degjeneruarin Rama ?!
Autori i ketij shkrimi pervecse eshte nje pasionant I te vertetave historike eshte edhe nje njeri shume human e bujar. E pershendes dhe I uroj gjithe te mirat
Respekt
I vetmi krim i Atdhetarit Kadri Cakrani,ka qene tolerimi i krimit komunist ne Mallakaster dhe ne Lumin e Vlores ku komunistat bene kerdine mbi fshataret nacionaliste..
I vetmi krim i Kadri Cakranirt eshte Ceta e TERRORISTIT,Mehmet Shehu..
Ne vend qe te vriste Isa Tosken,,duhej te kishte vrare Mehmet Shehun,qe te shpetonte Shqiperia,,dhe sot do te ishim Evrope,jo lipesqare ne dyert e mbyllura te Europes.
Ky eshte krimi me i madh i Kadri Cakranit.
Di ishe ne Europe si Greqi o tutkun e jo si Shqiperi!
Ju dhjefsha antifashizmin o mutër sllavo komuniste që e shkatërruat Shqipërinë e na latë mbrapa bote, donit Rusinë e Sërbinë para Gjermanisë e Italisë.
Boll më me propagandën tuaj s’mashtroni dot më njeri në epokën e internetit.
Ik o plehrë.
Dukesh nga gjuha që përdor cfarë kallëpi je.
Prandaj dhe bëtë atë që bëtë në luftë se jeni ndyrashë dhe burrecët, njerëz të ligj që shenjt keni paranë dhe tradhtinë
Po “çlirimtaret” pushtues sllavo-komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste e sherbetore te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”?
Mico idioti qe ka mesuar te shkruaje!?
“Epoka e gurit tani eshte bere me internet”
Cfare fatkeqesie e ka zene ate vend nga trushpelare si ju! As ne harte nuk i di nga bien Rusia apo Gjermania!!… Duhet te jesh miku i Fahri Balliut, nuk e di pse me ngjajne me shkrimet e gazetes 55….
Kujtimet e keti leshi, pse do ti marrim te mireqena.Gjithe kjo trimeri e madhe e trimave te Mehmetit e Bilos, nuk ben dot zap 20 gjermane, keta trima gjermanit i rruanin menderen, keta ishin trima me fshataret e varfer? Ju trimat e leshit na late ne vater rusin e serbin, ju bete lufte vella vrasese, pse Kadriu nuk ju vrau me 1o42, 1943, por ju pasla vrare ne fund te 1943, sepse ishit te gjithe komunista leshi qe donit te vidhnit se nuk kidhit breke me bythe.Ndjese per ata djem nenash qe u vrane mish per top per te poshtrin sistem KOMUNIST!!
Eshte histori e gjate dhe nuk mundemi te japim dum ! Kadri Cakrani ka qene si rezultat i Konferences se Pezes kryetari i Frontit Nacional- Clirimtar per Mallakastren. Pastaj gjeni cfare ndodhi !?
Ca komentues vazhdojne perseri me termin Ballisto- Zogistet ! Kuptoni qe ballistet jane antizogiste dhe ne kohen e kesaj ngjarje zogistet vazhdonin te ishin pjesetar te Frontit Nac,Cl.kjo gjer ne dhjetor 1943 kur Abaz Kupi u largua nga Fronti dhe nga antar i Shtabit te pergjithshem…..tung
Pisa balliate!
Te paret tuaj moren ndeshkimin e merituar per 50 vjet. Ndryshuan kohet, ju pasardhesit jeni me te ndyre se eterit tuaj balliste e kriminele. Mallkimi dhe ndeshkimi do tu shoqeroje gjate tere jetes, per aresye se bishti i qenit mbetet bisht qeni.
Fara juaj do te zhduket, por gradualisht, per faktin se jeni antishqiptare, rrace bastarde, spiunuat dhe vrate vellezerit tuaj, sterniper te Kainit.
Lavdi deshmoreve dhe heronjve te lirise!
Poshte tradhetia dhe ballisto-zogiste-nacionalistet e sotem kriminele!
Rrofte Shqiperis!
Nder dhe respekt per z. Asqeri Llanaj, qe sjell ne memorjen e kombit 30 trimat e Mallakastres dhe spiunin e tradhetarin me damke Kadri Cakrani.
Vetëm nga komentet kuptohet se kush janë njerëzit që kanë gjyshërit bashkëpunëtor të Gjermanëve llumi i llumit
Ibrahim Bicaku vu ne dispozicion te enver hoxhes pasurine e Bicakcijve.,Fabriken e Duhanit Flora.
Qazim Koculi vu ne dispozicion te Hysni Kapos gjithe tarafin e tij ne Vlore dhe Lumin e Vlores.
Kadri Cakrani vu ne dispozicion te Mehmet Shehut pasurine dhe fuqine njerezore te bejlereve Cakrani.
Bajraktaret e Cermenikes,,Baholli,vune ne dispozicion te Enverit,Miladinit pasurine,Pallatin veror ne Labinot dhe gjithe fshatarsine e Cermenikes.
Mekembesi i mbretit,Abaz Kupi vu ne dispozicion te Kupoles serbo-komuniste gjithe fuqite e mbretit ne Shqiperi.
Prefekti i Tiranes Qazim Mulleti vu ne dispozicion te kupoles mafioze serbo-sllave vilen e tij ne mes te Tiranes ku qendronte Bahri Omari.
Keta jane fajtore per jete kundrejt popullit shqiptar.
Cfare pesoi dhe c`po peson ky popull per faj te tyre.
Krimet e ballit, ishin lufte ndaj buces se kuqe komuniste, e skishin qellim civilet. Ti zhdukninqysh ahere do na kishin bere nder te madh. Do kishim shpetuar 50 teror prej tyre. Ketu éshté e verteta
Krimet qe kane bere komunistet, as qe kane te krahasuar me ato qe bene komunistet, si ne periudhen e luftes si ne keto 45 vjete e . Flasin numrat. Flasin faktet. Balli u be ne shumé raste kolaboracjoniste vetem se kuptoj qe LNC ishte e drejtuar nga sllavet:Dushan Mugosha, Miladin Popovic, Velimir Stojnic dhe Vukmanovic Tempo. Kjo éshté mese e vertete. Mjaft te lexoni librat me kujtime dmth veprat e Enver Hoxhes. Ku ai e thote dhe e pohon pa teklif.Si buke me djathè. Nje detaj qe flet shume. Ate yllin qe mbanin partizanet ne vend te shqiponjes sone krenare, skishte rene nga qielli. Ishte simbol i partizaneve sllave. Spo me vjen mire qe jane vrare shqiptare jo. Qofte edhe ata te NCL, se shqiptare ishin edhe ata. Por me mire me gjermanin dhe italianin sesa me sllavin dhe rusin. Faktet e treguan. Per 45 vjet me ta o me ideologjine e tyre, e pamè mirè derèn e Lemes.
Ky historiani ASQERI Llanaj ka bere nje liber per Bektash bej Cakranin(ne kohen kur ne pushtet ishte PD) ku ngrinte larte familjen Cakrani si kontribues ne levizjet kombtare per LIRI.Si shpjegohet apo ky “Feridi faqe nderron dje shante sot levdon”.Te paktente perdorte nje pseudonim.