Një ngjarje në Fier me dy miq danezë

editor

Përshëndetje DITA. Une quhem Dhimiter Zaka, dhe jetoj ne Danimarke qe nga viti 1995. Arsyeja qe po ju shkruaj eshte se ne Fier me ndodhi nje ngjarje e pakendshme, per me teper qe isha ne shoqerine e dy miqve te mi daneze, ku njeri eshte gazetar ne FDM Travel.

Me date 19 Korrik, ndalojme ne Fier ne shetitoren kryesore te qytetit, dhe vendosim te pushojme pak ne Bar Rinia. Shikoj per te famshmit roje te parkingut, por nuk ishte askush. Vendosim te shkojme te pime dicka. Makina ishte e targuar me targa daneze.

Itinerari duhej te vazhdonte me tej per ne Apoloni, dhe ne bregdetin jugor, meqe miku im deshironte te shkruante dicka me lidhje me mundesite e kampingut ne Shqiperi.

Mbas rreth 70 minutash kur kthehemi, nuk gjejme makinen. U alarmova dhe vendosa te telefonoj policine, por nje i moshuar me nderpreu dhe me keshilloi te flas me nje roje parkingu pak metra me tej. I drejtohem, dhe ai me jep nje nr telefoni, 0674045135, ku me pohojne se kane mjetin tim, dhe do vinin te me merrnin. Vijne me marrin, dhe me thone se duhet te paguaj 13.500 leke , por ma ulen ne 8.000 leke te reja.

Miqte e mi qe u shqetesuan fillimisht, zune te buzeqeshin kur me pane, dhe episodi u be objekt barcalete bashke me lutjet e mia te meparshme per promovim te bukurive te Shqiperise ne mediat daneze, gje e cila na kushton disa mijera euro ne vit sipas te dhenave zyrtare. Me duket shume abuzive qe mjeti te transportohet me karroatrec, kur shume mire mund te bllokohet rrota deri ne pagesen e gjobes. Njekohesisht, eshte abuzive taksa qe merret per kete. Nese verejme qe çmimi i nje bilete parkimi eshte 50 leke, nuk ka logjike te merren 13500 apo qofte edhe 8000 leke sic me moren mua.

Me ben pershtypje fakti qe rojet e parkingut fshiheshin vetë kinse (kete ma pohuan edhe disa te njohurit e mi ne Fier) sapo shikonin se po parkohej nje mjet me targa te huaja.

Me shton pakenaqesine fakti qe Fieri ka nje kryebashkiak socialist, qe nuk ka vene nje gur ne Fier, por ka vënë tashmë nje damke si kjo që të kerkuar nga drejtesia ne anen tjeter te Adriatikut, vjedhin ne mes te dites qytetaret.

E njejta gje me ndodhi edhe ne Lushnje, por ketu kisha fatin ne anen time, pasi isha shume afer mjetit, dhe nuk arriten ta marrin. Sa per krahasim nje ore parking ne mes te Kopenhages kushton 29 krone daneze, por gjoba per mospagim eshte 560 kr daneze, afersisht 75 euro, qe jane gjysem dite pune. Ne kete vend nuk besoj se eshte dikush qe me pune normale te marre 8000 leke te reja per gjysme dite pune. Ne jemi qytetare te thjeshte qe nuk deshirojme te vidhemi ne mes te dites, nga njerez me masken  e pushtetit. Duke shpresuar se do ta ngrini si problem.

 

Nderimet e mia

Dhimiter Zaka

Share This Article
12 Comments
  • Fieri qeveriset nga nje mafioz barkalec, qe zbuloi vone ne jete edhe te ngrenet, edhe te piret edhe te ……. Ai eshte shembelltyra e lidhjes se krimit me pushtetin. Pijini lengun o lale, se mishin e dini ju kush jau u ka marre nga goja.

  • Shkrimi është mjaft i qartë dhe domethënës. “Po kaq i qartë dhe domethënës është dhe dhe komenti i PIMP”. Mjerë ne që marrim frymë në këtë vënd:

  • Problemii qe ngre zoteria eshte i vertete dhe shume shqetesues,eshte paradoks kjo qe ndodh ketu ne Fier,nje mafioz i kerkuar nderkombetarisht dhe me 2 vendime gjykatash qe e ngarkojne me 40 vjet burg ne bashkepunim me nje kryetar bashkie qe vetem i tille nuk mund te quhet pasi ben hareme e luan kumar ne zyre te tij me klanet mafioze te qytetit.Ju lutem stafit te gazetes DITA qe te investigojne ne lidhje me kete ceshtjee pasi do ju jete mirenjohes nje qytet i gjithe.

    • E c’te kushton te shash kryebashkiakun e Fierit? Asgje. Se mos te ndalon njeri doren. Komentet jane bere si ato shkrimet ne nevojtore. E ke inat? Quaje hajdut! Kumarxhi! Fakte nuk te kerkon njeri. Mua psh qe nuk jam nga Fieri, me kane folur fjale shume te mira, per te. Po edhe ata mund te genjejne. Eshte fakt qe eshte zgjedhur kater here… Ah po me fal: Votat vidhen (thone ata qe jane kunder!) Cfare popull i neveritshem qe behemi me pro-te dhe kundrat tona. Edhe ne Danimarke te shkojme njerez nuk behemi! Se do paguhemi si danezet dhe thashethemet i bejme shqip. Neveri!.

