E nderuar gazeta “Dita”. Jam një ish-punonjës policie. Nga vitet ’91-’97 kam punuar me devotshmëri në rrethin që jetoja. Puna më çoi në disa rrethe, diku edhe në Tropojë, vitet ’93, me shërbim polic transporti, thënë më shkoqur, mbulonim dhe tragetet, të shoqëruar me policë nga Tropoja.
Gjatë kontrollit që donim të kryenim në njërin nga tragetet me emrin “Dardania” mos gaboj, ndodhi një incident mes meje dhe njërit nga drejtuesit e tragetit. Pasi i kërkova dokumentin e transportit dhe lejen e mjetit, personi në fjalë, me arrogancën më shtazarake, më ka zënë për fyti dhe nuk e di ç’më ka ndodh më mbrapa, veç u desh ndërhyrja e kolegut nga Tropoja që u sheshua çdo gjë.
Aty mësova se personi në fjalë kish lidhje farefisnore me presidentin e asaj kohe. Një nga mjetet e lundrimit thuhej se ishte pronë e Berishajve. Tani për të kuptuar gjithë populli këtë mesazh, kuptohet qartë se zanafilla e kryeministrit për të forcuar bajaktarllëkun e kupolës policore ka qenë qysh në pushtetin e hershëm dhe për mua s’është ndonjë çudi e madhe pse i ka të gjihë tropojanë dhe kuksianë, dhe aq më keq, shumicën i ka pa shkollë.
Ky është meritokracia berishiane: ndaj ndodh ’97-ta, Gërdeci e deri te përdhunimet e sotme. Shikoni periudhën e ’97-s, sa djem nënash që sot janë nëntokë. Shikoni fytyrën e pedofilit, fytyra e vërtetë e mizerjes berishiane. Faleminderit, M.Veshi
SMS në DITA në 0689073730