Deshiroj te tregoj nje histori te shkurter por te vertete. Titulli eshte: “Dy Lulat”. Diku ne Tirane eshte nje rruge me emer “Vrana Konti”. Per ata qe nuk e dine ajo ndodhet aty ku dikur ka qene Radio Tirana. Sapo merr kthesen nga Rruga e Kavajes eshte nje tregu varferie rrobash e kepucesh te vjetra. Ne fund te ketij tregu ne trotuarin e majte syri te sheh nje tip sere plastmasi. Natyrisht jo per speca e domate po per… femije. Kasolle plastmasi. Po i quaj Lula te vocerr sic i quante dikur Migjeni i madh. Bashke me Gian-Luigin, nje mikun tim italjan, biseduam me nje nga “pronaret” e seres se trotuarit. Pergjigja qe lakonike: E ku te shkojme?! E mbyllem biseden me dy, tre foto të çastit dhe me Ciao te perzemert.
Tani vjen puna te Luli i madh, atje ne bashkine e Tiranes. Jam i sigurte qe nuk do ti bjere rasti te bleje gje ne ate treg dhe nuk ka faj qe s’e ka vene re. Por mendova se mos ndonje nenpunes i thjeshte bashkiak do t’i bjere rasti. Luli i madh mund te kete pune me rendesi ne ate tavolinen e stermadhe te Sh.Q.U.P.it por qytetaret kalojne pikerisht ne ate trotuar-sere te bllokuar e te turpshem. Shpresoj sinqerisht qe dikush te kujtohet e ta heqe ate njolle turpi disa vjecare ne mes te Tiranes. Me respekt per gazeten. Profeti.
Email nga adresa
[email protected]

More c’na the!? Vetem ai plastmasi eshte turpi i Tiranes?! Po totuari prapa Muzeut Kombetar te Republikes se Shqiperise?!(haha!?) Dhe me tej,ne trotuar rrine gjithe diten ca meshkuj te palare qe bien era perc e qe meren me tregeti te zeze te valutes,arit,kartave sim,celulareve te vjedhur etj etj.Ysht!
Po kjo njoll ka zanafillen me 8 nendor 1941.dhe ala qelbet.Derisa te iki edhe komunisti i fundit e pjella e tyre.
Komunisti i fundit?! Komuniste ishin vetem Marksi dhe Engelsi.Te tjeret qe gjoja perkrahen komunizmin ishin jashteqitja e tyre.
Ato jane 2 vendet e fundit qe kane mbetur ku mund te ndertohet ne qender dhe kane qellime peshkaqenet e medhenj. Perse hesht shtypi ????????
Te dy kryebashkiaket e kane lene qendren e Tiranes si Kabuli
Po mir sben,gje lulushi ta bej ai i gjati