  • Llogjika qe makina ka targa daneze dhe per kete nuk duhet te preket nga gjoba nuk qendron. 80 mije leke te vjetra jane 80 USD qe bejne me pak se gjoba ekuivalente ne Danimarke. Shpenzimet e karroatrecit shqyptar nuk ka sesi te jene me te vogla se shpenzimet per karroatrecin danez, sepse nuk financohen fare nga shteti. Nuk qendron llogjika e krahasimit te pagave mes Danimarkes dhe Shqypnise ne rastin e nje gjobe per shkelje nga ana e perdoruesit te makines. Nuk qendron as llogjika e rojeve qe fshiheshin kinse, pasi ne asnje vend te Botes nuk ka roje parkimi ne ambientet publike. Por ka tabela dhe sinjalistike. Mbase ketu duhet kerkuar e drejta e qytetarit te huaj, por jo e Dhimiter Zakes qe e njeh vendin e vet me mire se danezet e corroditur.

    • Ne Fier te konfirmoj qe ka roje qe merr pagesat. Pra aty ku ka parkuar zoteria lejohet parkimi por eshte me pagese. Problemi eshte qe pagesen ja jep nje individi pa uniforme pa badge dhe pa asgje hic. Bashkia nuk ka menduar per parkmeter elektronik si ne gjithe boten, por te del nje bashibozuk si shites bananesh dhe te kerkon pagesen. Nqs “bashibozuku” nuk afrohet, ti si qytetar nuk di ku ta besh pagesen se nuk ka as dhe nje kioske ose stende ku rri ky individi.

    • ti po shkon deri ne Fier kjo tragjo-komedi ndosh cdo dite ne tiranen e lulezo bashes i cili ta merr me karrotrec ta demton ta thyen parkolbin prapkolbin ta shtyp ne faqet ansore dhe kur i thua qe te mbahet nje akt konstatimi te mblidhen nja 10 pilice bashkjake dhe kur ju kerkon te perpilohet akt demtimi dhe ti ju shkruan numratt se emrat nuk ja u njeh te thone nuk e firmosim dhe ma pas ta nmarrin dhe ta grisin ate sepse shefat e tyre i akne udheruar qe te mos leshojne asnje dokumet sepse munde tu kerkosh demshperblim keshtu me ndoshi qe jo vetem qe ma kisghin marre me te pa te drejte por dhe e kane demtuar makinen dhe une ju premtova se do ta ndjek ligjerisht duke kerkuar demshperblim ne gjykate dhe ndjekje paenle per shperdorim detyre per punonjesit e policise bashkjake dhe kete ju rekomandoj te gjitheve atyre qe bien preh e veprimeve abuzive te policise bashkjake

  • eshte mese e vertet,sepse jam edhe une nje nga ata qe e kam ngrene kete gjobe,,dhe kjo e imja ka qene vec per faktin se kishte kalu 15 min nga ora qe kisha prere bileten e pare,,kete radhe e deklaroj se e pagova dhe aq me keq se vajta me makinen time atje ,pa karotrec,,dhe kam pagu 105000 lek te vjetra,,vecse kocidoi me hallin tim familjar te asaj dite qe nuk e zgjata me tej pas shume e shume debatesh,,i garantoj keta punonjes se ne rastin e dyte qe do me jepet ku une e them qe do i ”provokoj” me mospages,,vec kete radhe ta pyesin bythen mire se kane per te shkuar per lesh,,hajduti hajdut ngelet qofte ky i majte apo i djathte,,dhe nje nga keta eshte ky baftjar zeqo qe ndoshta edhe ketij po i vjen anash…jane te gjithe kryhajdute keta te parkimit

  • Sa po mbrita ne hyrje te vlores me makinen me targa te huaja me qendron nje police i rrugores,pasi mori dokumentat me tha se s kisha drita e ndezura.Jo i thashe un ne kroskot tregojne qe jane te ndezura,jo jo vazhdoj ai.Zbrita nga makina e dritat ishin te ndezura;o zoti police dritat jane ne regull,vazhdoj ne te tijen.Nga cili fshat je?Haahahhaa qesha me te madhe dhe i thashe se jam nga qytet e si pelqeu fare.Me bej ate gjoben i thashe se kemi udhetuar dite e nate e jemi te lodhur.Degjoj me tha;gjoba eshte 50 mije lek po na jep 30 e ik i qete.E pyeta; me te rejat???Joooo o burre me te vjetrat.Po te me arrestosh per korrupit te figures tende vejzen time kush do ta rrise???O shoku ja fute kot tani……I mbeti shume qejfi qe s isha nga fshati si ai

  • Po hajt se mire kane ba se kane pase ku me marre. Kur u ba ai me cu njerez ne Shqiperi. Hajt se dardha ka bishtin prapa.Keshtu asht kur te futin tjeret ne loje dhe len b. brenda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *