Shaban Murati
Qeveritë e pesë shteteve më të fuqishme të Perëndimit, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia, në një deklaratë të përbashkët në datën 13 gusht iu drejtuan Kosovës dhe Serbisë që të rifillojnë me urgjencë dialogun e ndërprerë midis tyre për të arritur në një marrëveshje detyruese të normalizimit të marrëdhënieve. Ky hap i rëndësishëm i pesë shteteve më të fuqishme perëndimore duhet konsideruar si një lëvizje e re pozitive diplomatike në drejtim të futjes së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë jo vetëm në rrugën e vazhdimit, por edhe të realizimit të një zgjidhjeje përfundimtare të këtij dialogu. Veprimi diplomatik i pesëshes perëndimore sjell disa elemente të reja, që kanë munguar në kuadratimin e deritanishëm të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Elementi i parë që bie në sy është se pesë shtetet më të fuqishme perëndimore dalin me një lëvizje dhe qëndrim të përbashkët lidhur me dinamikën e dialogut të bllokuar midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo është me rëndësi, po të kihet parasysh konfuzioni i krijuar gjatë një viti lidhur me qëndrimet e ndryshme diplomatike dhe hapat e veçuara diplomatike rreth mënyrave dhe drejtimit strategjik, ku duhet të shkojë dialogu midis dy shteteve ballkanike fqinjë. SHBA dhe katër shtetet më të mëdha europiano perëndimore dalin tani me një qëndrim unik dhe ky është një mesazh i rëndësishëm drejtuar jo vetëm dy shteteve të përfshira në dialog, por edhe Rusisë, e cila po lufton të fitojë rolin e protagonistit në këtë çështje të mprehtë diplomatike rajonale. Deklarata e qeverive të pesë shteteve perëndimore përgënjeshtron zhurmat e përhapura në hapësirat diplomatike dhe mediatike rajonale dhe europiane për antiteza midis SHBA dhe Europës në qëndrimin ndaj Kosovës dhe dialogut me Serbinë. Diplomacia serbe ka dy vjet që po rreket të mashtrojë opinionin e vendit të vet se ajo ka pasur sukses duke arritur t’ia ndryshojë qëndrimin Uashingtonit për Kosovën. Ja si e vlerëson ish-ambasadori i Serbisë në Bjellorusi, Sreçko Xhukiç, në një intervistë me organin rus “eadaily. ru” në datën 19 gusht këtë iluzion qeveritar serb: ”Ajo, që në Serbi disa qarqe te caktuara thonë se tani SHBA sillen ndryshe ndaj çështjes së Kosovës, është një ëndërr boshe”.
Elementi i dytë është vendosja në deklaratën e përbashkët të të pesë qeverive perëndimore i zbatimit të kushtit të njëkohshëm për të dy shtetet, edhe Kosovës, edhe Serbisë, për rifillimin e dialogut. Kosovës i kërkohet të heqë taksën ndaj mallrave serbe dhe Serbisë i kërkohet të ndërpresë fushatën e saj të tërheqjes së njohjeve të Kosovës nga shtetet e tjera. Ky element ndihmon për të rivendosur një situatë më të ekuilibruar diplomatike në tavolinën e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë. Ka rëndësi, sepse gjatë dhjetë muajve të fundit që nga vendosja e taksës së Kosovës mbi mallrat serbe, diplomacia ruse, serbe dhe një pjesë e burokracisë diplomatike të BE, kishin hiperbolizuar çështjen e taksës, duke krijuar imazhin e rremë të një pafajësie të Serbisë në ndërprerjen e dialogut. Deklarata e pesë qeverive perëndimore e vendos klimën e rifillimit të dialogut në një pozicion barazie dhe u kërkon të dy shteteve ndërmarrjen e një tërheqje të njëkohshme kompromisi. Është një kuadrim i gjetur diplomatik i dialogut, për të cilin kemi tërhequr vëmendjen shpesh në faqet e kësaj gazete, sepse fryrja e çështjes së taksës ishte një alibi e destruktivitetit serb. Tani deklarata e përbashkët e pesë qeverive perëndimore bën të qartë se edhe Kosova, edhe Serbia, duhet të shkojnë drejt një lëshimi reciprok për të krijuar klimën e rifillimit të dialogut. Qeverisë serbe nuk i pëlqeu ky ekuilibrim diplomatik dhe u lëshua kundër kushtit të kërkuar nga pesë qeveritë perëndimore. Ministri jashtëm serb I.Daçiç në 15 gusht deklaroi në mënyrë sfiduese se Beogradi nuk heq dorë nga fushata e tërheqjes së njohjeve të Kosovës, e cila është një proces i pandalshëm, për të cilën kanë marrë lavdërime nga presidenti rus Putin, i cili, sipas Daçiçit, qenka shprehur i mrekulluar nga kjo fushatë gjatë vizitës së tij në janar të këtij viti në Serbi.
Elementi i tretë, që tërheq vëmendjen në deklaratën e përbashkët të pesë qeverive të shteteve më të fuqishme perëndimore, është ai që u kërkon Kosovës dhe Serbisë “ të ndalojnë veprimet që pengojnë një marrëveshje finale, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euroatlantik dhe përfitimet, që e shoqërojnë atë”. Vendosja e perspektivës së integrimit euroatlantik si objektiv i dialogut të dy shteteve ballkanike përmban interes të veçantë, duke pasur parasysh se deri tani vetëm Kosova ka afishuar orientimin e saj euroatlantik, kurse Serbia është kufizuar vetëm në integrimin europian. Kjo hartë euroatlantike merr rëndësi të veçantë jo vetëm për dy shtetet e dialogut, por edhe për krejt rajonin e Ballkanit. Kemi të bëjmë me një mesazh për perspektivën e dy shteteve dhe të rajonit, mesazh i cili i adresohet në rradhë të parë Rusisë. Ballkani i takon gjeopolitikës euroatlantike, pavarësisht nga fazat dhe koha, që do të kërkojë. Nuk është rastësi që ky element euroatlantik për të dy shtetet shkaktoi një reagim grerëze në diplomacinë ruse. Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandër Bocan-Harçenko në datën 14 gusht paraqiti kundërshtimin e Moskës ndaj perspektivës euroatlantike të Serbisë: “Është e paqartë përse në deklaratë bëhet fjalë për integrim euroatlantik. Pesëshja e shteteve injoron qëndrimin e Serbisë për neutralitetin politiko-ushtarak”.
Deklarata e përbashkët e pesë shteteve më të fuqishme të Perëndimit për rifillimin me urgjencë të dialogut Kosovë-Serbi dhe finalizimin e marrëveshjes përfundimtare midis tyre, ndërmerret në një periudhë të veçantë të tranzicionit diplomatik në BE, kur posti i përfaqësuesit të politikës së jashtme të BE do të kalojë nga Federica Mogherini te spanjolli Jozef Borrell, i cili vjen nga një shtet që nuk e njeh Kosovën. Deklarata e përbashkët e pesëshes perëndimore i bën të qartë edhe udhëheqjes së re diplomatike të BE se cili është interesi dhe strategjia e Perëndimit në çështjen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Nga ana tjetër deklarata e pesëshes vjen në një kohë kur ka dështuar përpjekja e Francës për të organizuar një samit me Kosovën dhe Serbinë në Paris në 1 korrik 2019, një stanjacion që krijoi pesimizëm në qarqet diplomatike europiane për dinamikën e dialogut. Dalja e tanishme me një deklaratë të përbashkët dhe me një qendrim të përbashkët të pesë shteteve më të fuqishme të Perëndimit, të pestë anëtarë të NATO-s, sinjalizon për një lëvizje të re të çeshtjes së dialogut në vjeshtën që po vjen.
Perëndimi po tregon se nuk ka kohë më për të pritur dhe për të zvarritur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe se është koha e drejtë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare. Marrja e iniciativës diplomatike në mënyrë të njëzëshme nga diplomacia e pesë shteteve më të fuqishme perëndimore shkaktoi tronditje të re në Moskë, interesi i të cilës është që të mos ketë as dialog dhe as marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës, por të ketë një konflikt të ngrirë, që gjeneron tensione të vazhdueshme në Ballkan. Ndaj Moska iu lëshua menjëherë kundër deklaratës së pesë shteteve perëndimore dhe vuri në lëvizje gjithë çetën e politikanëve filorusë në Serbi që të sulmonin deklaratën dhe qendrimet e pesëshes perëndimore. Kjo tregon se çeshtja e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është një çeshtje e përplasjes makrodiplomatike dhe gjeopolitike midis Perëndimit dhe Rusisë në Ballkan. Ndaj dhe angazhimi i Perëndimit në Ballkan po bëhet gjithnjë e më serioz.

Shqiperia te perqendrohet te kjo ceshtje ne menyre qe te jape nje qasje koherente e me kohezion, ne menyre qe Spanja ta njohe fillimisht Kosoven, e me pas te pozicionohet krah 5-çes qe po e merr ne konsiderate politiken “neutrale” te Serbise. Union Shqipetar apo edhe republike federale sipas projeksionit te forces paralele te ngjashme me ish- Jugosllavine eshte karta qe duhet perdorur/ose jo. Ne varesi te shkeputjes perfundimtare me te gjitha njohjet dhe pasurite morale e materiale qe Serbia duhet te paguaje krahas reciprocitetit e dyanshmerise te njohjes politike.
Z.MURATI:SHUME SAKTE.POR MUA ME KA THENE BABA SE..QE KUR KAM LINDUR NE VITET 39-40 PROBLEMI ME FQIJNTE TANE DHE AI I KOSOVES KESHTU KA QENE,ESHTE DHE DO TE JETE.DHE KUR KOMSHIU QELLON PERDITE ME GURE,EDHE UNE DUHET TE MBROHEM.DHE ÇKA NDODHUR NE RUROPE E BOTE TASHME DIHET.
-MARVESHHA E 5 FUQIVE TE MEDHA ESHTE E MIRE POR GJYSMAKE PASI SERBISE I DUHET THENE TROÇ..TE NJOHIN KOSOVEN SI SHTET DHE JO VETEM TE NDALOI PROÇESIN E MOSNJOHJES.
-PO KESHTU JANE DISA SHTETE TE TJERA NE BE QE NUK E NJOHIN KOSOVEN DUKE I BERE HOSANA SERBISE DHE RUSISE.PER TO NUK YHUHET GJE FARE.
-SHBA+BE E DINE MIRE SE KTE PROBLEM E SABOTON RUSIA E CILA MBAN NEN TUTELE SERBINE POR DUKE I SHITUR EDHE ARME E IMSTALUAEE SISTEME TE RENDA NE SERBI DUKE I BERE KARSHILLEK BALLKANIT,EUROPES DHE AMERIKES.
-UNE MUND TE THEM SE NE EUROPEN PLAKE DERI TASHME NUK KA PASUR BURRE A GRUA -ZOTE NE DREJTIMIM..NDAJ RUSIA HEDH VALLE SI TE DOI E KUR TE DOI.POR DHE SHBA PO TREGOHET INDIFERENTE NE PROÇESIN E INTEGR
IMIT TE BALLKANIT NE BE.
-DHE TE GJITHA TRAZIRAT NE BALLKAN NDODHIN NGA RUSIA ME QELLIME TE CAKTUARA DESTABILIZIMI SIÇ KA NDODHUR , PO NDODH E DO TE NDODH NE SHQIPERI,MAQEDONI,M.ZI,KOSOVE.
-LOBIMI RUS I PD DHE HESHTJA E DREJTESISE …TREGON SE NE SHQIPERI DO SHTOHEN TRAZIRAT NE MIAJT E ARDHSHEM.
Le të shpresojmë dhe urojmë, që kjo nismë e pesë fuqive më të mëdha të perëndimit, në kushtet e riorganizimit të BE-së pas votimeve, por edhe të marrjes së drejtimit nga ana e Spanjës(e cila nuk e njeh ende Kosovën), të zerë vend, ashtu siç përshkruhet ndër pikat e mësipërme.
Sidoqoftë, Analiza e Prof. Shaban Muratit, është një skanim i interesave gjeopolitikës së sotme. E si të gjitha analizat e tij, ajo meriton vëmendjen e të gjithëve, kryesisht të segmenteve vendimmarrëse të shtetit.
Drejtësia dhe diplomacia:
Drejtësia bën drejtësi, diplomacia është mjeshtëri për të arritur një qëllim të caktuar, një farë ujdie interesash, ku fiton më i forti nëse nuk bëhet në kushte të barabarta.
Në rastin tonë, duke e spostuar zgjidhjen e problemit nga kompetenca historike e fuqive të mëdha tek shtetet në konflikt, anashkalohet drejtësia, korigjimi i padrejtësisë fillestare historike që vazhdon t’i bëhet popullit shqiptar në Ballkan. Fillon ujdia me pazar. Dhe pazari ka filluar përsëri pikërisht me deklaratën e pesë fuqive të mëdha që i kërkon Kosovës të heqë taksën 100% për mallrat serbe si parakusht për fillimin e bisedimeve, kurse Serbisë i kërkon një farë parakushti, të ndalojë fushatën antipavarësisë së Kosovës, kur duhet t’i kërkojë direkt njohjen e pavarësisë së Kosovës nëse vetë kjo deklaratë e quan shtetin kosovar të pavarur dhe integritetin e tij tokësor të paprekshëm. Ndryshe ai është qysh tani i goditur e i rrezikuar. Pra Z. Haradinaj dhe populli që e mbështet atë kanë plotësisht të drejtë që kërkojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia për të hequr taksën. Këtë e bëjnë të domosdoshme edhe pretendimet e hapura agresive të shtetit dhe të klerit serb për të rimarë Kosovën sepse ia kanë dhënë gjashtë fuqitë e mëdha mëse një shekull më parë dhe e quajnë pronë të tyre. Si fakte ata kanë kolonët serbë të ngulur aty pas pastrimit etnik të kosovarëve dhe objektet e kultit që ngritën si kolonizator me gjakun e shqiptarëve kosovarë. Ata vazhdojnë aktivitete nën rrogos, vizita, pelegrinazhe dhe predikime antikosovare në tokën shqiptare duke përdorur kolonët serb dhe reliket fetare të kohës koloniale, sepse shteti kosovar i ka lejuar në frymën e miqësisë e të integrimit, kur ka plotësht të drejtë t’u thotë ndal atyre. Po të duan le të marin ndonjë kampion ikonash kulti për ta ekspozuar në muzeumin e fitoreve të tyre gjatë dyndjeve historike në kërkim të një vendbanimi.
Shqiptarët janë në qendër të Ballkanit perëndimor dhe në konflikt të heshtur me fqinjët e tyre sepse nuk ka barazi kombëtare, sepse një komb i coptuar në gjashtë shtete është i privuar nga zhvillimi normal social-ekonomik dhe nga angazhimet e duhura ndërkombëtare. Shqiptarët i respektojnë ligjet ndërkombëtare dhe vendimet e sugjerimet e fuqive të mëdha, kanë pritshmëri të lartë nga ata që problemi ynë do të zgjidhet me drejtësi jo vetëm në bisedimet aktuale Kosovë-Serbi por edhe në trajtimin tërësor të problemit shqiptar në Ballkan. Më mirë heret se vonë sepse gjendja nuk mban më, teritoret dhe njerëzit po tkurren. Asnjë shtet nuk do të donte të ishte në një situatë të tillë. Përgjegjësinë më të madhe e kanë firmëtarët e coptimit të trojeve shqiptare, sidomos ata që edhe sot bëhen pengesë hapur ose me diplomaci dhe mbajnë peng padrejtësisht situatën e mbarsur me tensione dhe rreziqe për shqiptarët në Ballkan në favor të lidhjeve të tyre të vjetra. Shqiptarët sa të ndarë, aq edhe të bashkuar, janë lidhur me besë dhe shpresë përfundimisht me aleancën euroatlantike dhe i qëndrojnë në tërësi asaj me sytë nga SHBA për zhvillime të reja pozitive jo vetëm për ne. Kasandra.