Një nga terroristët e Londrës kishte veshur bluzën e Arsenalit

DITA Online

 

Dalin detaje të reja për sulmin terrorist të mbrëmjes të së shtunës në Londër.

Një nga terroristët, i cili u përshkrua me “origjinë mesdhetare”, mbante veshur bluzën e të skuadrës së Arsenalit.

Fotoja është bërë nga një dëshmitar i cili ndodhej në vendngjarje.

Tre terroristët u qëlluan për vdekje nga policia pas vrasjes së shtatë personave dhe plagosjen e të paktën 48 të tjerëve në qendër të Londrës.

Ata bërtitën “kjo është për Allahun” dhe me një furgon të bardhë u nisën me shpejtësi drejt 20 qytetarëve në Urën e Londrës, duke lënë të plagosur edhe një oficer policie.

Më pas ata përdorën thika për të sulmuar njerëzit në bare dhe restorante afër Borough Market.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *